Arkiv-Opinion

Që fëmijët tanë, fjalën 'tranzicion' ta gjejnë vetëm në librat e historisë**

Postuar në 25 Prill, 2015 09:35

E kujtoj Tiranën e para 25 viteve, e zhytur e gjitha në atmosferën e heqjes së pistoletave nga brezat e punonjësve të policisë dhe krekosjen e tyre me shkopinjtë e dhunshëm të gomës. Vizita e pritshme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Shqipëri në mesmajin e viti 1990 duhej shoqëruar me pamje sa më pak represive e totalitare. E për këtë arsye, në fillim të atij maji të largët, u ndryshua legjislacioni penal me heqjen e nenit të tradhëtisë ndaj atdheut.

A do ta durojë gjatë Rama “frerin” e FMN-së?

Postuar në 24 Prill, 2015 12:40

Deri në 31 dhjetor të 2008-ës, FMN-ja e ndihmonte financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar qysh prej vitit 1992. Kuptohet që ajo ndihmë financiare nuk vinte pa një kosto politike për qeveritë në fuqi – në shkëmbim të saj, FMN-ja kërkonte zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike. Për shembull, kur qeveria shqiptare nuk zbatoi këshillën e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale në verën e vitit 1996, kjo e fundit e ndërpreu ndihmën për të, për ta rifilluar në vjeshtën e 1997-ës...

Funeral i Rilindjes apo i gjakimeve për pushtet të PD?

Postuar në 24 Prill, 2015 05:31

Çfarë është kjo që po përjetojmë prej dy vjetësh një Rilindje apo një funeral i Rilindjes? Ky është debati që sapo është frymëzuar nga deputeti Ben Blushi, por që është pasuar me shumë kënaqësi nga opozita berishiste e PD. Mjerisht, vetë Blushi, por edhe të tjerë pas tij, gjykojnë duke u nisur vetëm nga disa pasoja ose simptoma, por pa u përpjekur të depërtojnë në shkaqet e këtyre pasojave. Prandaj, vijnë në përfundimin se qenkemi dëshmitarë të funeralit të Rilindjes.

39-15 në 61

Postuar në 23 Prill, 2015 08:35

Pas ndryshimit të sistemit elektoral shqiptar në 2008-ën, nw qarqet politiko-mediatike te Tiranes filloi të qarkullojë togfjalëshi “tren elektoral”, si një metaforë për koalicionet me shumë parti të vogla që u krijuan nga partitë e mëdha (“lokomotivat” e koalicioneve), për të siguruar epërsi numerike në zona të ndryshme zgjedhore.

Vala e azilkërkuesve shqiptarë. Qeveria nuk mund të fshihet pas gishtit

Postuar në 23 Prill, 2015 07:49

Ngjan e largët koha kur një vrull largimesh i qytetarëve të Kosovës drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, nisi të pasqyrohej edhe në median shqiptare. Theksi vihej tek mungesa e shpresës për përmirësim të ekonomisë dhe punësimit në Kosovë, dhe tek akuzat e shumëkujt mbi perspektivën e zymtë të një vendi të mbërthyer nga korrupsioni dhe trafiqet. Në fakt, bëhet fjalë për dy-tre muaj deri pak javë më parë.

Që historia e Kolit të vlejë diçka

Postuar në 23 Prill, 2015 03:36

ARTAN LAME

Qe rrushi_1Vija re dje tek një prej më të mëdhave gazeta të rrjetit, tek ishin pesë shkrime njëri ndën tjatrin për punë të rrushit të Kolit. Pesë shkrime rresht, me thënë të drejtën janë ca si shumë, ndaj s’kam ndër mend të rreshtoj edhe timin për të njëjtën punë. Por edhe pa folur s’mund të rri.

Rasti "Balla" dhe skota e frikshme e namusqarëve

Postuar në 22 Prill, 2015 01:59

Kam ca kohë që nuk shkruaj në gazetë, ngaqë kam diçka tjetër në duar. Por nuk mund të rri pa thënë diçka lidhur me ngjarjen e ditës. Ka një përpjekje për t'i bërë një linçim moral Sokol Ballës për faktin që dikush ka publikuar online do video intime të tij. Përsëris: janë video intime. Nuk po vijoj me përshkrimin e mëtejshëm, pasi nuk do të kish kuptim. Intimiteti i gjithsecilit, nëse do të nxirrej në publik, do të rezultonte "i turpshëm". Vetëm ndonjë cliché e mërzitshme humane mund të pretendojë, apo mund të mburret për të kundërtën.

Pse po ikin shqiptarët?

Postuar në 21 Prill, 2015 06:36

Këto ditë na ka shokuar të gjithë lajmi rrëqethës i mbytjes së anijes me rreth 950 veta afër brigjeve libiane. Të gjithë njerëz në kërkim të një jete më të lumtur. Kush më mirë se ne shqiptarët e di këtë gjë, e sidomos ne shqiptarët e viteve ’90, që njohëm edhe largimin nga Shqipëria për një arsye apo për një tjetër?! Ata të mbytur duhet të peshojnë në ndërgjegjen e të fuqishmëve të botës, që po bëjnë pak ose aspak për të ndalur këtë barbari kriminale. Globi po kalon probleme të mëdha dhe shqetësuese e ndoshta e ardhmja do na rezervojë përballje të tjera më të vështira.

Çfarë fushate i shkon Halim Kosovës?

Postuar në 21 Prill, 2015 05:29

Pengesën e parë që i nxjerrin doktor Halim Kosovës për fitoren në Tiranë janë një numër votash. Nëntëdhjetë mijë të tilla. Kaq është ndryshimi në votë popullore mes koalicionit të majtë dhe të djathtit në zgjedhjet e qershorit 2013.

Kanxhat e strukturave të Gylenit mbi Xhaminë e Madhe në Tiranë

Postuar në 20 Prill, 2015 13:05

Në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, e vetmja xhami që i ka shpëtuar gjëmës së regjimit ateist të Enver Hoxhës, është Xhamia e Ethem Beut. Kjo xhami nuk është e mjaftueshme për Tiranën. Faljet e të Premteve dhe Bajramet falen nëpër rrugë. Për këtë qëllim në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin pranë ndërtesës së Parlamentit që nga viti 1993 patën filluar përpjekjet e para për ndërtimin e një Xhamie të Madhe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion