Arkiv-Opinion

Tapitë e “shqipes” së Shqipërisë

Postuar në 31 Mars, 2015 12:00

Nëse politikanët nuk po janë të sinqertë dhe seriozë me këtë punën e integrimeve dhe bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, s’di pse këtë të mos e bëjmë ne, qytetarët dhe vdekatarët e zakonshëm të këtyre dy republikave të populluara mbi 90 për qind me shqiptarë.

Kush i ka fshehur gjurmët e kriminelëve?

Postuar në 31 Mars, 2015 04:36

Sa më shumë gërvishtet çështja Doshi apo Frroku, aq më shumë dalin në pah fakte tronditëse. Arrestimet e fundit në mesnatën e mbrëmshme tregojnë se ende kemi zbuluar vetëm majën e ajsbergut, të një sistemi që ka punuar për të fshehur gjurmët e krimit, ndërkohë që paguhej për ti zbuluar ato. Dy shefa të lartë të Interpolit janë vënë nën pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës, sepse, sipas të dhënave paraprake, kanë mbajtur të fshehur dokumentat e ardhura nga Brukseli për kërkimin e deputetit Mark Frroku.

Sa vota do të marrë Gjergj Bojaxhiu në 21 qershor?

Postuar në 30 Mars, 2015 04:46

Nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë para disa muajsh dhe nga një sondazh verifikues i zhvilluar nga një sondazhist tjetër më vonë, rezultonte se 72-135 mijë kryeqytetas ishin gati të votonin për Gjergj Bojaxhiun si kandidat i pavarur për kryebashkiak të Tiranës, në përballjen me Pandeli Majkon, ose Mimi Kodhelin, ose Lindita Nikollin, ose Erion Veliajn, ose Saimir Tahirin, nga e majta, dhe Lulzim Bashën, ose Majlinda Bregun, ose Grida Dumën, ose Eduard Selamin, nga e djathta.

Delegjitimimi i kundërshtarit, miopi politike

Postuar në 30 Mars, 2015 03:21

“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur, kur s’kemi gjë për të thënë”. Këto fjalë të mençura shqiptoheshin nga Faik Konica më shumë se një shekull më parë. Ka pasur parasysh shqiptarët e fillimshekullit të njëzetë, por fare mirë mund ta kishte përdorur këtë lutje edhe për tre a katër brezat që pasuan më vonë. Të dish të heshtësh është disa herë më e vështirë se të dish të flasësh dhe ne shqiptarët, më së pari ata që na kanë drejtuar, jo gjithmonë kemi qenë të aftë të mendojmë, para se ta hapim gojën.

Sa votues do të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit?

Postuar në 29 Mars, 2015 10:04

Në zgjedhjet e 2013-ës në Shqipëri, u regjistruan 1.72 milionë vota të vlefshme, ose 200 mijë vota më shumë se katër vjet më parë. Votat për partitë që u bënë pjesë e koalicionit “Berisha” në 2013-ën, në fakt, nuk u rritën – ato u pakësuan nga 740 mijë në 680 mijë (me një firo neto 60 mijë vota, prej të cilave 40 mijë, me gjasa, shkuan tek FRD dhe AK). Ndërsa votat e partive që u bënë pjesë e koalicionit “Rama-Meta” u rritën me 220 mijë, krahasuar me katër vjet më parë (nga 780 mijë në 1 milion, ku PS u rrit me 90 mijë vota dhe LSI me 110 mijë vota).

Lollipop-izimi i shoqërisë me fonde publike*

Postuar në 28 Mars, 2015 15:30

Në prill të vitit 2013 kryeministri Rama, në një nga fjalimet e tij u shpreh se: “Kultura, mjedisi, sporti me ne do të rilindë!”.
Parantezë: Shqipëria, falë bujarisë së natyrës, ka shumë për të ofruar në turizëm, si p.sh. zonat bregdetare dhe ndoshta akoma më shumë në ato malore. Ky fokus në turizëm, që gabimisht shumë e quajnë një fasadë, është kuptimplotë, pasi turizmi është edhe fusha ku vendi ynë mund të marrë rezultate pozitive në terma afatshkurtër. Kultura dhe gjendja e saj në Shqipëri (kryesisht) në fushën muzikore.

Politika: Banalitet dhe konspiracion

Postuar në 28 Mars, 2015 07:57

Aktorët politikë shqiptarë janë aktorë të mirë. S’të falin kur vjen puna te përmendja e institucioneve; te pozat televizive; te citimet e ligjeve, neneve, dhe nën-neneve, me datë, numër, e fraksion; te ligjërimet e lodhshme mbi detyrat institucionale apo mbi detajet e imta të lustracionit gjerman, që duhet kopjuar me patjetër. Mirëpo, menjëherë pas emisionit televiziv, institucionet i shkelin me këmbë, kundërshtarit i flasin me gjuhën e rrugës, shembujt e huaj i përqeshin me po aq zell sa edhe i patën shitur si profeci.

Doracak praktik mbi atdhedashurinë

Postuar në 28 Mars, 2015 04:45

Në mos qofshim të gabuar dhe kjo do të ishte më e mira, duket se sot ka nisur një garë e madhe, mediatike, me ngjyra, me gjeste, me qëndrime imponuese deri diku, madje edhe me kërcënime përjashtimesh nëse ndonjë prej nesh nuk përlotet prej himneve patriotike. E gjitha kjo ndodh kur kemi shumë shqiptarë kanadezë, australianë, amerikanë, madje edhe neozelandezë.

Projeksion paraprak i votave në 61 bashkitë e reja

Postuar në 27 Mars, 2015 05:59

Para një muaji, publikova një artikull, në të cilin argumentoja (bazuar në disa sondazhe) se firoja e votave të mazhorancës, krahasuar me qershorin 2013, ishte rreth 200 mijë (http://respublica.al/opinion/2015/02/28/firoja-e-mazhorances-rreth-200-

Politika: Banalitet dhe konspiracion

Postuar në 27 Mars, 2015 03:45

Aktorët politikë shqiptarë janë aktorë të mirë. S’të falin kur vjen puna te përmendja e institucioneve; te pozat televizive; te citimet e ligjeve, neneve, dhe nën-neneve, me datë, numër, e fraksion; te ligjërimet e lodhshme mbi detyrat institucionale apo mbi detajet e imta të lustracionit gjerman, që duhet kopjuar me patjetër. Mirëpo, menjëherë pas emisionit televiziv, institucionet i shkelin me këmbë, kundërshtarit i flasin me gjuhën e rrugës, shembujt e huaj i përqeshin me po aq zell sa edhe i patën shitur si profeci.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion