Arkiv-Opinion

Votojnë si të djathtë, mendojnë si të majtë

Postuar në 11 Mars, 2015 10:47

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 40% e zgjedhësve votuan për parti që quhen të djathta. Kur bisedon me votues të tillë nëpër kafene, e quajnë veten “të djathtë”. Por nga biseda me ta, shpejt percepton se disa prej tyre i kanë mendimet kryesisht të majta. Dhe ky perceptim vërtetohet empirikisht nga rezultatet e një sondazhi kombëtar të sponsorizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, prezantuar sot në Tiranë.

Letër e hapur për Kryeministrin Rama

Postuar në 11 Mars, 2015 06:37

Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Tiranë.

Një përgjigje akuzave më të fundit ndaj Kryepiskopit Janullatos*

Postuar në 10 Mars, 2015 21:11

Gazeta juaj përsëri i habiti orthodhoksët shqiptarë me sulmin kundër Kishës Orthodhokse dhe me minimin që i bën indirekt harmonisë fetare.

Në numrin e saj të datës 23 shkurt 2015, z.Bedri Islami, duke marrë shkas nga një deklaratë e shkurtër e Nënkryetarit të Parlamentit, z.Vangjel Dule, botoi një artikull të gjatë, gjoja “analizë”, me titull “Të rivrasim papa Kristo Negovanin”. Ky artikull është i mbushur me referime të pavërteta dhe të pabazuara në histori.

Mos na i vrisni pushtetarët

Postuar në 10 Mars, 2015 06:00

Ekranet televizive emetojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa ndërprerje lajmet nga kronika e zezë dhe vendosja e tritolit, e shpeshherë edhe shpërthimi i tij, duket se është normalizuar. Pushtetarë nga qeveria e nga opozita bulurijnë si buaj të tërbuar për kërcënimet me jetë që paskan marrë dhe e gjitha kjo prodhon një frikë të madhe. Por viktimat e frikës nuk janë ata.

A është popull Lulzim Basha

Postuar në 10 Mars, 2015 04:07

Në deklaratën e tij të fundit për media lidhur me protestën e parashikuar të ditës së enjte, 12 mars, në Tiranë, shefi juridik i PD-së, nga selia shqupase deklaroi se “të enjten do i tregojmë Edi Ramës dhe Ilir Metës se ç’do të thotë të jesh popull”.

Dy gjëra të shkojnë ndër mend fillimisht, kur lexon këtë deklaratë tejet populiste të një pinjolli politik që as vetë nuk e di se çfarë rruge ka bërë për të qenë aty ku është dhe kur është votëbesuar nga populli.

Ligjërimi që ndërtohet mbi vdekjen

Postuar në 09 Mars, 2015 05:07

Veçanërisht pas 23 qershorit, opozita politike në Shqipëri ka ndjekur strategjinë që ligjërimin e saj ta ndërtojë mbi vdekjen. Ajo ka shpallur si platformë të saj që ta paraqitë qeverinë si mekanizëm që prodhon vdekjen dhe ajo vetë në shumë raste ka marrë rolin e agjencisë funerale. Nga pikëpamja e komunikimit, është e paimagjinueshme sesi skena më e madhe e jetës shqiptare është e mbushur nga një ligjërim ku artikulohen fjalët vrasje, vdekje, eliminim.

Meta, Berisha dhe furtuna “Doshi”

Postuar në 08 Mars, 2015 10:30

Efekti i parë dhe ndoshta më i dukshmi dhe më i thjeshti i aferës “Doshi” në jetën politike shqiptare, pritet të jetë mosmarrja e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 21 qershorit të ardhshëm nga PS. Me shumë gjasë e majta nuk do ta fitojë dot të parin mandat qeverisës të rajonit më të madh verior të vendit. Një zonë e vështirë për socialistët, edhe kur Tom Doshi ishte një deputet i përkushtuar i Nanos e Ramës, por që bëhet edhe më sfiduese tani që ai do të punojë kundër ish-partisë së tij.

NDRYSHIMI i dytë

Postuar në 07 Mars, 2015 06:50

Pas 23 qershorit 2013, ish-ambasadori Arvizu tha se ajo datë ishte ngjashme për nga rëndësia me 22 marsin e 1992-shit. Në dritën e zhvillimeve të fundit, ai krahasim duket i egzagjeruar.

Është e vërtetë se në 23 qershor 2013, Shqipëria kaloi me sukses për herë të parë në historinë e saj të ashtuquajturin “test të Hantigtonit” – gjegjësisht, ndërrimin dy herë rradhazi të pushtetit me zgjedhje në kushte normale – por nuk u ndryshua sistemi politik, si në vitin 1992. Në atë vit të largët, u thye monopoli 50-vjeçar i pushtetit të një partie, nëpërmjet zgjedhjeve paqësore.

Prokuroria e Përgjithshme në provim kombëtar

Postuar në 07 Mars, 2015 06:15

Situata e këtyre orëve të fundit i ka dhënë Prokurorisë së Përgjithshme një rol të dorës së parë, për zgjidhjen e njërit prej skenarëve apo farsave më të bujshme të politikës shqiptare.

Doshi, nga krimi te glorifikimi

Postuar në 06 Mars, 2015 18:45

Telenovela më e kuotuar e ditëve të fundit titullohet ‘Doshi’ dhe ia detyron famën zhanrit të politikës, që dëshmon serish se është atraktiva më e preferuar e shqiptarëve, sidomos kur protagonistët, të fortët e xhunglës, kafshojnë pa e shqyer njëri-tjetrin. Pikërisht sepse situata të tilla i përkasin oligarkisë politike, në formë reaksioni zinxhir, ato nxjerrin në pah njëkohësisht edhe degradimin rrënjësor të elitave shqiptare, duke filluar nga legjitimuesit publikë të pushtetit: mediat dhe ushtria e derivateve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion