Arkiv-Opinion
Kush u gëzua për masakrën në Paris?
Kameramani i një TV shumë të njohur fliste me superlativa për vrasësit e “Charlie Hebdo”-së. Për të, “shumë mirë ua kanë bërë. Vetë u kruajtën”. Ky, ka mbi 10 vite që punon në TV. Të njëjtën frymë kishte edhe një montazhier, i njohuri im në një TV tjetër. Një mike që punon në Kosovë po më fliste për sentimentin e lartë pro-vrasjeve në shtetin e çliruar nga “kaurrët”. Nuk dua të rreshtoj më gjatë me raste të jetuara apo të treguara të mbështetjes së hapur apo të kamufluar ndaj vrasjeve të karikaturistëve.
Muhameti kalon Check- point Charlie
Një vit më parë në këtë kohë, isha duke shkruar një libër për pesimizmin dhe pasojat e tij mpirëse në shoqërinë tonë. Megjithëse do doja të isha gabim, koha nuk ka provuar ende se kam qenë duke parë gishtin. E kisha parë hënën, pavarësisht se s’mund t’i numëroja të gjitha retë që e rrethonin.
Nga ‘nuk keni parë asgjë akoma’, te ‘të zinjtë ne ç’po na shohin sytë’
Një nga soundbite-st e preferuara të medias prodhuar nga verbi gjithmonë larysh e përherë e më diarreik i kryeministrit Edi Rama ishte fraza e fillimit fare ‘nuk keni parë asgjë akoma’. Përbënte kulmin e një debati parlamentar kur opozita largohej dhe Rama lëshonte predhën e shkujdesjes së tij mitike kundër ikanakëve.
Problemi nuk qëndron tek besimi
Koha për të bërë një pohim: Unë jam i krishterë katolik. Jam me dëshirë i tillë. Besimi më jep forcë dhe ndjenjën pozitive se jam më shumë se thjesht një trill i natyrës, më shumë se një rastësi biologjike dhe nuk kam ardhur nga hiçi dhe nuk do të përfundoj në hiç. Unë jam shembëlltyra e zotit, të cilin hebrenjtë e quajnë Jahve dhe myslimanët Allah. Kjo ndodhet tek gjeneza, e shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për të krishterët. Unë kam - si gjithë të tjerët - dinjitet. Një dinjitet që është i paprekshëm. Dhe që ai duhet respektuar dhe mbrojtur, - ky është detyrimi i çdo shteti.
Liria e shprehjes vlen më shumë se të gjithë librat e shenjtë
Kush ka mundur, apo dashur, të ndjekë reagimet në botën islame e arabe ndaj masakrës së kryer në redaksinë e së përjavshmes satirike franceze ‘Charlie Hebdo’, me siguri që ka mundur të dallojë se të shumtat e këtyre reagimeve në shtyp e në botën e web-it, në rastin më të mirë, përshkohen nga ideja se “terroristët kanë gabuar, por edhe gazetarët e revistës satirike e kanë bërë baltë, për të mos thënë që e kanë merituar ndëshkimin”.
Grabitja e pensioneve ose antishteti si piramidë
Deklarimi i ministrit Erion Veliaj mbi një gropë të madhe financiare që është krijuar në sistemin e pensioneve si rrjedhojë e mosderdhjes nga institucione shtetërore dhe kompani private të fondeve dedikuar për pensionet e punonjësve të tyre, është një nga skandalet më të rënda që tregon se mendësia e antishtetit ka depërtuar deri në palcë të vetë shtetit. Në fakt, është një grabitje e vërtetë që u është bërë mijëra punonjësve nga vetë ajo administratë që presupozohet se duhet të mbronte interesat e tyre.
***
A po gënjen INSTAT-i për rritjen ekonomike 3.3%?
Sot INSTAT-i publikoi vlerësimin statistikor për rritjen e ekonomisë shqiptare në tremujorin e tretë të vitit 2014 (korrik-shtator). Sipas INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në vëllim 3.30% në tremujorin e tretë, krahasuar me vitin e kaluar. Në pamje të parë, kjo shifër duket sikur e zbukuron realitetin, duke patur parasysh se në tremujorin paraardhës u regjistrua një tkurrje e PBB-së prej 0.61%, krahasuar me vitin e kaluar. A mos ekonomia i ndezi shumë fort motorat në tremujorin e tretë, krahasimisht me të dytin?
Rishkrimi i Historisë (Përjetime dhe mendime për luftën nacional çlirimtare)
Ishte mbasdite dhe unë isha duke bërë detyrat e shkollës, kur dëgjova si një jehonë të largët të kënduar nga shumë zëra, të mirënjohurën këngë “Eja mblidhuni këtu!” Vura në kokë kasketën me simbolet e Liceut tonë dhe shiritin kuqezi dhe vrapova jashtë, drejt rrugës që nga vinte zhurma. Më dolli para një turmë studentësh që mbanin në ballë flamurin tonë dhe këndonin këngë patriotike. Sa më pa kasketën në kokë, njëri prej tyre më thirri të futesha midis tyre.
Kur do të ndodhë në Tiranë rasti i Parisit?
Atentati që ndodhi në mes të Parisit i ka të gjitha gjasat që të ndodhë dhe në Tiranë. Madje, dhe shumë më i rëndë. Arsyeja e vetme pse nuk ndodh është që tek ne ka një hipokrizi shtetërtore e mediatike ku askush nuk ka në plan të diskutojë problemet e islamit radikal, e aq më keq, të islamit politik. Një zonjë doli në Kosovë kundër shamive dhe e linçuan në rrjetet sociale ata struktura e mendimit të të cilëve nuk ndryshon shumë nga ajo e atyre burrave me maska që ekzekutuan një njeri të plagosur në tokë, me të cilin nuk kishin asnjë lidhje hakmarrjeje.
Ne, sonanmbulët e demokracisë
Më kujtohet episodi, por jo data. Diku nga fillimi i viteve 2000 ndoshta. Në Pontignano, afër Sienës, një takim anglo-italian, drejtuar nga Giuliano Mato dhe Ralf Dahrendorf. Flitej për identitetin europian, për bindjen tonë të vakët, për vendosmërinë e kundërshtarëve tanë, islamikë në bindje dhe në mënyrën e të menduarit. Pyeta: “Për t’u bërë qytetarë amerikanë është i domosdoshëm një beti solemn dhe marrja e një sërë angazhimesh. Për të marrë një pasaportë europiane nuk kërkohet asgjë nga këto. Pse?”. Nuk më kujtohet përgjigja e Amatos, por më kujtohet shprehja e fytyrës.