Arkiv-Opinion
Miti qesharak i 8 dhjetorit
Ajo që ka ndodhur në 8 dhjetorin e një çerek shekulli më parë, po i nënshtrohet për vite me rradhë një mistifikimi të turpshëm, pak a shumë ashtu sikurse ndodh me datat që i paraprijnë, ato të festës së Pavarësisë dhe asaj të çlirimit.
Dita K
Kosova shënon ditën K. Mund të quhet edhe si KKK, por duhet sqaruar se nuk po flasim për Ku Klux Klan, por po flasim për KKK-në tonë, nocioni i së cilës do të ishte Konfirmimi i Krimit të Kosovës. Të dy janë Kryetarë, njëri i lidhjes, tjetri i partisë, por dytë janë demokratë të Kosovës. Që të dy janë të obsesionuar pas K-së the të zhytur n´K!
Gomerë dhe Miza
Para disa kohësh, një shoku im arkitekt që nga Kanadaja u shprehte në shtypin shqiptar, në facebook, dhe në letra të drejtpërdrejta autorëve indinjatën e tij si profesionist dhe qytetar për një përçudnim që po i bëhet qendrës së Korçës. Letrat dhe shkrimet, që kishin në shënjestër një firmë arkitekturore gjermane dhe krerët e Bashkisë së Korçës, gjetën mbështetjen e shumë korçarëve.
Me prag shpie
Ka qenë ora 18.30 e mbrëmjes, kur një shtëpie në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër i ra dera. Në qytet është dimër, bie shi dhe nata vjen herët. Kjo është ora e darkës, ku familja mblidhet rreth tryezës këmben dy fjalë, sheh lajmet dhe fëmijët mbyllin detyrat. Në Shkodër kush ka urdhëruar e di që të presin mirë fort, kurdo që i bie portës, ndaj edhe në këtë rast i zoti i shtëpisë u përball me do të panjohur, por u tha “mirësevjen”. Në fakt, ishin njerëzit e INUK, të cilët kërkuan pa e zgjatur shumë “letrat” e shtëpisë.
Udhëkryqi i Kryeministrit
Bashkë me shirat e dimrit, stinë veçanërisht e ashpër për popujt e varfër, duket se ka përgjithësisht një rritje të mosbesimit, të shprehur dhe të artikuluar në mjaft nivele ndaj Qeverisë Rama 1. Fillimisht pritshmëria ishte e madhe. Zgjedhjet e vitit 2013, ishin zgjedhje në vit krize, ndonëse Berisha nuk e përmendte asnjëherë asokohe fjalën krizë. Si popull romantik që jemi, shumica mendoi se me ndërrimin e qeverisë, do të mund të dilej lehtësisht nga kriza.
Të vrasësh protestues se të provokoi Rama?!
Lulzim Basha ka dhënë një përgjigje të habitshme, më saktë skandaloze, në emisionin “Top Story” lidhur me vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar. Më mirë të reagosh ndaj protestave sesa të vrasësh protestues ka polemizuar drejtuesi i emisionit, Sokol Balla. Dhe Basha ka dhënë një përgjigje ku arroganca konkurron me mendjelehtësinë: “Ajo është një ngjarje tragjike e provokuar nga Edi Rama”. Një përgjigje që u thotë shqiptarëve: Po, i vramë protestuesit më 21 janar, por kjo ndodh se na provokoi Edi Rama.
Votat e ish-të përndjekurve vjet dhe sivjet
Sipas një sondazhi të kryer ditë më parë, më rezulton se në qershor 2013, 55% e banorëve aktualë urbanë që rrjedhin nga familje ish të perndjekura, kanë votuar për partitë e djathta (PD, FRD, LZHK, PR, PDIU etj.), 30% kanë votuar për partitë e majta (PS, LSI, PBDNJ, etj.) dhe 15% nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje.
Po të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare sot, 46% e ish të përndjekurve do të votonin partitë e djathta 30% të majtat, 12% s’do të votonin fare dhe 12% ishin të pavendosur.
Mashtrimi që vjen prej “heronjve” të stisur
Është një lloj specie që vetëpompohet për t’u fryrë, duke ju plasur pastaj në fytyrë turmës së cilës nuk i mbetet veçse të hutohet edhe më shumë nga ç’është.
A i mbrojti Enver Hoxha kufijtë nëpërmjet Luftës?
Në librin ”Kodi Da Vinçi”, një nga personazhet, i rënë në kontakt me një të vërtetë alternative me atë të Biblës mbi figurën e Jezu Krishtit, i thotë përafërsisht bashkëbiseduesit të vet: Njerëzimi do tronditet kur të marrë vesh se perëndia e tyre paska qenë i martuar dhe ka pasur fëmijë! Bashkëbiseduesi tjetër, i cili qëlloi një burrë më i ditur dhe largpamës, i tha: Që të ndodhë kjo tronditje, do duhet që e vërteta alternative të shpërndahet të paktën në po aq kopje sa Bibla që nga koha kur ajo ka filluar të qarkullojë!
Ç’po ndodh me investimet private?
Në 10 muajt e parë të këtij viti, shpenzimet e buxhetit të shtetit për investime kapitale ishin rreth 180 milion dollarë më të ulta se ato të së njëjtës periudhe të një viti më parë. Por a e kanë mbushur këtë boshllëk shpenzimet private për investime? Kjo pyetje bëhet sidomos e rëndësishme prej faktit se, nga Thesari i Shtetit, u janë dhënë bizneseve rreth 260 milionë dollarë, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që qeveria e mëparshme kishte ndaj tyre.