Arkiv-Opinion

Përtej tallavasë së shifrave të punësimit dhe të papunësisë

Postuar në 01 Maj, 2015 10:11

Sot në 1 maj, në ditën e punëtorëve, pati shkëmbime artilerike mes opozitës dhe qeverisë rreth nivelit të punësimit dhe papunësisë. Duke përdorur shifra në përqindje (të cilat varen shumë nga emëruesit që zgjedhin të përdorin trumbetuesit e tyre), opozita u bëri me dije shqiptarëve se “Rilindja e Ramës” ka shfarosur në mënyrë dramatike vendet e punës, ndërkohë që qeveria u bëri me dije se “Rilindja” ka filluar të japë frutet e saja të shtimit të punësimit.

Nga shoqëria e propagandës në shoqërinë e komunikimit

Postuar në 01 Maj, 2015 05:21

Përpjekjet e qeverive për të kontrolluar dhe manipuluar mediat kanë shoqëruar gjithë historinë e mediave botërore që nga lindja e medias së parë, librit, e deri në ditët tona. Dihet tashmë arsyeja: mediat si institucione që realizojnë qarkullimin e informacionit dhe të ideve, ndikojnë në formësimin e dijes dhe të sjelljes së publikut dhe, për rrjedhojë, mund të përcaktojnë mbështetjen apo kundërvënien e qytetarëve ndaj një regjimi apo qeverie të caktuar.

Çfarë (nuk) tha Kisha Katolike?

Postuar në 30 Prill, 2015 07:43

Kisha nuk duhet të merret apo të rreshtohet me partitë, por askush nuk mund ta ndalë atë të thotë të sajën në çështjet politike. Për aq kohë sa fjala politikë do të ketë brenda rrënjën polis, këtë të drejtë nuk mund t’ia heqë askush, duke qenë se Kisha është pjesë e këtij polis­i edhe për aq kohë sa fjala kishë vjen nga ekklesía (greqisht, biblike), nga qahal (hebraisht), që do të thotë popull.

Gurët kilometrikë për Bojaxhiun

Postuar në 29 Prill, 2015 23:31

Gjergj Bojaxhiu u regjistrua dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat për kryebashkiak i Tiranës. Ai depozitoi mbi dyfishin e firmave qe i duheshin - rreth 13 800 firma të qytetarëve mbështetës. Ky numër përbën edhe gurin e parë kilometrik që Bojaxhiu duhet të kalojë në garën e tij për Tiranën. Në qoftë se ai nuk arrin të marrë 13 800 vota, gjithkush do ta stigmatizonte si kandidatin që nuk mori dot as votat e atyre që u deklaruan hapur për të (me emër, mbiemër, kartë identiteti, numër telefoni).

Leksioni i parë i të pjekurit Kosova

Postuar në 29 Prill, 2015 05:48

Palët politike kanë filluar të konsumojnë që tani aktet e para të fushatës, edhe në kundërshtim me afatet e ligjit zgjedhor, dhe që tani kanë filluar të ravijëzohen disa prirje që mund të konsolidohen gjatë betejës së qershorit. Njëra prej tyre është pikërisht karakteri paqësor i fushatës që po bën kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, doktor Halim Kosova. Kjo veçori për shumë arsye meriton të analizohet. Nuk ka dyshim se për shumë arsye doktor Halim Kosova e ka një betejë të vështirë për Tiranën.

‘Një show për jofetarë' dhe kjo botë që është e të gjithëve

Postuar në 28 Prill, 2015 05:22

Në komentet që janë bërë pas show-t e për show-n (‘Dhe profetët dinë… të puthin’) më kanë bërë përshtypje ata që i japin gojës mbarë e mbrapsht pa e ditur se për çfarë është folur në të (ky është një sport që tanimë praktikohet në masë këtyre anëve) dhe ata që i bëjnë një lexim të vetin show-t. Të parëve nuk kam se ç’t’u them. Ndërsa të dytët janë në të drejtën e vet që ta komentojnë show-n ashtu si u duket e udhës e si ua thotë truri. Nuk mund t’i ndaloj dot ta bëjnë këtë gjë, e për më tepër as që duhet të më shkojë në mendje për ta bërë një gjë të tillë.

Kokëfortësia e Ramës me shifrën “1 milion të papunë”

Postuar në 28 Prill, 2015 05:02

Mbrëmë në emisionin “Shqip” në Top Channel, kryeministri Rama i tha drejtueses Xhunga pak a shumë kështu: “ Ju talleshit me shifrën 1 milion të papunë që ne deklaruam para zgjedhjeve të qershorit 2013, por ajo ishte mëse e saktë”. Më tej ai, duke iu referuar INSTAT-it "të rilindur", deklaroi se gjatë vitit 2014 u shtuan 83 pik ca mijë vende pune. Pra, me afërsi, i bie që në fund të 2014-ës të kenë qenë mbi 900 mijë të papunë në Shqipëri…

Ben Blushi si demokrat

Postuar në 28 Prill, 2015 03:54

Kush mund të ketë patur dyshime se disidenca e Ben Blushit do të pritej ndryshe në Partinë Socialiste? Apo, nëse do të ndërronim krahët dhe me imagjinatë e vendosnim në PD, e cila po me imagjinatë, është në pushtet, cili do të ishte reagimi? Nuk kërkon pra ndonjë reflektim, as të thellë e as kurajoz, për të sqaruar e thënë se partitë politike shqiptare janë, si në shumë gjëra të tjera, të ngjashme edhe në raport me padurimin dhe hermetizmin që zbatojnë ndaj mendimit ndryshe.

As Kejnsi e as Fridmani s’i bëjnë derman ekonomisë shqiptare

Postuar në 27 Prill, 2015 03:06

Në mendimin ekonomik botëror, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare. Nobelisti John Maynard Keynes ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që i sheh politikat fiskale si instrumentin kryesor të ndërhyrjes së shtetit në rastet kur rritja ekonomike frenohet dhe hapja e vendeve të reja të punës vështirësohet. Ndërsa nobelisti Milton Friedman ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që këtë rol ia njeh politikave monetare.

Abuzimi i Satirës

Postuar në 26 Prill, 2015 05:11

Unë dhe shumica e kolegëve të mi, qysh nga tragjedia e Parisit, kemi kaluar mjaft kohë duke diskutuar kufinjtë. Sic e dini, historia kontraversiale e karikaturave të Muhamedit filloi tetë vjet më parë në Danimarkë, ku një protestë kundra “vetë-censurës” dhe thirrjes nga një editor kundra asaj që ajo ndjeu se ishte një korrektesë politike që të merte frymën. Ideja mbrapa karikaturave të para nuk ishte zbavitja apo iluminimi, apo sfida ndaj autoritetit – mësymja e saj ndaj karikaturistëve ishte në mëmyrë specifike ishte që të provokonin, dhe ata ja arritën kësaj tej mase.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion