Arkiv-Opinion
Pse Berisha nxiton të largojë Metën
Thelbi i kërkesës së PD-së për dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, është pretendimi se prokuroria nuk mund ta bëjë hetimin për akuzat e Tom Doshit për sa kohë që ndodhet nën kërcënimin e një zyrtari të lartë të pushtetit si Meta. Kërkesa është shprehje e dyfishtë e dinakërisë primitive politike të Berishës, por edhe e mendësisë së tij prej politikani autokrat që s’mund të besojë kurrë se një pushtet (ekzekutiv apo legjislativ) nuk mund të ndërhyjë në punët e pushtetit të drejtësisë.
***
Çfarë ka pas ndarjes Rama-Doshi?
Qëndrimi i kryeministrit Rama për të mos u tërhequr përballë shantazhit të një prej deputetëve më të fuqishëm të grupit të tij, deri dje shumë i afërt me të, ishte një shenjë e mirë. I vendosur në një pozitë të vështirë pas akuzave të Tom Doshit, kryeministri kishte dy rrugë, pajtimin nënshtrues, ose ndarjen me deputetin e Shkodrës. Pas një hezitimi disaditor, Edi Rama zgjodhi rrugën e dytë. Duke befasuar jo pak një pjesë të mirë të opinionit që parashikonte tërheqjen e tij. Pavarësisht rrethanave, arsyeve apo teorive të konspiracionit, në fund të ditës, Edi Rama prodhoi një lajm të mirë.
Në Kërkim të Bazave të Intolerancës dhe Dhunës
Një artikull i Gëzim Selacit, pedagog në Universitetin e Prishtinës, mbi atë që autori quan “Bazat e Jotolerancës dhe dhunës në ligjerimin Islam” u pasua me një sërë debatesh në mediat sociale. Artikulli, në fakt, sjell jehonën e një debati më të gjerë në disa media në botë, që debatojnë nëse origjina e dhunës si ajo që pamë në Francë është politike apo fetare. Debatin më të gjerë do përpiqem ta adresoj së shpejti në një artikull tjetër e do përpiqem të kufizohem këtu vetëm në diskutimin e temave të sjella nga Selaci.
50 hijet e Tomës
Deputeti Tomë Doshi u përjashtua dje nga grupi parlamentar i PS (nga kryetari Rama, por nuk dihet ende nëse kolegët e kanë votuar një përjashtim të tillë, siç e kërkon statuti) dhe bëri një deklaratë, padyshim nga ato që nuk bëhen përditë.
Ai deklaroi se kanë dashur ta vrasin dhe Rama nuk ka bërë asgjë për ta zbardhur këtë histori. Arsyeja e indiferencës së Ramës, tha Doshi, është se porositësi i atentatit ndaj tij (dhe deputetit të PD-së nga Laçi, Mëhill Fufi), është kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Efekti elektoral “Doshi” në qarkun e Shkodrës
Nga biseda kafenesh shqiptare, të krijohet përshtypja se Tom Doshi ishte njeriu që e ktheu qarkun e Shkodrës nga blu në rozë në zgjedhjet e 2013-ës. Në fakt, në këtë qark, për herë të parë në 2013-ën, koalicioni i PS-së arriti të ngjitet mbi kuotën 50% (52.7% ekzaktësisht). Në zgjedhjet e mëparshme ishte luahtur rreth nivelit 36% (në 2009-ën ishte në nivelin 36.7%).
Kanuni i Lekë Hashashit
Ky kanun ua kalon edhe ligjeve të Zotit!
Mendo, kanuni i fesë më të vjetër abrahamite, trajton veçse 10 sëmundje… i yni 170!
Edhe shejtanin e lamë pa punë!
Unë për vete, e ndieja në tym e sipër se do ta arrija këtë ditë! Erdhi, e pashë, ia dolëm!
Ia futëm Perëndimit! Madje edhe perëndimit të perëndimit!
Si farat e zeza në shkallët e stadiumit duken tashmë mendimet e dijetarëve në mijëra vite… miliona libra, miliarda thënie, krejt kot.
Shëndetësia - basti i humbur i të gjithëve
(Reportazh me zorrët në grykë) Ilir YzeiriKa disa kohë që sistemi ynë shëndetësor është kthyer në vëmendje të opinionit për shkak se mjekët shqiptarë në të gjithë vendin nga ora 11:00 deri në orën 11:30, pra përreth gjysmë ore, protestojnë në mënyrë simbolike ndaj ministrit Beqaj për të kundërshtuar urdhëresën e tij që mjekët e spitaleve publike bashkë me infermierët duhet të testohen. Ministri Ilir Beqaj ka kohë që është vënë në qendër të kritikave nga një pjesë e madhe e mediave dhe ndaj tij janë artikuluar si akuza për korrupsion, siç ishte rasti i helikopterit, por edhe akuza politike.
Për studentët duhet zgjidhje, jo zgjedhje të parakohshme
Si edhe në jo pak raste të tjera, duket se PD po përpiqet të shfrytëzojë politikisht, në funksion të luftës për pushtet, një konflikt që ka shpërthyer mes një mase studentësh të infermierisë, dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me tarifat e shkollimit.
Nuk ishte vrasje, por ekzekutim publik
Natalia AntonovaNatalia Antonova
"Sekretet” e Doshit dhe përdorimi i shantazhit si atout në politikë
Koha pas 23 qershorit 2013 do të duhej të ishte koha e Tom Doshit, ngaqë ka dhënë përshtypjen se të gjitha i bënte, ashtu si dhe kolegët e tij socialistë, për të bërë të mundur të vinte ajo ditë. Por jo, s’paska qenë e thënë. Nuk është koha e tij. U bë kohë që është marrë vesh se nuk është koha e tij. Është vetë Toma që ka demonstruar qysh herët (gjithnjë pas 23 qershorit) se jeton mes një parehatie. Askush nuk e di se çfarë ka. Ose le të themi që mund të ketë njerëz që e dinë, por ai vetë nuk ka shpjeguar ndonjë gjë.