Arkiv-Opinion
Çfarë patriotizmi po kultivojmë
Në fillim të këtij shkrimi dua t’i bëj të qarta tri premisa. Jo për të akomoduar shkumaxhinjtë e llafexhinjtë e turbo-folk-nacionalizmit, hiç se hiç për të ekzaltuar “françuzët” liberalë që na shfaqen po aq gjithandej, por për të qartësuar për secilin me interes trasenë e bindjes që provoj ta shfaq këtë herë. Nuk ndiej as përgjegjësi e as pëlqim për qartësim ndaj të dyja palëve, që sa herë që lind një grimcë e vogël mundësie patriotike, shkumojnë në ekstrem – të parët janë më zhurmaxhinj gjithsesi.
Midis krimit civil dhe krimit shtetëror
Gjithmonë e më shumë më mundon pyetja: si ka mundësi që tani që jemi hapur me botën, që tani që nuk kemi kufij ideologjikë, kulturorë apo edhe fizikë, ne jemi bërë më të mbyllur, më të vrazhdë, më të pakulturuar?! Është e vërtetë që kemi përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën materiale, që jetojmë qindra herë më mirë se ç’kemi jetuar më parë, po si ka mundësi që jemi tharë në shpirt e jemi bërë të gjithë mediokër dhe kemi mbetur të varur pas turbo-folkut kulturor. Humnera e thellë shpirtërore në të cilën jemi zhytur që të gjithë duket sidomos te mungesa e modeleve.
S’kemi nevojë për emra, por për projekte bashkiakësh
Me sa duket, deri në çastet e fundit, kur duhet të dorëzohen emrat e çertifikuar prej liderëve të PS-së dhe PD-së në partitë e tyre respektive, nuk do të mësojmë emrat e kandidatëve realë për kryetarët e bashkive dhe komunave në zgjedhjet e qershorit. Dy krahët e politikës që janë përfshirë në përzgjedhjet e emrave thjesht po qesëndisin zgjedhjet e njëra-tjetrës. Skaleta e lajmeve është plot me këto ndodhi dhe fare pak me ngjarjet ekonomike, që po bëhen gjithnjë e më shumë pesimiste.
Ateizmi i Ri: një fantazi e obsesionuar kundër myslimanëve
Kurdoherë që përdor termin Ateizëm i Ri, më pyesin, “Çfarë është ky e çfarë është ateizmi i vjetër?” Kështu që më lejoni të qartësohem.
Wikipedia e përkufizon Ateizimin e Ri si një “lëvizje politike dhe shoqërore” që mbron pikëpamjen se “besimi fetar nuk duhet thjesht të tolerohet, ai duhet konfrontuar, kritikuar dhe të ekspozohet me argumenta racionale kudo që ai shfaqet”. Enciklopedia e Filozofisë në Internet thotë që Ateizimi i Ri është saktësisht tërësia e pikëpamjeve antifetare të Richard Dawkins, Sam Harris dhe Christopher Hitchens [ateistë bashkëkohorë të njohur].
Pandëshkueshmëria dhe kriminalizimi i dekriminalizimit
Objektivi i dekriminalizimit është që t’i jepet fund edhe kancerit të pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit në nivele të larta të politikës dhe të qeverisjeve. Sepse ka qenë shndërrimi i politikës në mburojë të krimit nga ligji dhe drejtësia, që e ka fuqizuar krimin deri në atë shkallë, sa i ka dhënë mundësi të kapë deri edhe majat e politikës. E nxitur nga epshi për t’u rikthyer sa më shpejt në pushtet, opozita e sotme e PD po përpiqet ta shfrytëzojë flamurin e dekriminalizimit thjesht për këtë qëllim dhe jo për pastrimin e politikës dhe të shtetit.
Testet politike të zgjedhjeve administrative
Në përzgjedhjen e kandidatëve për 61 bashkitë e zgjeruara, mazhoranca po i mëshon aftësive administruese që do të kenë kandidatët e saj, duke e fokusuar vemendjen e zgjedhësve në problemet lokale që duhet të zgjidhin kryebashkiakët e rinj. Por në kushtet kur opozita po thekson me të madhe se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një referendum popullor për qeverisjen Rama-Meta, padyshim që këta të fundit do t’i mbajnë parasysh edhe testet politike që ofrojnë zgjedhjet administrative.
Strategjitë elektorale të dy kampeve politike
Ditët e fundit, media elektronike dhe ajo e shkruar po na informojnë mbi takimet bilaterale dhe multilaterale të lidershipit të PS dhe PD për të finalizuar aleatët e koalicionit, kandidatët e përbashkët, si dhe ofertat e ofruara në këmbim të bashkëpunimit.
Ajo që bie në sy në këtë fazë parazgjedhore është fakti se po jepen sinjale të mjaftueshme për të kuptuar strategjinë elektorale të dy forcave kryesore politike në këto zgjedhje.
Fantazma e skizofrenisë politike*
Një fantazmë po e kërcënon Shqipërinë. Ajo e skizofrenisë politike. Shenjat e saj nuk mund të mos i vëresh tek aleancat zgjedhore që po konturohen këtë javë. Ku spikasin sigurisht “besa-besat” politike të lidhura me mazhorancën. Shpëtim Idrizi me të tijtë, që portali lapsi.al i quan me shpoti ‘tregu çam’, e kanë hekurosur tashmë një marrëveshje me Edi Ramën duke marrë, sipas raportimeve të medias, tri bashki të vogla por të sigurta dhe me oreks për ndonjë tjetër.
Tkurrja e epërsisë së mazhorancës, nga 53 bashki të zgjeruara në 41
Ndarja e re territoriale e pakësoi numrin e njësive vendore nga 374 në 61 njësi, që do të quhen thjesht bashki, dhe që përfshijnë bashkitë aktuale dhe komunat përrreth. Ndër 61 bashkitë e zgjeruara, partitë që sot janë në koalicionin mazhoritar ose afër tij, patën epërsi në votat e qershorit 2013 në 53 prej tyre.
Pse Gjergj Bojaxhi është (edhe) kandidati im për Tiranën
Unë nuk votoj në Tiranë. Por jetoj në Tiranë. Jetoj në Tiranë, ngaqë punoj në Tiranë. Sepse ka kohë që vendimi për të jetuar në Tiranë është një vendim krejtësisht i kushtëzuar nga mundësia për të punuar në Tiranë. Sepse, në fakt ka kohë që Tirana është përgjithësisht një qytet, ku njeriu e ka më të lehtë të gjejë një vend për të punuar sesa një vend për të jetuar.