Arkiv-Opinion
Distancimi i Ateistëve
Pas vrasjes së tre muslimanëve në Shtetet e Bashkuara nga një i vetëdeklaruar ateist, komentatori i CNN dhe pedagogu në Morehouse College, Marc Lamont Hill ironizoi në Twitter: “po pres që komuniteti ateist të dënojë këtë krim të tmerrshëm në Universitetin e North Carolina, Chapel Hill. A është heshtja e tyre implikuese? Pse e përjashtojmë rolin e ideologjisë sot, kur në raste të tjera shqetësohemi rreth Islamizmit radikal dhe efektit mbi dhunën botërore?”
Kush dhe përse e organizoi eksodin emigrues në 1991 ?
Po përse t’i kthehemi një ngjarjeje të 25 viteve të shkuara ?
Sepse ajo duket sikur ka ndodhur dje. Koha reale dhe koha psikologjike nuk janë e njejta gjë. Një ngjarje nga e cila na ndajnë shumë vite në planin e kujtesës subjektive është vetëm një çast reflektimi dhe përjetimesh larg.
Por, nuk është kjo arsyeja kryesore.
Rezistenca e kujtesës
Duke lexuar mbi regjimet autoritarë dhe ata totalitarë më ka mbetur në mendje ideja e një sociopsikologu të njohur, sipas të cilit diferenca midis tyre qëndron në atë se regjimi autoritar nuk do t’ia dijë edhe aq nëse njerëzit besojnë vërtet në ato që thotë pushteti, mjafton që këta t’i binden, kurse regjimi totalitar kërkon që njerëzit jo vetëm t’i binden, por edhe t’i besojnë ato që thotë ai; pra kërkon edhe nënshtrimin në mendje dhe në shpirt të njeriut. Kush nuk e bën këtë konsiderohet armik po aq sa ai që nuk bindet.
Hapësirë për kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 21 qershorit
Bahri Boriçi ka arritur diçka që s’e ka arritur asnjeri në çerek shekullin e fundit – ka fituar garën bashkiake në një qytet të madh të Shqipërisë, pa u përkrahur prej njërës nga partitë e mëdha. Ai u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në vitin 1996, duke lënë pas kandidatët e përkrahur nga PD-ja apo PS-ja. Atë e përkrahu grupimi politik “E Djathta e Bashkueme Shkodrane”, i cili fitoi vetëm 4 vende në Këshillin Bashkiak, përkundrejt 11 vendeve që fitoi PD-ja dhe aleatët e saj, apo 6 vendeve që fitoi PS-ja dhe aleatët e saj.
Eksodi kosovar dhe një kritikë Kadaresë lidhur me lirinë
Drejtësia është një emër i dytë për lirinë. – Edmund Burke
Nuk ka kohë për lojëra në Europë
Po e shkruaj këtë artikull në kulmin e një negocimi thelbësor me kredidhënësit e vendit tim – negocim, rezultati i të cilit mund të shenjojë një brez, si dhe të shërbejë si pikë kthese për eksperimentin e pambaruar të Europës me bashkimin monetar.
Le ta bëjmë Shqipërinë si...Mali i Zi
Në fundjavën e shkuar isha në Budva dhe me të mbërritur atje zbulova se nuk isha i vetmi që kisha planifikuar ta kaloja të shtunën e të dielën në Mal të Zi. Në parkimin e hotelit, tetë në dhjetë makina ishin me targa shqiptare. Në recepsion më thanë se po, ishte e vërtetë, rreth 80% e klientëve ishin shqiptarë (një nga ditët e fundjavës përkonte me ditën e Shën Valentinit, që ne kemi zënë ta festojmë me bujë). Nuk ishte e fshehtë për mua që Mali i Zi parapëlqehej prej shqiptarëve për qëllime turistike, por nuk e dija që kjo dukuri të kishte përmasa të tilla.
Hinduizmi në Kosovë
Te këmbët e shkronjave NEWBORN lustraxhiu e la klientin e tij me një këmbë në ajër dhe ia mbathi mes pune me gjithë sënduk…
Në Klinë, dasmorëve u iku orkestra, dy orë para kanagjegjit. Krushqit filluan t’u bien kusive, sahanëve e sinive që të vallëzonte nusja…
Në Ferizaj, mësuesi ditën e hënë kur hapi derën e klasës, gjysma e fëmijëve nuk ishin. Pas pak edhe mësuesi nuk dukej gjëkundi…
Llogari elektorale: Basha vs. Berisha
Në fushatën zgjedhore të 2011-ës Berisha fushatoi në të gjitha qytetet kryesore të vendit, përveç Tiranës. Dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve të mëdha ku ai fushatoi, kandidatët e përkrahur prej tij humbën thellë, megjithë ndihmën që patën nga votat e LSI-së. Ndërsa në Tiranë, ku Berisha nuk fushatoi asnjë ditë, kandidati i PD-së, Lulzim Basha, arriti të fitojë edhe falë ndihmës së 21 mijë votave të LSI-së, 1 mijë votave të Hysni Milloshit, si edhe 10 votave të Ristanit.
Koment për eksplozivët dhe koncesionet
Ndër pistat e shumta që ka ngritur opinioni lidhur me atentatet me eksploziv, konkurrojnë për vend të parë ajo e maxhorancës, sipas të cilës kemi të bëjmë me një reaksion të krimit (me gjasë i nxitur edhe nga opozita), pasi ai po ndien darën e saj t’i shtrëngohet, dhe pista e opozitës, që e akuzon maxhorancën se këtu kemi të bëjmë ose me një luftë bandash brenda maxhorancës, ose me një paralajmërim që i bën krimi për prishje të paktit parazgjedhor (me qelbësirat). Të dyja pistat kanë argumentet dhe kundërargumentet e veta sipas meje.