Arkiv-Opinion

Dallimet mes Veriut dhe Jugut të Evropës

Postuar në 03 Janar, 2015 12:28

Në aspektin e politikës ekonomike Italia ka rënë në sy në gjashtë muajt e Presidencës së BE-së kryesisht pör ankime, mosveprim dhe fajësime. Qeveria e kryeministrit socialdemokrat Matteo Renzi nuk ka ndërmarrë thuajse asnjë nga reformat e nevojshme strukturore. Në vend të kësaj, ajo e ka akuzuar Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së të orientuara nga stabiliteti që po e mbytin ekonominë evropiane me kursime të ekzagjeruara.

Përse 2015 mund të jetë viti kur Europa nis të shpërbëhet!

Postuar në 02 Janar, 2015 12:20

Shumë pak politikanë të Bashkimit Europian do të kenë ngritur një gotë për Vit të Ri, me pritshmërinë e një të ardhmeje më të ndritur. Shumëkush druhet se 2015 mund të jetë viti kur si Euro, ashtu edhe vetë Bashkimi Europian do të fillojnë të shpërbëhen.
Edhe një herë, telashet do të nisin fillimisht në Greqi, një vend që pranua shkujdesshëm në Euro përpara se financat e tij të ishin në rregull, dhe të cilit i është dashur të shpëtohet dy herë në përpjekjen për të rimëkëmbur ekonominë e tij.

Shqipëria dhe dilema e konsolidimit të shtetit

Postuar në 01 Janar, 2015 07:18

Problemet kundrejt Premtimeve:

Nga Islami tek diktatori i kuq: Liria jonë në rrezik

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 10:43

Dikujt alarmi mund t‘i duket i ekzagjeruar, por censurimi i filmave, çështje për të cilën flitet prej ditësh, të risjell në kujtesë djegien e librave të autorëve hebrenj, gjatë diktaturës naziste. Ngjarja më e madhe e këtij lloji, ndodhi në Berlin në 10 maj të vitit 1933.

Atë natë, iu vu flaka mijëra vepraveve të cilësuara se ishin “kundër shpirtit gjerman”. Në të njëjtën ditë, Gëbelsi do të mbante një fjalim të zjarrtë, ku ndër të tjera do të deklaronte se djegia e librave ishte një mënyrë shumë e mirë “për të zhdukur, përmes flakëve, shpirtin e lig të së shkuarës “.

2014-ta, viti i zhbërjeve në Shqipëri…

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 09:20

Kur filloi viti 2014, në Thesarin e Shtetit ishte grumbulluar një mal 720-milion-dollarësh me detyrime të prapambetura ndaj biznesesh që kishin bërë punime e furnizime për qeverinë e mëparshme, apo që nuk ishin rimbursuar nga ajo për TVSH-në. Në mbarim të vitit, një pjesë e mirë e atij mali (400 milionë dollarë) u zhbë nga qeveria aktuale, por për zhbërjen, u desh të harxhohej pothuaj e gjithë rritja e të ardhurave që grumbulluan kete vit tatimet e doganat. Ndërkohë, qeveria bëri vetëm një pjesë të investimeve të reja që kishte buxhetuar vetë – 66% deri në 30 nëntor…

Shqipëria 2014: Papa, bashkëpunimi, dhuna, bojkoti...

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 07:41

Ndër ngjarjet më të jashtëzakonshme për Shqipërinë në vitin 2014 ishte vizita e Papa Françeskut më 21 shtator. Ai vlerësoi atmosferën e tolerancës dhe harmonisë fetare. Por ka pasur dhe shumë ngjarje të tjera. Papa nënvizoi se regjimi komunist eksperimentoi mes të tjerave dhe ateizmin, duke prishur e rrënuar objektet e kultit, duke burgosur, internuar dhe ekzekutuar klerikët nga të gjitha besimet.

Një kartolinë pa urim dhe pa mesazh

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 07:35

Përdëllimi, përkushtimi i tepruar, zelli deri në vetësakrifikim janë cilësi të një personaliteti të butë dhe të mpirë që pret çdo zgjidhje nga Perëndia, nga Udhëheqësi, nga fati apo që e shpjegon jetën e vet si korkolepsje rastësish të paravendosura. Shqiptarët kanë kaluar tani nga jeta e fiksuar në një idhull, në jetën e shthurur, ku të gjithë e ndiejnë veten magjistarë. Viti që shkoi ua hoqi deri diku magjinë për të bërë gjithçka në këtë vend dhe beteja që nisi qeveria e re pas 23 qershorit u përjetua më shumë si një luftë mes dy pushtuesish.

Për një marrëveshje jo si kjo

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 06:44

A nuk është shumë thuajse çerek shekulli që jetojmë një lloj pluralizmi, ku partitë tona të maxhorancës dhe opozitës kanë nevojë ende për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që të bashkëpunojnë në interes të këtij vendi - siç treguan edhe ditët e fundit? A mund ta quajmë këtë një sëmundje foshnjore të demokracisë apo mund të themi se kjo foshnjëri po zgjat tepër, prandaj kemi të bëjmë me një sëmundje, një gjë anormale?

Ik Qamil, mos e kthe kokën pas…

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 06:29

Zbardhja e të vërtetës për humbjen tragjike te jetes se nje qytetari nga Lushnja, u be me e veshtire se operacioni i shpetimit te udhetareve qe ndodhen ne tragetin e linjes Igumenice-Ankona. Nese qytetari eshte faturuar padrejtesisht, duhet te procedohet penalisht specialisti qe ka bere faturimin dhe ka leshuar procesverbalin e konstatimit te shkeljes nga viktima. Me pas duhet te ndiqen penalisht prokurori qe ka leshuar urdher arrestin dhe gjyqtari qe ka vleresuar masen e sigurise me arrest ne burg per viktimen.

Kur shteti nuk është korrekt si qytetari

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 15:30

Fushata represive për të rikthyer autoritetin e shtetit në detyrimet që qytetarët kanë ndaj tij, do të jetë shumë herë më tepër efikase sikur paralelisht me të, shteti, dhe sidomos administrata e tij, të dëshmojë përgjegjësi dhe përunjësi ndaj problemeve shpesh të kota që ajo u hap qytetarëve. Kjo, pasi nëse qytetarët që nuk janë korrekt me shtetin dhe kontraktorët e shtetit po ndëshkohen me burg, e kundërta nuk ndodh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion