Buci, Lali, dhe kandidatura e Gjergj Bojaxhiut për kryebashkiak

Postuar në 15 Mars, 2015 15:56
Eduard Zaloshnja

I kanë ngjitur nofkën “Buci” që në fëmijëri, sepse ishte disi obez, dhe gjithkush e thërret me këtë nofkë edhe sot që është 25 vjeç. Ka mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe, meqë është i papunë, e kalon kohën duke kombinuar skedina 1000-lekëshe në lotosportin e lagjes. Kur e pyeta se për kë kishte votuar herën e fundit, më tha se kishte votuar “për këta që janë në pushtet”, por që e kishin zhgënjyer keqazi. Arsyeja? Jo vetëm që nuk e kishin punësuar, siç i kishin premtuar, por i kishin shkurtuar nga puna edhe të atin, i cili punonte në një ndërrmarrje në pronësi të shtetit. Ndërsa kur e pyeta nëse do të votonte përsëri në qershor, më tha se e kishin zhgënjyer edhe të djathtët edhe të majtët, kështuqë s’do të votonte më.

Kur i përmenda Bucit se një nismë qytetare po nxit Gjergj Bojaxhiun që të kandidojë si i pavarur për kryebashkiak në Tiranë, ai tha se për të mund të shkonte të votonte. Jo se priste që Bojaxhiu t’i gjente ndonjë punë, apo t’i jepte para për votën, por thjesht se do deshte të ndëshkonte “ata mashtruesit e djathtë e të majtë”.

Një histori të ngjashme dëgjova edhë nga Lali, një pensioniste që ka votuar vazhdimisht për PS-në, por që është zhgënjyer se nuk i futën në punë djalin, i cili “ishte bërë telef në të gjitha fushatat e PS-së dhe i ishte premtuar një dreq vendi pune”. Nëse një nismë qytetare kandidon Gjergj Bojaxhiun apo një të ngjashëm me të, Lali tha se do t’ia jepte me siguri votën, jo se shpreson që vota e saj t’i sigurojë një vend pune të birit, por se, sipas saj, ka ardhur koha të dalin në skenë politikanë të rinj si puna e Gjergjit.

Dhe rasti i Bucit dhe i Lalit, nuk janë raste të shkëputura.

Nga një sondazh i kryer nga IDRA për llogari të Zyrës së OKB-së në Tiranë, rezulton se rreth 43% e të anketuarve kanë deklaruar se janë në dijeni të rasteve kur votat janë premtuar në këmbim të dhuratave/parave/punësimit apo favoreve të tjera. Se sa ka qenë përqindja e votuesve që e kanë dhënë votën vetëm prej joshjes nga favoret e mësipërme nuk përcaktohet në sondazh (është praktikisht e pamundur të gjehet kjo me vetëdeklarim), por hendeku i madh mes pjesmarrjes së lartë në zgjedhje të të anketuarve dhe interesit të ulët të tyre për çështjet e politikës dhe qeverisjes (i zbuluar nga sondazhi) mund të mbushtet njëfarësoj vetëm me abstragimin se votat në këmbim të favoreve te premtuara kanë qenë të shumta.

Nga ana tjetër, nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë në Tiranë dhe një sondazh i kryer nga një sondazhist tjetër i pavarur, rezulton se rreth 1/3 e kryeqytetasve me të drejtë vote, janë gati të votojnë për një kandidat të pavarur, në qoftë se një i tillë futet në garë. Ndërsa në rang vendi, më rezulton se vetëm 1.45 milion zgjedhës janë gati të votojnë për një kandidat të dy koalicioneve kryesore, nga 1.75 milion që morrën pjesë në zgjedhjet e qershorit 2013.

Pra, Buci dhe Lali kanë rreth 120 mijë shokë në Tiranë dhe rreth 300 mijë shokë në gjithë Shqipërinë. A do të dalin disa Gjergj Bojaxhij të pavarur që të thithin votën e këtyre zgjedhësve të zhgënjyer? Kjo mbetet të shihet deri në 21 qershor …

Comments

Submitted by Tina (not verified) on

Une bej pjese ne 120 mije tiranasit qe jane gati te votojne per dike si Gjergj Bojaxhiu. A do kandidoje vertet Bojaxhiu?

Submitted by Maks Lela (not verified) on

Une bej pjese tek ata qe nuk votojne as per njerin as per tjetrin dhe as per Gjergj Bojaxhiun. Megjithese degjojme dhe lexojme se eshte dikush me integritet, me duket e cuditshme qe nje ish zyrtar i larte i PD te kete integritet.

Nderkohe vendosja e Gjergj Bojaxhiut si kandidat, do ta frikesoje PS (e cila i fiton me shume gjasa zgjedhjet ne Tirane) se mund te humb votat e pjeses qe e pranon me me shume veshtiresi korrupsionin dhe padrejtesine, ndaj do ti detyroj te zgjedhin nje kandidat disi me te ndershem. Ndaj e pershendet dhe uroj qe te kete kandidate te tille ne cdo qytet.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Shpresojme qe te jete e vertete.

Nuk eshte problemi nese ka apo jo integritet (meqe aty i paska ngel mendja) Maksit. Problemi eshte qe ne nje sistem politik si ky i yni, ku politikanet ndjehen mjaft te mbrojtur nga rivale te ndryshe sepse e kane mbyllur lojen politike ndaj konkurences, te gjithe jane te destinuar te ndjehen komod per te abuzuar dhe humbur integritetin. Eshte frika e konkurences ajo qe ushqen performancen e mire.

Edhe sikur Bojaxhi te ishte nje individ problematik, qe nuk eshte fare me sa di une, gjithsesi do votoja me shume qef ate se sa bastadet qe do nxjerrin dy selite e medha dhe qe jane aty vetem e vetem per te kenaqur interesat e ndertuesve prane dy partive.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.