Arkiv-Opinion
Rritja reale ekonomike vjet, +1,39 %. Po sivjet?
INSTAT-i publikoi dje të dhënat vjetore paraprake të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2013. Sipas të dhënave me bazë vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2013 u vlerësua 13.65 miliardë dollarë ($1=100 lekë), ndaj 13.35 miliardë që ishte në vitin 2012. Në vitin 2013, PBB në terma nominalë (në vlerë) u rrit me 2,19 %, ndërsa në terma realë (në vëllim) shënoi një rritje prej 1,39 % krahasuar me vitin e mëparshëm, duke regjistruar kështu rritjen më të ulët ekonomike vjetore në 16 vjetët e fundit.
"Filtruesit" e vlerave
I dashur Mustafa,
Kam kuptuar drejt disa nga shqetësimet që keni ngritur, prandaj edhe mendoj se duhet të përgjigjem.
Edi Rama na ka shkruar një letër
Edi Rama u ka dërguar një letër qytetarëve shqiptarë që paguajnë rregullisht energjinë. Meqenëse jam njëri prej atyre që e paguajnë rregullisht energjinë, e konsideroj veten si njëri prej të falënderuarve. Natyrisht, nuk e kam menduar se kjo punë të sillte edhe një përfitim kësodore: një falënderim prej Kryeministrit. E paguaj energjinë siç paguaj bukën dhe gjërat e tjera në dyqan, siç paguaj librat, faturën e telefonit, mishin, leshin, preshin, KESHin, domethënë siç paguaj çdo mall, shërbim apo send në treg që më nevojitet ta blej dhe që kam mundësinë ta blej.
Rrethi vicioz i imazhit politik
Ku dallojnë politikanët autoritarë me ata të llojit të ri modern? Pyetjes i përgjigjet revista gjermane Spiegel: të parët lëvizin me bodigardë, të dytët lëvizin me fotografë. Në Shqipëri shembulli gjen raste të dukshme konkrete: ai që ishte deri dje shoqërohej nga më shumë se 20 bodigardë sa edhe vetë mbante veshje antiplumb, ai që pasoi shoqërohet me njëduzinë kamerash dhe fotografësh, dhe madje nëçdo rast preferon edhe vetë të bëjë selfie!
Admirimi për ata që dinë të prodhojnë lajm
Ja se çfarë ka shkruar, mes të tjerash, Albatros Rexhaj në një artikull me titull “Fevziu dhe zhurma pas tij” të publikuar dje në shtypin e Prishtinës: “Është fuqia dhe aftësia e Fevziut për të prodhuar lajm dhe për të krijuar ngjarje, përfshirë këtu edhe ballon e famshme në Pallatin e Brigadave, [që ka prodhuar zhelozinë tipike ballkanike]. Për ta thjeshtëzuar, problemi është te zilia, pse librat e Fevziut po kërkohen nga publiku dhe pse pas Fevziut ngrihet zhurmë dhe jo pas X-it apo Y-it?”.
Komisioni i së Vërtetës dhe i Pajtimit
Ndonëse nga Evropa nuk pati ndonjë përvojë të vyer për të luftuar si duhej krimin e kryer gjatë kohës së regjimeve komuniste, pati nga një vend afrikan, nga Afrika e Jugut, një përvojë shumë të vyer, shumë origjinale, shumë humane dhe shumë të urtë se si mund të veprohej me kriminelët e një regjimi të përmbysur diktatorial të cilën, po të donin, mund ta zbatonin me shumë sukses dhe me shumë përfitim të gjitha vendet e Evropës Lindore.
Troç, duke i rënë nga Kina
Para pesë vitesh, me rastin e 60 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me vendet e Europës Lindore e Juglindore, ministria e Jashtme kineze kishte ftuar një grup gazetarësh nga këto vende për të vizituar vendin e madh. Edhe autori i këtyre radhëve ishte mes tyre. Axhenda ishte e ngjeshur dhe serioze, duke përfshirë edhe takime e biseda me zyrtarë të nivelit të lartë.
Rilindja e vatrave të kulturës
Një nga ndjesitë që pata pasi mora vesh ndarjen e çmimeve nga Ministria e Kulturës, ishte ajo e vatrës së kulturës. Më erdhi në mendje ajo godina e dikurshme, e transformuar nga depo drithi ose nga xhami në një vend banal ku mblidheshin fëmijë të lumtur dhe recitonin poezi apo hidhnin një valle që nuk u mor vesh kurrë se nga i vinte ritmi dhe muzika.
Shteti i rrumpallës dhe shteti modern i Ramës
Ndërprerja e energjisë elektrike familjeve të varfra, lënia në terr e njerëzve që nuk kanë asnjë mundësi financiare të paguajnë, apo shoqërimi i shumëdebatuar i një gruaje së bashku me vajzën 5 vjeçe në komisariat sepse kishte vjedhur energji, shkaktuan reagime të forta te kundërshtarët e kryeministrit, duke e cilësuar atë të pashpirt, mizor deri në kriminalizëm. Por shumë të tjerë menduan se para ligjit dhe shtetit janë të gjithë njësoj, të gjithë të barabartë.
Çmitizimi apo degradimi i festave?!
Çdo vit në 8 dhjetor, tashmë prej një çerekshekulli, shqiptarët i kanë kthyer sytë drejt ngjarjeve të Qytetit Studenti, të vitit 1990, të cilat shënuan rënien e sistemit komunist në Shqipëri dhe fillimin e pluralizmit politik. Axhenda zyrtare thotë se kjo është gjithashtu edhe Dita Kombëtare e Rinisë. Një aludim i qartë dhe domethënës për rolin që rinia e kohës luajti në rrëzimin e sistemit.