Islami, çështja e vërtetë. - 11 shtatori evropian

Postuar në 08 Janar, 2015 08:15
Ernesto Galli della Loggia

Të gjesh se cilit grup në galaksinë e terrorizmit islamik i përkasin vrasësit që bënë masakrën në redaksinë e “Charlie Hebdo”, deshifrimi se në cilën strategji është shkruar krimi i tyre, është detyrë e policisë dhe e analistëve. Në këtë moment, në veshët tanë kumbon vetëm ajo që sipas dëshmive të besueshme, ata bërtisnin teksa kryenin misionin e tyre të vdekjes: “Allahu është i madh”, “Jemi hakmarrë për Profetin Muhamed”. Sot për opinionin publik të botës civile ka vlerë vetëm që ata kanë thënë këto fjalë, që përgjatë sulmit vrasës i kanë bërë apel Islamit. Për të larguar një të dhënë të tillë shqetësuese dhe mijëra të tjera të kësaj linje në këto vite, pjesa elitë dhe politikisht korrekte e opinionit publik ka përshtatur prej kohësh në Europë termin islamofobi. Dhe mendojnë kështu për të zgjidhur problemin, por problemi ekziston dhe është i pathyeshëm edhe krah çdolloj vullneti të mirë apo diskutimesh edukative. Dhe është pikërisht problemi i Islamit.

Me pak fjalë, një tërësi feje, kulture dhe historie, që i përket rreth një miliard e gjysmë njerëzve, ku në kompleks (në kompleks sepse ka edhe përjashtime dhe do ishte e kotë t’i injoronim) kanë rregulla të ndryshme dhe – kjo është pika vendimtare – për më tepër e papajtueshme me ato që zbatohen në pothuajse në të gjitha vendet e tjera të botës. Ku femrat nuk kanë të drejta dhe detyra të njëjta me meshkujt, dhe që mund të konsiderohet krim edhe në qoftë se ato i japin makinës; ku dallimi shoqëror mes sferës fetare dhe asaj civile është kalimtar për të mos thënë që mungon fare; ku të hapësh një kishë kristiane është mbi të gjitha e ndaluar; ku regjimet politike kanë pothuajse gjithmonë karakter despotik dhe se zor e njohin lirinë, duke filluar nga liria e shtypit, ku gjetkë konsiderohet e para; ku – siç e kanë pësuar me gjakun e tyre viktimat e djeshme – satira kundër plotfuqisë është e panjohur dhe ajo kundër fesë konsiderohet e papranueshme.

Nuk mjafton: një tërësi feje, kulture dhe historie ku pothuajse secila nga këto gjëra është gjerësisht e prekshme dhe perceptohet ose interpretohet si blasfemi, si ofezë kundër të Plotfuqishmit, e cila duhet shpaguar me vdekje.

Nëse ky është Islami, atëherë ne duam të kemi mundësinë ta kritikojmë siç na vjen për shtat: siç kemi mësuar të kritikojmë Kristianizmin, Budizmin dhe mijëra gjëra të tjera. Mundësisht, duke pasur të drejtën të mos rrezikojmë për shkak të saj me jetën: e drejtë që mes të tjerave do të na pëlqente që të na shihnin dhe të na njihnin më shumë se sa ato pak zëra autoritarë të kësaj bote.

 

http://www.corriere.it/editoriali/15_gennaio_08/undici-settembre-europeo-7385d430-96fd-11e4-b51b-464ae47f8535.shtml

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.