Arkiv-Opinion

Nga Johan Georg Von Hahn te Johannes Hahn

Postuar në 26 Mars, 2015 05:14

Diku pa mbërritur mirë mesi i shekullit të XIX, një diplomat gjerman që punonte asokohe në Janinë për Austro-Hungarinë, pati ndërmarrë disa udhëtime nëpër Shqipërinë e atëhershme. Ishin të vështira, aq sa ka qenë e vështirë vetë koha, vendi, njerëzit. Përshkrimi që ai na ka lënë pas është fillesa e një enciklopedie të vërtetë shqiptare (Johan Georg von Hahn, Albanesische Studien, Jenna 1854) me përshkrime, gjeografi, etnologji, gjuhësi, histori, arkeologji.

Unë nuk e dua Tomën, por aq më pak prokurorët e tredhur kundër tij

Postuar në 25 Mars, 2015 15:12

Kam përshtypjen se sot në Komisionin Parlamentar të Mandateve ka ndodhur një skandal. Falë dy prokurorëve idiotë, në hall, apo të detyruar, nga seanca publike ka dalë fitues Tom Doshi. E gjithë shija që të mbetet pas kqyrjes të vëmendshme të asaj seance, është se ose kemi të bëjmë me një prokurori injorante dhe totalisht e paaftë, ose se kjo prokurori ka vendosur të mbrojë krimin me qëllim.

Denoncoj natyrën okulte të draftit për arsimin e lartë

Postuar në 25 Mars, 2015 07:20

Nuk është e panjohur, përkundrazi, është një praktikë e ndeshur shpesh kur ekzaktësisht në emër të një interesi më të përgjithshëm, madje të mbuluar krejtësisht nga stofi dimëror dhe i ngrohtë i interesit më të lartë, gati-gati sublim, paraqiten projekte që synojnë zezërisht rrënimin e tij përmes plotësimit të interesave të jashtëligjshme të individëve të caktuar. Më shumë se një praktikë, e gjithë kjo është një betejë, sepse përfitimi vetjak nuk synohet në harmonizim me të tërën, përkundrazi, në një luftë për jetë a vdekje me të.

​A është lufta rrëfim individual

Postuar në 24 Mars, 2015 16:07

Shënime rasti rreth luftës, të shkëputura nga fragmentet e mia në prozë

 

& 53.

 

Shteti Islamik

Postuar në 24 Mars, 2015 03:43

Shteti islamik është në pamje i tillë, por në realitet ai është një organizatë klandestine. Kalifati i vetëdeklaruar është një aksident i historisë i dalë në pah nga tensionet ekonomike, sociale dhe politike të Lindjes së Mesme. Me daljen e tij, ai ka arritur që të tronditë kufijtë dhe ndarjet e vendosura në atë rajon që nga rënia e Perandorisë Osmane. Deri tani, ky shtet është më shumë i njohur për dhunën që po ushtron për të mbajtur nën kontroll territoret që ka pushtuar.

Mbi Dosjet, Hapjen e tyre dhe Lustracionin

Postuar në 23 Mars, 2015 06:09

/sites/default/files/imceuploads/asgjesimi_1990_1.jpg

Mos është pjellë në oborrin e Shqup-it vrasja e Doshit?

Postuar në 23 Mars, 2015 03:34

Ka një dyshim që vërtitet në ajër këto ditë të gjullurdisë që opozita e PD-së po përpiqet të ngjallë, pas akuzave të ngritura nga deputeti Tom Doshi ndaj Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Dhe janë pikërisht protestat e PD-së, thirrjet e liderëve të saj për dorëheqjen e Metës, gjakimi i qartë për të përfituar politikisht nga kjo ngjarje, duke thirrur deri edhe zgjedhje të parakohshme, ende pa thënë fjalën e saj as prokuroria, ajo që të shtyn të dyshosh: mos vallë kemi të bëjmë një intrigë të sajuar me nxitjen e vetë lidershipit të PD-së që po përpiqet të përfitojë sa më shumë prej saj?

Kush na e komandon shpirtin

Postuar në 22 Mars, 2015 06:02

Ndoshta është rasti të bëjmë pak teori, sepse kështu mund ta kuptojmë më mirë atë që po ndodh me shpirtrat tanë ose më saktë me shkatërrimin tonë shpirtëror. Siç thonë sociopsikolinguistët njeriu kur lind, fëmija, pra, ka vetëm një qëllim ose parimi i jetës së tij është kënaqësia.

Lindja e një ndikimi të ri radikal fetar në Shqipëri

Postuar në 21 Mars, 2015 05:32

Sulmet ndaj “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti rikthyen debatin për ekstremizmin fetar si një nga kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare dhe globale, dhe i lidhur ngushtë me këtë u rikthye edhe debati për lirinë e medias dhe fjalës së lirë në raport me besimin fetar.

Mbaroi karburanti politik i “Çështjes Doshi”

Postuar në 21 Mars, 2015 04:55

Në momentin që prokuroria kërkoi arrestimin e Tom Doshit për kallzim të rremë, gjykimi në opinionin publik rreth akuzave të tij ndaj Ilir Metës, praktikisht, mori fund.  Gjykimi i Doshit në sistemin juridik mund të zgjasë shumë, por shqiptarët e thjeshtë që mund të kenë qenë në dyshim se kush po tregonte të vërtetën – Doshi apo Meta – janë gati të lëvizin drejt temave të tjera të diskutimit të përditshëm – kostoja e energjisë elektrike, taksat, punësimi, kërcënimet me bomba nëpër shkolla, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion