Mbaroi karburanti politik i “Çështjes Doshi”
Në momentin që prokuroria kërkoi arrestimin e Tom Doshit për kallzim të rremë, gjykimi në opinionin publik rreth akuzave të tij ndaj Ilir Metës, praktikisht, mori fund. Gjykimi i Doshit në sistemin juridik mund të zgjasë shumë, por shqiptarët e thjeshtë që mund të kenë qenë në dyshim se kush po tregonte të vërtetën – Doshi apo Meta – janë gati të lëvizin drejt temave të tjera të diskutimit të përditshëm – kostoja e energjisë elektrike, taksat, punësimi, kërcënimet me bomba nëpër shkolla, etj.
Fakti që kryeprokurori është zgjedhur me bekimin e Berishës dhe fakti që kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Doshit u mbështet publikisht nga SHBA dhe BE, si dhe nga dy deputetë të koalicionit të Merkelit, ndikon që shqiptarët e thjeshtë t’i vënë një kapak në mendjen e tyre “Telenovelës Doshi”.
Kuptohet që shumë votues të opozitës i besojnë ato që thotë Doshi e PD-ja rreth kësaj çështje, por të mos harrojmë se opozita ka vetëm 680 mijë votues, ndaj 1 milion që ka mazhoranca. Vazhdimi i protestave të opozitës rreth kësaj çështje thjesht mund të përforcojë vendosmërinë e votuesve të saj të votojnë për të pas tre muajsh, por që të ketë sukses, opozita duhet të tërheqë edhe votues nga 1-milionëshi i mazhorancës, apo nga ata qe s'kane votuar fare.
Në vend që të merret me një çështje të mbyllur në opinionin e gjerë publik, PD-ja duhet të fokusohet tek platforma elektorale që do t’u ofrojë zgjedhësve në zgjedhjet e 21 qershorit. Duke vazhduar protestat për “Çështjen Doshi”, PD-ja jep mesazhin se fushata e saj do të ketë theks negativ. Ndërkohë, votuesit e lëkundur mund ta ndërrojnë votën drejt PD-së, vetëm në qoftë se fushata ka theks pozitiv – pra, në qoftë se fokusohet tek gjërat që do të bëjë më mirë opozita, po të marrë pushtetin lokal.
Comments
Fundi i pështirë i një

Fundi i pështirë i një telenovele

Fundi i të gjitha telenovelave që mbushin mbrëmjet e njerëzve të ngeshëm është me happy end. Pothuajse gjithnjë, personazhi që ishte zhdukur aksidentalisht në serinë e parë, në fund fare, shfaqet pasi del nga gjendja koma dhe nga spitali ku e kishte çuar ai djali i rastësishëm që ndante pica me motorr. Në serinë e parafundit, ai kthehet në shtëpi për të ndëshkuar të gjithë ata që u sollën keq me gruan e tij, kur kujtuan gabimisht se ai kishte vdekur… Sa qef! Fund i lumtur apo jo?.. Edhe dashnorja e dytë, në atë seri, del se është gjallë. Pasi kishte dështuar atentati ndaj saj (në momentin e shpërthimit të tritolit ajo kishte vajtur në banjë), ishte larguar jashtë shtetit pa lajmëruar askënd dhe u kthye kur dëgjoi, gjithnjë rastësisht, t’i përmendet emri në televizion. E takoi rastësisht në aeroportin e Frankfurtit Tasimi, i cili po kthehej edhe ai në Stamboll, pasi kishte ndjekur një sfidë të rrallë sporti. Tifoz i madh futbolli ai. E ndiqte këmba këmbës ekipin e tij të zemrës “Gallata Saraj”-in… Aty në aeroport, ai i tregoi asaj se nuk ishte siç e dinte ajo, burri i tezes, por babai i saj. Pastaj asaj i ra të fikët dhe kur u përmend, babai i kërkoi që kjo gjë, dmth që ai ishte babai i saj, të mbetej sekret. Por sekreti nuk zgjati shumë se këto pamje u fiksuan nga kamerat e sigurisë së aeroportit… Ndërsa, për dashnoren e parë, që gjithnjë refuzonte të puthej me Karaashikun, ky i fundit, mu aty në serinë e fundit, merr vesh se e paskësh pasur motër nga babai. Sa mirë që ajo nuk pranoi të shkonte në shtrat me të! Ia ndiente gjaku asaj. Ç’bën gjaku?!. - Ç’gjak more? Regjisor i mençur thuaj?!. Sa bukur! Sa bukur! Happy end. Ah sa keq që mbaroi edhe ky serial!..

Por, nuk zgjati shumë dhe para tre javësh, për shqiptarët filloi një telenovelë tjetër. Këtë herë e vërtetë që transmetohej nga të gjitha kanalet e televizioneve shqiptare njëkohësisht. Një deputet, pasi fillimisht akuzoi dy drejtoresha, atë të doganës dhe atë të taks tatimeve, në qendër të sulmit vendosi një kryetar Kuvendi. “Ilir Meta ka porositur vrasjen time dhe të Mhill Fufit”- deklaroi ai. Rreth tij plot të tjerë. Që nga kryeministri e deri tek një djalë i penduar që mbante veshur një xhup edhe në shtator. E kish veshur për dimrin që po vinte. Këtë radhë personazhet e telenovelës ishin të vërtetë. Kishin emra prej vërteti. Toma, Toni, Bami, Marku, Iliri, Saliu, Dritani, etj. Edhe ai që luante killerin snajper, shoku i babait të Ilir Metës, e kishte një emër. Petrit Çinari kishte edhe një kartelë mjekësore prej vërteti. Ish oficeri kishte raport invaliditeti për një kallo në tru. (Megjithatë një apartament dhuratë e kish përfituar për rolin që do të luante.) Killeri nuk kishte para ta operonte nënkafkën në Amerikë. Ku t’i gjente paratë i varfëri, se mos kishte qenë ndonjëherë ministër apo drejtor KESH-i?.. Dhe kështu, veç personazheve me njerëz të vërtetë, me pula dhe vezë po prej vërteti, kjo telenovelë na shfaqej me nuanca të ndryshme në kanale të ndryshme televizive. Kudo që ta shtypje pultin e telekomandës, po ato personazhe të shfaqeshin. Veçse për të marrët ndryshonte ndonjëherë qëndrimi. Psh mund të ndodhte, që për të njëjtin personazh, një kanal televizioni i cili e tregonte si të mençur, kanali tjetër thoshte se është me kartelë mjekësore për kancer në kokë. Diku thuhej se personazhi është aluçinant kronik, tek kanali tjetër dilnin ca analistë “të pavarur”që thonin: “Gjynah që s’është më kryeministër!” Por këto nuk prishnin punë. Madje ishte mirë që kishte telenovelë të veçantë për të gjitha shijet e teleshikuesve…

Dhe siç ndodh me të gjithë telenovelat, edhe kësaj tonës duket se po i vjen fundi. Por ndryshe nga serialet turke të cilat sa më pranë i afrohen fundit, aq më shumë e mbajnë mbërthyer teleshikuesit, me këtë nuk po ndodh kështu. Kjo e jona po e humb interesin. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë se regjisorët, tani nga fundi, po fusin në skenë ca aktorë të dobët. Treshja Halimi, Bylykbashi dhe Strazimiri, megjithëse janë ca djem që i artikulojnë më saktë gramatikisht frazat se ndonjë prej personazheve të historisë “Doshi & Frroku”, janë të konsumuar. Njerëzit nuk harrojnë aq shpejt Eduart Halimin me shokë, kur në komisionin parlamentar të 2011-s, luajtën rolin e “traut të urës” që të kalonte lumin pa u lagur Berisha pas 21 janarit, bashkë me “çadrat pistoletë” dhe “thikat me helm”... Si atëherë edhe sot, këta personazhe, megjithëse karagjozë e fantazmagorikë, nuk të bëjnë as për të qarë e as për të qeshur. Janë veçse të pështirë. Gjithashtu, siç po duket, ndryshe nga telenovelat turke, kjo e jona nuk po mbyllet me happy end. Jo vetëm se prokuroria kërkon arrestimin e dy deputetëve me akuzën se kanë trilluar një gjë të paqenë, dhe kanë gënjyer para tyre, por edhe se nuk po shfaqen më personazhet e serisë së parë, si fjala vjen drejtoresha e tatim taksave apo ajo e doganës… Ç’u bë vërtetë me to? Megjthëse Toma e ndryshoi fokusin e akuzës, nga ato tek Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njerëzit nuk harrojnë aq shpejt sa ai se si nisi kjo telenovelë… Kjo të bën, që të mos e besosh shumë se Toma i ka marrë për të vërteta nga fillimi deri në fund ato që i ka treguar Marku. Si mund t’i besosh një njeriu që, për më tepër, e ka një hall. Dhe halli për të nxjerrë vëllain nga burgu, nuk është hall i vogël. As halli i Berishës për t’u kthyer prap në pushtet, nuk është hall i vogël për të. Edhe Dritan Prifti tha se e kishte një hall. Një hall nga ato që ai mendon se zgjidhen me video. A thua se deputeti socialist vërtetë u ka besuar këtyre hallexhinjëve?.. Vërtetë të jetë i sëmurë këto ditë? Kjo do të ishte ana tragjike e kësaj ngjarjeje. Përndryshe, normalisht me Tomë Doshin do të duhej të ndodhte ajo që thotë Dalai Lama: ”Kur e kupton se ke besuar në gënjeshtra, transformohesh në njeriun që s’i beson askujt përveç vetes!” Mund të ketë ndodhur edhe kështu. Ai e di. Ne vetëm mund të themi se ky nuk është happy end… As burgu që kërkon prokurori nuk duket se ka ndonjë vlerë… Kush do të japë drejtësi? Ndonjë Agim Bendo? Ndreca apo Gjin Gjoni?.. Që të mos bëhet më i pështirë fundi, më mirë telenovela le të mbyllet këtu. Pa vajtur në gjyq.

Add new comment