Arkiv-Opinion

Për kufijtë e hapësirave detare me Italinë

Postuar në 16 Mars, 2015 12:08

Njoftimet e fundit nga Vlora dhe Ngushtica e Otrantos sjellin sërish në vëmendje të drejtat sovrane të shtetit shqiptar në hapësirat e veta detare. Fjala është për ndalimin ditët e fundit prej autoriteteve shqiptare të anijes së peshkimit “Cobra III” dhe katër peshkatarëve italianë që duket se po peshkonin në mënyrë të paligjshme brenda detit territorial të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë që shtypi shqiptar e ka injoruar këtë ngjarje, njoftimi është dhënë menjëherë nga shtypi i vendit fqinj.

Blair "pro bono", gruaja e tij me bonus

Postuar në 16 Mars, 2015 04:09

Arben ManajHistorikisht kam votuar për Blerin dhe Laburistët dhe, vetëm herën e fundit dhe për herë të fundit, për Konservatorët. Për bindjet e mija politike e kam të pakollajtë të shkruaj për një njeri që e kam pasur idhull politik, falë edhe asaj që e dimë të gjithë; ndihmës dhe detyrimit që kemi si shqiptarë për atë që ka bërë për Kosovën. Por sot po shkruaj për Toni Blerin biznesmen dhe jo atë politikan dhe aq.

Buci, Lali, dhe kandidatura e Gjergj Bojaxhiut për kryebashkiak

Postuar në 15 Mars, 2015 15:56

I kanë ngjitur nofkën “Buci” që në fëmijëri, sepse ishte disi obez, dhe gjithkush e thërret me këtë nofkë edhe sot që është 25 vjeç. Ka mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe, meqë është i papunë, e kalon kohën duke kombinuar skedina 1000-lekëshe në lotosportin e lagjes. Kur e pyeta se për kë kishte votuar herën e fundit, më tha se kishte votuar “për këta që janë në pushtet”, por që e kishin zhgënjyer keqazi. Arsyeja? Jo vetëm që nuk e kishin punësuar, siç i kishin premtuar, por i kishin shkurtuar nga puna edhe të atin, i cili punonte në një ndërrmarrje në pronësi të shtetit.

A na mjafton Dielli?

Postuar në 15 Mars, 2015 05:39

I ftuar në një nga të shumtat emisione politike televizive një nga figurat më domethënëse të socialistëve u bëri thirrje njerëzve që të mos merren kaq shumë me politikë, por të shijojnë jetën aq sa kanë mundësi. Ai madje citoi edhe dy ngjarje shumë të rëndësishme të Tiranës apolitike: vënien në skenë të një drame dhe derbin e famshëm Tirana-Partizani. Sigurisht që bëhej fjalë për çështjen “Doshi”.

Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm si të gjithë europianët*

Postuar në 15 Mars, 2015 03:20

I nderuar President Juncker,

Po ju shkruaj si qytetar i vendit tim—Kosovës. Republika e Kosovës, shteti më i ri europian, u lind me 17 shkurt 2008 dhe është e pavarur duke ju falënderuar përpjekjeve tona të gjata dhe mbështetjes së patundur të botës euro-amerikane. Populli i Kosovës e çmon lartë gjithçka Europa, SHBA-të dhe sidomos BE-ja kanë bërë për ne. Megjithatë, arsyeja pse po ju drejtohem sot është që të sjell në vëmendjen tuaj trajtimin jofer të vendit tim në procesin e liberalizimit të vizave.

Zoti President,

E dyta herë kundër Metës apo kundër King maker-it?

Postuar në 14 Mars, 2015 07:39

Përtej fjalëve ngjizur me tritol verbal dhe helm të fortë, që po vërshojnë këto orë, nëse largohemi në kohë dhe hapësirë, shohim se në harkun e 4 viteve, sulmi politik i sotshëm kundër Ilir Metës dhe LSI, po shfaqet si një kopje e përsëritur më parë.

Hetimi ndërkombëtar i çështjes “Doshi”, domosdoshmëri

Postuar në 14 Mars, 2015 07:31

Intensiteti i pazakontë i hetimit të akuzave të deputetit Tom Doshi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pozitiv në vetvete, i ka të dyja anët e medaljes. Ka shpresën e një hetimi të thelluar, që do fillojë të hedhë dritën në botën e errët të lidhjeve të politikës me krimin, sikurse edhe dëshirën që këtyre lidhjeve famëkeqe t’u ketë ardhur ora e këputjes, e ngordhjes. Nga ana tjetër, është frika e një nxitimi për t’i vënë përsipër denoncimit të tmerrshëm kapakun e parafabrikuar nga vetë Kryeministri Rama sikur gjithçka është paranojë, telenovelë, inskenim i Tom Doshit me shokë.

Klimë e kontaminuar

Postuar në 13 Mars, 2015 09:00

Klima politike në BE është e kontaminuar. Mes Berlinit dhe Athinës. Por edhe mes Athinës dhe Bankës Qendrore Europiane. E po ashtu edhe mes 18 vendeve të Eurozonës dhe Athinës - e anasjelltas. Bashkimi Europian po luhatet drejt një krize të thellë, për të mos thënë që ai qysh tani ndodhet në vorbullën e saj. Papritur duket se në këtë projekt madhështor të paqes sërish po lulëzojnë reminishencat kombëtare, madje ato nacionaliste. Papritur mes vendeve anëtare mbizotëron një ton, që normalisht njihet mes armiqve, por jo mes partnerëve, që prej dekadash komunikojnë paqësisht mes tyre.

Protesta alternativë

Postuar në 13 Mars, 2015 03:13

Po shkëpus një hyrje të shkrimit të bërë në gazetën The Times të Londrës në 28 gusht 1963, si për të kujtuar se raportimi ditor i një proteste nuk arrin dot të përpunojë mjaftueshëm rëndësinë apo pasojat politike e historike të saj. “Dje u mbajt demonstrata më e madhe e Negro-ve që nga heqja e skllavërisë për të kërkuar liri tani. Washingtoni ishte i zbrazur ku të bardhët ndenjën në shtëpi, baret u mbyllën, zyrat u zbrazën dhe me mijëra policë dhe ushtarë ishin gati për çdo gjë”.

Gjirizet e florinjta

Postuar në 12 Mars, 2015 05:09

Studiuesit e fushës thonë se përrallat, ato që kemi dëgjuar, apo lexuar që të vegjël, lindin ose nga përvojat jetësore të brezave të mëparshëm, ose nga dëshira të fshehta dhe kurrë të përjetuara, por edhe, shpeshherë nga ngjarje të vërteta. Përshtypja e gjithë këtyre ditëve që lidhen me “çështjen Doshi” na ka bërë që të përjetojmë herë një përrallë që dukej si e vërtetë dhe herë të tjera një përrallë-përrallë, nga ato që rrëfenin të moçmit tanë. Mbërritja në Prokurori e të famshmit tashmë, “Toni i Kombinatit”, e la edhe më të vetëm rrëfimtarin e parë të kësaj historie.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion