Arkiv-Opinion
Financimi i bashkësive fetare, në kundërshtim me Kushtetutën
Pak ditë më parë qeveria kaloi një vendim që financon me 109 milionë lekë bashkësitë kryesore fetare. Ky lajm ka kaluar në heshtje si nga opozita por edhe nga shoqëria civile, ndoshta për të ruajtur “bashkekzistencën” paqësore të besimeve në Shqipëri, por ndoshta shoqëria civile nuk e di që statusi i këtyre bashkësive është njësoj si gjithë organizatat joqeveritare.
Sistemi përmbys i zgjedhjes
Kur kanë mbetur vetëm disa ditë për zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë bashkie publiku ka rastin të mësojë përsëri se distanca midis asaj që politika premton dhe ofron është dhe mbetet e thellë, me ecje paralele dhe pa shanse praktike dhe as teorike takimi. Natyrisht që ndarja e re territoriale do të duhej të shoqërohej me një proces të ri të përzgjedhjes së 61 emrave, shumë prej të cilëve, referuar resurseve financiare nën përgjegjësi, do të jenë njerëzit më të pushtetshëm në katër vitet e ardhshme në Shqipëri.
“Dukë i Durrësit” apo “Dukë i Krimit”?
Kur para disa muajsh u mor vesh se opozita po testonte mundësinë e kandidimit të Agron Dukës si përfaqësues i saj në garën lokale të Durrësit, një mik më tha se po vinte koha që të varrosej përfundimisht epiteti “Dukë i Krimit”, që Berisha i ngjiti deputetit durrsak në fillim të viteve ‘2000. “Në qoftë se ai fiton bashkinë e dytë në vend për numër votash, Berisha do ta quajë ‘Dukë i Durrësit’”, tha me të qeshur miku im.
Loja e mbyllur me kandidatët për kryetarë bashkie
- Hë, çfarë thuhet? Cilin do vini kandidat në Tiranë? – e pyeta para ca ditësh një eksponent të rëndësishëm të PS-së.
– Ende nuk dihet – m’u përgjigj ai.
– Po cilët janë emrat në garë? – vijova unë.
Ai ngriti supet.
– Po këta emrat, për të cilët flitet e përflitet, kush i nxjerr? – ia bëra unë, duke iu referuar thashethemnajës metropolitane mbi kandidatë të llojllojshëm, shpesh edhe të çuditshëm.
– Është loja e atij të gjatit – më tha ai.
– Po cili është beniamini i tij? Cilin do caktojë në fund fare? – pyeta unë.
Gjysmëlista e kandidatëve të PS dhe 7 emra kureshtarë
Ben Blushi ka prodhuar edhe njëherë forcë fërkimi me kryeministrin Edi Rama pas shpalljes së listës, më saktë gjysmëlistës me kandidatë për kryetarë bashkish. ‘Një proces pa proces’ e ka quajtur deputeti disident, duke vazhduar linjën ironiko-rebele të përplasjes me shefin e partisë. ‘Nuk janë kandidatët e PS por të një njeriu’, pat deklaruar pak ditë më parë.
Muzikë për veshët e Prishtinës, jo të Brukselit
Prononcimet e Ramës dhe Thaçit për llojet e bashkimit të shqiptarëve, në një analizë të fundit janë kundërproduktive, pavarësisht nga objektivi i nënkuptuar dhe i kamufluar i tyre.
Si të tilla, ato çuan ujë në mullirin e diplomacisë serbe dhe retorikën e Vuçiçit dhe nuk ka përse fajësohet as Brukseli që bëri një prononcim të nivelit të ulët, por gjithsesi parimor në bazë të korrektesës politike.
Kur Edi Rama kërcënon Europën
Tashmë është kthyer në një barsoletë shprehja alla nardndoka e kryeministrit Rama: “Shqiptarët kanë nevojë për Europën njësoj siç Europa ka nevojë për shqiptarët”. Kryeministri po e përdor aq shpesh, sa edhe vetë ka harruar për çfarë ka dashur ta përdorë në fillim të herës.
Një gjyq publik për gjyqtarët e Frrokut
Vendimi i dhimbshëm se plot dy vite pas vrasjes së një komisari policie gjykata e krimeve të rënda na la pa një autor për atentatin ndaj tij, ka prodhuar megjithatë një risi pozitive: ajo duket se i ka dhënë fund një mendësie sa të vjetër po aq edhe totalitare, që e dëgjojmë shpesh edhe në debatet televizive, se pasi flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. Prej ditës që u lexua në sallë, vendimi për lirimin e Frrokut, ndoshta është një nga vendimet më të debatuara, më të para me lupë, më të përballura me provat e prokurorisë.
Ndikimi i aksidenteve në të cilat alkoli ka qenë faktor, sa 1/3 e rritjes vjetore të PBB shqiptare
Në një studim që kam kryer me kolegët e mi të Pacific Institute for Research and Evaluation, për herë të parë kemi matur ndikimin që kanë në ekonominë amerikane aksidentet në të cilat ka qenë faktor alkoli (rezultatet e studimit do të publikohen në numrin e rradhës së revistës shkencore Injury Prevention).
7 Prilli 1939 si poshtërsi
Këtë vit, kjo ditëmandatë nuk ka asnjë përvjetor që të lypë një editorial, por po e bëjmë vetëm me një qëllim: të spikatim që ishte dhe mbetet një ngjarje poshtërsisht e ligë.
Në mbi 102 vite të shtetit tonë, mbushur tej për tej me histori dhe pseudohistori çfarëdolloj, dy ngjarje janë më të mbrapshtat: 29 korriku 1913, kur në Konferencën e Londrës trojet dhe popullsia shqiptare u ndanë mes për mes dhe 7 prilli 1939, kur Italia e fashistizuar na pushtoi ushtarakisht.