Arkiv-Opinion

Islami, çështja e vërtetë. - 11 shtatori evropian

Postuar në 08 Janar, 2015 08:15

Të gjesh se cilit grup në galaksinë e terrorizmit islamik i përkasin vrasësit që bënë masakrën në redaksinë e “Charlie Hebdo”, deshifrimi se në cilën strategji është shkruar krimi i tyre, është detyrë e policisë dhe e analistëve. Në këtë moment, në veshët tanë kumbon vetëm ajo që sipas dëshmive të besueshme, ata bërtisnin teksa kryenin misionin e tyre të vdekjes: “Allahu është i madh”, “Jemi hakmarrë për Profetin Muhamed”. Sot për opinionin publik të botës civile ka vlerë vetëm që ata kanë thënë këto fjalë, që përgjatë sulmit vrasës i kanë bërë apel Islamit.

Edi Rama ka gjetur shesh të bëjë përshesh

Postuar në 08 Janar, 2015 05:59

Një varg ngjarjesh të rënda kanë tronditur opinionin në Shqipëri, por edhe më i rëndë ka qenë qëndrimi arrogant ndaj tyre. Asnjë marrje përgjegjësie nga zyrtarët dhe qeveritarët, asnjë dorëheqje, asnjë ndjesë publike. Përkundrazi, mospërfillje ndaj publikut, akuza për kundërshtarët e madje kërcënime me burg për ata që ngrenë zërin dhe kërkojnë të drejtën e tyre.

Nuk është luftë mes qytetërimeve

Postuar në 08 Janar, 2015 04:00

As Samuel Huntigton-i, autori i parashikimit ogurzi, se bota postkomuniste do të përfshihej nga barbaria midis civilizimesh që urrehen, nuk do ta kishte parashikuar një çmenduri të tillë në zemër të civilizimit europian e botëror. Bota njohu 11 shtatorin e kobshëm, që u tha se ishte një kthesë në histori. Por atentati terrorist kundër kullave binjakeve në Nju Jork u paraqit nga fanatikët e allahut si atentat i “të voglit” kundër të “madhit”, u paraqit si një ndëshkim ndaj një superfuqie që gjoja kishte poshtëruar popujt arabë e myslimanë.

Katër vështrime tek Europa

Postuar në 07 Janar, 2015 04:18

1.Europa e mërgatës
Për dekada me radhë priti refugjatë, azilantë e klandestinë shqiptarë. Të parët prej tyre, aq larg sa gati të harruar, mund të quhen arbëreshët e Italisë, të arratisur për të mos pësuar hakmarrjen e mundshme të një perandorie së cilës i kishin rezistuar me sa mundën.

GDP-izim i hashashit apo hashashizim i shoqërisë?

Postuar në 06 Janar, 2015 11:43
  1. “Halli” i OKB-së dhe i BE-së

Sa u është rritur shqiptarëve barra fiskale?

Postuar në 06 Janar, 2015 03:52

Një nga kritikat më të forta që po i bën opozita qeverisë në fushën ekonomike është se kjo e fundit ua ka rritur ndjeshëm barrën fiskale shqipëtarëve. Le ta shohim sesi ka ndryshuar kjo barrë ndër vite.

Treguesi më sintetik i barrës fiskale është ai i përqindjes së prodhimit të realizuar në vend (PBB) që shkon në Thesarin e Shtetit. Në grafikun shoqërues shihet se në vitin 2000, 25% e Prodhimit te Brendshem Bruto u fut ne Thesarin e Shtetit dhe, me luhatje të vogla, kjo perqindje mbeti në këtë nivel deri në vitin 2005.

Profesioni që do zemër

Postuar në 06 Janar, 2015 03:27

Skandali i fundit i ndodhur në ambientet e QSUT, ku një adoleshente ishte objekt ngacmimesh, ka ngjallur edhe një herë debatin nëse sistemi ynë shëndetësor është në rrugën e duhur dhe nëse investimi qeveritar ndaj tij është efektiv. Ka gjasa se të gjithë debatuesve u mungon kultura bazike e funksionizmit të këtij mekanizmi dhe aq më shumë të atij shqiptar, i cili ende është në fazë tranzicioni.

Raund i ri pokeri për të ardhmen e Greqisë

Postuar në 05 Janar, 2015 12:24

Politika është një biznes i vështirë. Bëhet fjalë për pushtet, avantazhe, interesa e natyrisht për para. Pas çdo shtrëngimi duarsh, pas çdo buzëqeshjeje fshihet një kalkulim. Kjo vlen edhe brenda Bashkimit Europian. Kushdo që beson diçka tjetër, ka vetëm iluzione. Greqia prej kohësh llogariste, se atë do ta mbështesin. Jo për hir të simpatisë e miqësisë, por sepse dëmi që kërcënonte pjesën tjetër të bashkësisë ishte i paparashikueshëm. "Mbetja e Athinës në Eurozonë është pa alternativë", shprehej kancelarja sipas logjikës së atëhershme ekonomike.

Kritikë dhe kritikë

Postuar në 05 Janar, 2015 05:05

Gjëja më e vështirë sot është të mos kritikosh qeverinë. Gjysma e dytë e pushtetit të socialistëve në pushtet po gjen një Shqipëri të gjunjëzuar nga lodhja e pritjes. Më tragjikisht akoma, shpresat kanë humbur nga zbulimi se me këtë farë qeverie, pritja është e kotë. Shumë nga premtimet pompoze që i dhanë tagji galopit triumfal të Ramës drejt zyrës së ekzekutivit, tashmë është bërë e qartë që paskëshin qenë në rastin më të mirë papërgjegjshmëri, në më të keqin mashtrime.

Vetëm 39% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për çfarë po bën qeveria në sektorin e energjisë

Postuar në 04 Janar, 2015 17:32

Nga një sondazh që zhvillova pas vendimit të ERE-s për ndryshimet në çmimet e energjisë elektrike, rezulton se vetëm 39% e 1200 të anketuarve urbanë e ruralë me të drejtë vote kanë opinion pozitiv për çfarë po bën qeveria në sektorin e energjisë elektrike. (Në qershor 2013, 46% e të gjithë banorëve me të drejtë vote votuan për koalicionin fitues.)

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion