Arkiv-Opinion

Rritja e të ardhurave buxhetore, jo vetëm prej pakësimit të evazionit

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 15:31

Sipas parashikimit që bëri FMN-ja në fund të nëntorit, të ardhurat buxhetore do të arrijnë nivelin 3.68 miliardë dollarë ($1=100 lekë) deri në 31 dhjetor, ose rreth 440 milionë dollarë më shumë se vjet. Por a është kjo rritje e të ardhurave vetëm meritë e pakësimit të evazionit fiskal, për të cilin është mburrur jo rrallë qeveria deri më sot?

Në majë të hundës!

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 03:07

Ka ca ditë që presidenti ka hedhur një gur në ujë dhe pala tjetër shtiret sikur kërkon kryqin e 6 janarit. Ka aq seriozitet, sa ngjan se në tavolinë është zgjedhja ndërmjet Mario Dragit dhe Alan Grinspanit. Në fakt është banalitet tipik shqiptar. Ndërkohë duhet kuptuar se problemi është serioz, pasi Banka Qendrore nuk është punë kalamajsh e as pazaresh. Financa e lartë është diçka më shumë se një edhe një baraz me dy: është e ardhmja jonë, projekti për dekadat e ardhshme. Pasi pas çdo suksesi ekonomik të një politikani, qëndron dora e hekurt dhe mendja e mprehtë e një financieri.

Antipushtimi - metafora e bukur e një romani

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 10:09

E nisa si koment të zakonshëm në bisht të një fragmenti që ResPublica i ka bërë vend në radhët e saj. Po mendoj se komenti im meriton një vend të vetin me përshtypjet e mia të leximit…

Gazetaria online duhet mbrojtur prej lexuesve rrugaçë

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 05:21

U bë kohë, tanimë, që nuk më shkon mendja t’u hedh ndonjë sy komenteve të lexuesve në fund të shkrimeve të mia të publikuara në website të ndryshme. Kërshërinë e kam ende, ngaqë do të doja të dija se ç’mendojnë të tjerët lidhur me qëndrimet e opinionet që unë kam, por ideja se të shumtat e këtyre komenteve (rëndom të shkruara nga pak vetë, të cilët shfaqen me emra të ndryshëm) janë fyerje, shpifje e shfryrje gjithfarësoji të natyrës vulgare, ma largon këtë dëshirë. Do të ishte një ushtrim i kotë mazokist t’i lexoje ato komente.

Politika e kombit

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 05:52

Parë nga aspekti i një “politike të kombit”, ngrihet pyetja nëse shteti shqiptar, në periudhat e konsolidimit të tij, ka pasur ose jo një qasje konsistente në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit. Nga jetëgjatësia e tij më shumë se 100-vjeçare, periudha konsolidimi mund të quajmë vitet kur Shqipëria ka gëzuar njohje ndërkombëtare, kufij të qartë e në tërësi të pakundërshtuar, një qeverisje qendrore dhe me aftësi për t’u angazhuar në veprimtari diplomatike, tregtare etj. jashtë kufijve të saj.

Paniku i Dosjeve

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 05:31

Që shoqëria shqiptare ka një indeks të lartë falsifikimi, kjo dihej. “Jovlerat”, të paraqitura mjeshtërisht si të ishin vlera të larta, është një art i vjetër, jo vetëm në Shqipëri. Të habit fakti se si, ka pa dyshim një marrëveshje të pazëshme për ta lënë “Çështjen e Dosjeve” në harresë, në heshtje dhe mundësisht, dorë pas dore, në spiralen e qesharakes apo anakronikes.

A është pakësuar evazioni fiskal?

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 17:02

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është gjë tjetër veçse vlera e shtuar nga ekonomia e një vendi gjatë një periudhe të caktuar kohe. Për rrjedhojë, në një vend si Shqipëria, ku tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është pothuaj i sheshtë –  20% –  teorikisht, 20% e PBB-së do të duhej të futej në Thesarin e Shtetit si e ardhur nga TVSH-ja. Por në realitet, për shumë produkte e shërbime nuk aplikohet TVSH-ja. Për shembull, shumë nga produktet bujqësore nuk kalojnë nëpër sitën e TVSH-së. Gjithashtu, shërbimet publike i ofrohen publikut falas – pra, nuk kalojnë nëpër sitën e TVSH-së.

Të ndryshimit renegatë

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 11:40

Ben Blushi në Kuvend, nuk shpërtheu ndaj Edi Ramës, as e mori para si ia ka ënda Nikollës, thjesht artikuloi një qëndrim, i cili në fakt prej kohësh përtypet në dhomat e politikës shqiptare. Kjo historia e fjalës “burg”, e cila shoqëron çdo ligj të qeverisë që dërgohet në Kuvend, është shqetësuese, jo vetëm në të djathtë, por edhe tek shumica. Nën zë me shumë deputetë apo ministra që më kanë rënë rasti të bisedoj, fryma burgosëse është e pështirë. Aleatët e PS-së nuk e kanë fshehur rrudhjen e buzëve për këtë kërcënim mbarëqytetar, Ben Blushi guxoi dhe e tha në Kuvend.

Ambasada dhe Gjuhë të Huaja

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 11:33

As “Natën e Ambasadave” s’kisha menduar për ikjen. Për ikjen time.

 

Ndodhur “dezhurn” pranë Bllokut, më ish e mundur të lexoja axhanset, që më parë shërbeheshin vetëm për shefat e “Rini e Përjetshme”. Zargoni “dezhurn” kish mbetur nga rusët, “axhans” vinte prej përtejdetit.

 

Vetmia e xhandarit global

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 05:10

Në fund të muajit shtator, pasi i shpalli luftë shtetit islamik të ISIS-it, presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë televizive në emisionin e njohur “60 minuta”, u përpoq të shpjegonte rregullat e drejtimit amerikan të globit: “Kur ka probleme në ndonjë cep të botës, nuk thërrasin në ndihmë Pekinin apo Moskën. Na kërkojnë ne. Ka qenë përherë kështu. Amerika drejton të tjerët! Jemi një komb i domosdoshëm”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion