Llogari elektorale: Basha vs. Berisha
Në fushatën zgjedhore të 2011-ës Berisha fushatoi në të gjitha qytetet kryesore të vendit, përveç Tiranës. Dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve të mëdha ku ai fushatoi, kandidatët e përkrahur prej tij humbën thellë, megjithë ndihmën që patën nga votat e LSI-së. Ndërsa në Tiranë, ku Berisha nuk fushatoi asnjë ditë, kandidati i PD-së, Lulzim Basha, arriti të fitojë edhe falë ndihmës së 21 mijë votave të LSI-së, 1 mijë votave të Hysni Milloshit, si edhe 10 votave të Ristanit.
Por edhe sikur mos t’i marrim parasysh votat e LSI-së, Milloshit dhe Ristanit, votat që mori Basha pa ndihmën e tyre dhe të Berishës, shënojnë nivelin më të lartë të votave të djathta në kryeqytet, qysh prej vitit të largët 1992.
Po ia rikujtoj lexuesit këto llogari, sepse kohët e fundit po qarkullojnë zëra se Berishës i është kthyer etja për të qenë edhe de juro kryetari i opozitës, me shpresën se do të rikthehet në zyrën e kryeministrit. Ai duket se mendon që, përderisa u fut në atë zyrë në 2005-ën, pas humbjes fatale të 1997-ës, mund të rikthehet në 2017-ën, pas humbjes ndoshta po aq fatale të 2013-ës.
Por ndoshta Berisha ka harruar sesi e fitoi garën e 2005-ës…
Për atë fitore, u desh përplasja e fortë mes Nanos dhe Metës, që ky i fundit të krijonte LSI-në, kandidatët e së cilës i hoqën nga duart plot 18 mandate PS-së. Dhe më pas u desh kalimi i ylberit nga ana e komunistit të vjetër Lefter Xhuveli, që me ndihmën e deputetëve agrarë të formohej një mazhorancë “antikomuniste” me 78 deputetë, nga 71 që duheshin për të qeverisur.
Për ata që s’e mbajnë mend, koalicioni i udhëhequr nga Berisha në 2005-ën mori vetëm 41.2% të votave në rang kombëtar, por falë përçarjes së të majtës dhe ndihmës së Xhuvelit, siguroi 56% të mandateve në Kuvend. Dhe duket se tani Berisha po shpreson për një rënie të dytë të dacit në kos…
Dikush duhet ta zgjojë Berishën nga kjo ëndërr, duke i kujtuar disfatat e tij personale në 2011-ën dhe 2013-ën. Ai humbi kudo ku fushatoi në ato dy zgjedhje, si me LSI-në përkrah, edhe me LSI-në përballë. I vetmi politikan i PD-së që, sado me siklet, ka arritur të paktën të fitojë një garë të rëndësishme elektorale në 4 vjetët e fundit është Lulzim Basha. Ai është sot zyrtarisht kryetar i PD-së. Berisha duhet ta lejojë që ai të bëhet edhe kryetari real i saj!
Comments
I pandryshueshem ky
<p>I pandryshueshem ky njeri,komunist i qelbur,mjaftonte qe PD-ne ne 91 ta kishte marre nje qe nuk kishte lidhje me komunizmin dhe do ishim ne BE qe prej '99-es...po cti besh,ky fat na ra me kete kafshe.</p>
Ke shume te drejte Zalo, po
<p>Ke shume te drejte Zalo, po keshtu eshte kur me kushtetuten e 2008 i dhate pushtet absolut kryetareve te fusin dhe derrat ne parlament. Te dy kryetaret kane zara kudo tashme, qe mbeshtesin ata dhe vetem ata. </p>
Add new comment