Arkiv-Opinion

Politikë mbi gomone

Postuar në 10 Shkurt, 2015 03:44

Kur mijëra njerëz vërshuan krejt papritur në rrugët e Tiranës, për të protestuar kundër shkatërrimit të stokut kimik të Sirisë në territorin shqiptar, shumëkush tha se kjo krizë u importua nga larg dhe u shfaq në ambientin shqiptar krejt papritur, si nga hiçi. Për pasojë, ajo u mbyll ashtu si nisi: me një protestë masive që mbaroi bashkë me vendimin për mospranimin e armëve siriane, si dhe me një bisht të gjatë polemikash politike, që vijuan edhe pas mbarimit të vetë krizës.

Kur institucionet nxisin mosbesim

Postuar në 09 Shkurt, 2015 07:54

Mungesa e besimit të shqiptarit ndaj shtetit është një plagë e vjetër, e cila do shumë punë të shërohet. Ka një rrugë që besimi të funksionojë dhe kjo rrugë është siguria ndaj shërbimit qytetar. Do apo nuk do politika, qytetari do jetë detyrimisht në qendër të zhvillimit ekonomik, social politik e mjedisor. Shërbimi ndaj qytetarit (do apo nuk do politika) do duhet të jetë( me hir apo pahir) në vëmendje të shtetit si veprim parësor. Ne po jetojmë epokën e internetit. Rrjetet sociale  po kthehen në të vërtetë në mjedisin virtual ku luftohet më shumë për Lirinë reale.

I vogël vendi për aq shumë statuja

Postuar në 09 Shkurt, 2015 04:16

Asnjëherë nuk është folur e shkruar më shumë se këtë herë për nëntorin e Enverit me partizanë, dhe për dhjetorin e Ramizit me studentët e tij. Dhe guxoj të parathem se do të flitet më shumë në vitet që vijnë. Rrjedha e viteve ndihmon, ngaqë kujtesa e njerëzve sa vjen e shuhet, kurse e fantazia e tregimtarëve sa vjen e ndizet.

Përtypim dhe ripërtypim historinë dhe duket sikur nuk duam tjetër ushqim?!

FYROM midis ‘bombave’ të opozitës dhe ofensivës së pushtetit

Postuar në 08 Shkurt, 2015 16:06

FYROM po shkon drejt në situate të tensionimit dhe krizës së rëndë politike, pasi lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev paralajmëroi të ashtuquajturat ‘bomba’ kundër pushtetit të kryeministrit Nikola Gruevski. Këto ‘bomba’ që nuk kanë shpërthyer akoma janë një mori dokumentesh, materiale dhe dosje me skandale dhe afera të ndryshme korruptive, kriminale kundër qeverisjes aktuale.

“Shenjt” Visar Zhiti qëndron mbi Bujar Ali Nishanin, Sali Ramë Berishën, Edi Kristaq Ramën & George X Frendon

Postuar në 08 Shkurt, 2015 08:24

Edi Kristaq Rama ka propozuar Visar Zhitin për amasadorin tonë në Vatikan. Bujar Ali Nishani, sipas raportimit të gazetës "Panorama", nuk është dakord me këtë propozim, sepse Edi Kristaq Rama nuk është konsultuar paraprakisht me të. Sipas gazetës "Tema", në këtë kundërshtim të Nishanit, ka gisht Sali Ramë Berisha. Ndërsa sipas "Gazetës Shqiptare", kundër emërimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan, është shprehur edhe sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare, George X. Frendon, meqënëse Visari nuk është katolik.

Ambasadori në Vatikan katolik? S’është fare e thënë

Postuar në 08 Shkurt, 2015 05:57

Në kacafytjen mes institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Presidencës e Kryeministrisë, lidhur me emërimin e ambasadorit tonë të ri në Vatikan, është shtuar dhe një yçkël tjetër. Është kisha katolike që nuk është dakord këtë herë. Presidenca ka dalë kundër procedurës së zgjedhjes, ndërsa kisha katolike ka dalë kundër emrit të propozuar. Ngaqë është mysliman!!!

Që besimet fetare të bëhen më shqiptare

Postuar në 07 Shkurt, 2015 04:17

nga Dritan Shano

 

Një apel kolegëve: Miq, mjaft më me Berishën! Është e lodhshme e gjitha kjo!

Postuar në 06 Shkurt, 2015 06:19

Në parlamentin e djeshëm pati një debat mes palëve lidhur me situatën që është krijuar për shkak të përmbytjeve në jug e në pjesë të tjera të vendit, dhe aty, siç pritet në rrethana të tilla, shkëlqeu Sali Berisha me përroin e vet të ndërgjegjes. Dhe kështu ai u bë sërish, për herë të n-të, një lajm nacional. Mediat televizive e transmetuan live, dhe e ritransmetuan pa pushim gjatë gjithë ditës, ndërsa mediat në versionin print dhe online ia zbardhën të gjitha fjalët që tha, dhe ia publikuan të pacensuruara.

Dobia e përmbytjeve. Një leksion Kant-ian

Postuar në 06 Shkurt, 2015 05:20

Nga Gilman Bakalli

 

Rasti “Varoufakis”: Kur politikanët eksperimentojnë me look-un

Postuar në 05 Shkurt, 2015 07:44

Ka një poezi të Kavafisit, ku flitet për një udhëtim të dikujt për në Itakë e ku ciklopët, posedoni i egër, kanibalët etj., në ndryshim nga udhëtimi homerik i Uliksit, nuk janë në botën reale, por në trurin e shpirtin e atyre që e kanë marrë këtë rrugë. Ky udhëtim është shumë i gjatë dhe – kështu thotë poeti – është për fat të mirë i tillë, ngaqë i rëndësishëm është vetë udhëtimi, e jo destinacioni, në të cilin do të mbërrihet me hir, me pahir. Mirëpo në Greqinë e sotme gjërat nuk janë si në poezinë e Kavafasit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion