Arkiv-Opinion
Një Cipras 'shqiptar' apo një Rama 'grek'?
Të paktën prej tre vitesh, kur emri i Aleksis Ciprasit filloi të kalojë kufijtë e lajmeve lokale greke, ka nisur të qarkullojë edhe këtej kufirit njëfarë dëshire apo meraku ndër njerëz të interesuar për zhvillimet politike rajonale e evropiane: Ja, për një të tillë ka nevojë politika shqiptare, që t’u vërë fshesën partive të vjetra që na e kanë sjellë në majë të hundës, që kanë marrë popullin në qafë etj.
Nëse zhvillohen zgjedhjet sot, 55% e votave për kandidatët e mazhorancës
Në qoftë se do të zhvilloheshin sot zgjedhjet për kryebashkiakët e njësive të reja vendore, 55% e pjesmarrësve në votim do t’ia jepnin votën kandidatëve të mazhorancës. Ky është rezultati që parashikon një model statistikor që ndërtova me të dhënat e një sondazhi telefonik që zhvillova këto ditë me 1200 të anketuar nga i gjithë vendi.
Marzhi i gabimit statitistikor të parashikimit është +/-3.1%.
Në zgjedhjet e qershorit 2013, partitë e mazhorancës aktuale (duke përfshirë edhe PDIU-në në mazhorancë) morën 60% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje.
Nuk është lojë e lehtë për Robin Hoodin
Ne as nuk do të provokojmë prishjen me partnerët tanë dhe as nuk do ta vazhdojmë nënshtrimin pa kushte". Me këto fjalë u përpoq ta përmblidhte politikën e tij pak para mesnate, triumfuesi i padiskutueshëm i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, Alexis Tsipras. Aleanca e tij Syriza, para pak vitesh një grupim politik jo me shumë rëndësi, u ngjit në shkallën e një partie popullore përmes votës protestuese të të pakënaqurve. Udhëheqësi i ri popullor e karizmatik, Tsipras nuk e njeh përgjegjësinë politike të qeverisjes së një vendi.
Gjashtë mënyra për të dalë në televizor
Është thënë e stërthënë: çdo gjë është politikë! Mirëpo, vetë ne jemi të vetëdijshëm se jeta ka një mijë e një anë të tjera që nuk janë politikë, ose që me të kanë fare pak të bëjnë. Sikur t’i besonim Shqipërisë që na paraqet çdo ditë, e madje edhe çdo natë, ekrani i vogël i TV, atëherë do të besonim se kemi një Shqipëri të ngujuar diku brenda unazës së Tiranës, ku luhet një telenovelë me fare pak aktorë, ku gjuha shqipe është zëvendësuar me një lloj dialekti që mund ta quajmë fare mirë “politikishte”.
Homazh Sallakut, sot, në 80 vjetorin e tij të lindjes (Një libër për atë)
E kam shkruar në prag të shekullit të ri, kur tashmë kapitulli i diktaturës enveriane kish dhjetë vjet që ish mbyllur. Librin e pata të vështirë sepse heroi që kam përshkruar në faqet e tij, jo më larg se para një viti, ishte në mes nesh i gjallë, i shëndetshëm e i këndshëm si përherë. Janë më të kollajtë librat për njerëz të vdekur para njëmijë apo pesëqind vjetësh. Janë më të lehtë flakërimet e penës për bëma e thënie, për të cilat nuk gjenden dëshmitarë që t’i hedhin poshtë.
Fetë, profetët, kombet dhe… shqiptarët*
Besimtarët e krishterë e myslimanë, që të gjithë, janë të bindur që Zoti ekziston e që ai është një i vetëm, i plotfuqishëm, krijuesi i tokës dhe i qiejve, krijuesi dhe i njeriut; janë të bindur më tej që Zoti u ka dhënë audiencë private fare pak njerëzve, mes të cilëve edhe Jezu Krishtit e Muhametit, ka folur gjatë e shtruar me këta të fundit, më saktë u ka dhënë porosi apo urdhërime, u ka dhënë dhe misionin që këto porosi apo urdhërime t’i shpalleshin njerëzimit si fjalë e Zotit, dhe mbi këtë bazë janë shkruar pjesë të rëndësishme, më të rëndësishmet, e Biblës dhe Kuranit.
“Edhe muret kanë veshë!” & “Në çdo tre shqiptarë, ka një spiun të Sigurimit”
Shprehjet “Në çdo tre shqiptarë ka një spiun të Sigurimit” dhe “Kujdes, se edhe muret kanë veshë” m’i thonte pothuaj çdo ditë im atë, deri sa vdiq. Dhe kishte arsye të fortë për të m’i thënë ato fjalë – kishte vuajtur në burgun famëkeq të Burrelit falë një spiunimi dhe, më pas, të një përgjimi nga famëkeqi Sigurim i Shtetit. M’u kujtuan këto shprehje kur fillova të kryej një sondazh për Ministrinë e Kulturës, e cila sot promovoi fillimin e punës për kthimin e ish-drejtorisë së përgjimeve të Sigurimit ("Shtepine e Gjetheve") në Muze të Përgjimeve.
Kthesa e vonuar e Bashës
Lulzim Basha e mori kthesën. Duke zgjedhur të flasë nga Brukseli (aty ku politikanët shqiptarë janë tradicionalisht më pak delirantë dhe kokëfortë), ai pranoi atë që prej muajsh vazhdonte ta mohonte me këmbëngulje: pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Përkundër obstruksionit njëvjeçar ndaj reformës administrative-territoriale, përkundër kërcënimeve të të gjitha formave për sabotim të saj përmes referendumeve të sforcuara, përkundër paralajmërimeve për mospjesëmarrje në votime, dje kryetari i opozitës e hodhi gjithçka pas shpine.
Testimi, “teslimi” dhe trishtimi i mjekëve tanë
E keni dëgjuar shprehjen “të jam bërë teslim”? Unë e kam dëgjuar së pari në fëmijëri nga nëna ime e ndjerë. Ajo e përdorte kur donte të më siguronte për përkushtimin absolut të saj në shërbim të më të mirës sime. “Teslimi” si akt abnegacioni i heqjes dorë nga vetja për ta vënë atë vullnetarisht në shërbim të njerëzve ose kauzës që adhuron, përbën pa dyshim një akt sublim prekës. Prandaj nënat janë të pakonkurrueshme në dashurinë që ofrojnë.
Teslimi si obligim etik
Është shqiptar ai që flet shqip
ANILA KILA
Zgjedhjet e reja në Greqi e lanë edhe njëherë pezull miratimin e ligjit për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve. Paraqitja e projektligjit në Parlament muajin e kaluar ishte pritur nga të gjithë si një lajm i mirë dhe ishte i tillë, pasi është e drejta e këtyre fëmijëve të jetojnë të ligjshëm në vendin ku kanë lindur dhe janë rritur dhe të kenë të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi, si p.sh. të kenë të drejtën e punësimit në institucionet publike, të drejtën e votës, të zgjedhjes etj.