Arkiv-Opinion

Kemi një problem me sigurinë kombëtare

Postuar në 16 Shkurt, 2015 04:00

Sulmet e fundit me tritol patën në shënjestër jo familjen e Sajmir Tahirit, por shtetin. Ato ishin të menduara mirë, të organizuara jo mirë, sepse kanë lënë gjurmë në vendin e krimit dhe, në analizë të fundit, sulmet me tritol ishin të mbrojtura shumë mirë.

Anti-berishizmi si justifikim i tejzgjatur

Postuar në 14 Shkurt, 2015 16:23

Është tanimë e lodhshme dhe intelektualisht rraskapitëse të dëgjosh akuza të pafundme dhe përsiatje shumëngjyrëshe kundër ish-kryeministrit Berisha. Kanë kaluar tanimë 17 muaj të bollshëm nga “Qeverisja e Re” dhe të përqendrohesh te trashëgimia “dramatike” e qeverisë Berisha, si një peshë e papërballueshme për t’u “ngritur mbi supe” dhe për t’u zhbërë, është dita- ditës më e pamjaftueshme. Thënë shqip, ky argumentim nuk mban më.

Presidenti bën një deklaratë dhe kalon...Rubikonin

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:06

Në pikën 1 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës sonë, thuhet se “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”.

Kjo nuk është më Shqipëria e nënshtrimit

Postuar në 13 Shkurt, 2015 09:31

Gjithnjë e më shpesh vijnë tek ne për të studiuar dhe pastaj kthehen në atdhe për të punuar, ndoshta për një kompani italiane, si rasti më i fundit ai Agon Channel. Kështu, para syve tanë ka ndryshuar një vend.
Si të flasësh për Shqipërinë në pak rreshta, duke u përpjekur të përmbledhësh çdo gjë, eksperienca personale, histori, të shkuarën dhe të tashmen, për të bërë një pasqyrë reale të asaj që po ndodh në anën tjetër të Adriatikut? Si të mos e lartësoj pa e kritikuar apo të demonizoj një bum ekonomik, shumë larg zymtësisë që po përjeton vendi ynë?

QUO VADIS?

Postuar në 13 Shkurt, 2015 05:11

Temperaturat shënojnë nën zero. Burra të mbledhur në tufa ngrohin duart në avullin që u del shtëllungë nga goja e më pas i rrasin thellë në xhepa. Përsërisin impulsivisht lëvizjen, ndërsa lëkunden si lavjerrës sa në njërën, në tjetrën këmbë. Parehatia varet në ajër. Ngricat vizatojnë harta të çuditshme në tokë.

Kureshtarë, punonjës të stacionit, udhëtarë në listë pritje për t’u kualifikuar emigrantë, shkëmbejnë copëza bisedash.

Tatëpjeta e Republikës Parlamentare

Postuar në 12 Shkurt, 2015 10:20

Teza themelore që po parashtroj në këtë artikull, është se Shqipëria ndodhet në një udhëtim të pasigurt, nën peshën e një krize të thellë ekonomike, të një sistemi që nuk prodhon para për shkak të pamjaftueshmërisë ekonomike me një drejtim qeverisës të privuar në një masë të madhe, por jo të plotë, nga filozofia liberale, një veprimtarie prodhuese legjislative e administrative që ecën përkundër frymës së Kushtetutës dhe parlamentarizmit, një varfërie në rritje nga qendra drejt periferisë, me një shtet të dobët në tërësi dhe agresiv në shtypjen e lirive ndaj grupimeve lehtësisht të kontrollu

Pse guxoi krimi të godasë Saimir Tahirin

Postuar në 12 Shkurt, 2015 04:43

Pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecedent të kërcënimit me tritol të ministrit të Brendshëm, po vihet re një përpjekje për ta politizuar edhe atë, për ta parë si të shkëputur nga situata kriminale në vend dhe jashtë përgjegjësisë së qeverisë ndaj rendit publik. Një përpjekje e tillë, që motivohet nga shqetësimi për të mos marrë kosto politike, vetëm mund ta agravojë më tej gjendjen e kriminalitetit në vend. Kjo ka ndodhur edhe më parë, kur kryeministri dhe ministri kanë anashkaluar përgjegjësitë e tyre dhe sigurinë në vend e kanë trajtuar si një debat politik shifrash e justifikimesh.

Çizme të përbaltura

Postuar në 11 Shkurt, 2015 04:23

Me ndrojtje vërtet, por ama balta ka nisur ca të thahet mbi çizmet e të gjithëve, të përmbyturve, politikanëve punëshumë, vullnetarëve, bamirësve të bujshëm apo të heshtur, ushtarëve, policëve, zjarrfikësve, fëmijëve, pleqve, burrave me lot të tharë… Bën ende ftohtë, fort ftohtë në Jug të Shqipërisë. Kallkani bëhet edhe më i padurueshëm ndër shtëpitë që ngjasojnë si çorape të stërmëdha që nuk duan të thahen. Pellgje të stërmëdha uji erërëndë vazhdojnë të mbajnë peng krahina të tëra, ndërsa sytë e tërëve mbeten të gozhduar nga qielli.

Si e “pastruam” Zvicrën

Postuar në 10 Shkurt, 2015 15:43

Siç ndodh rëndom, gjithçka nisi nga një “bilbilfryrës”, nëse do pranonim përkthimin e çuditshëm shqip të njeriut të brendshëm që furnizon me dokumente sekrete publikun. Dhe në rastin e HSBC-së dhe skandalit SwissLeaks, ai është Herve Falciani, ish punonjës i filialit zviceran të kësaj banke britanike (inicialet e Hong-Kong and Shanghai Banking Coorporation), që ia dorëzoi të dhënat mbi evazorët fiskalë qeverisë franceze në vitin 2008.

Një ose dy llogari shqiptare (të boshatisura)

Ta përzëmë Zhitin!

Postuar në 10 Shkurt, 2015 08:21

Visar Zhiti ka dhënë një intervistë ku mbron të drejtën e tij për t’u emëruar në Vatikan, në të cilën ka naivitet e habi. Është naivitet natyral i tij. E kam hasur ndër të paktat herë kur kemi biseduar, në kohën që MPJ më nxirrte komisioneve për të më pushuar nga puna meqenëse shkruaja në gazetë, dhe më pyeti e i thashë arsyen e telasheve të mia. Më pa me një lloj përhumbjeje, mërmëriti diçka si “ç’domethënë kjo?”, ku dukej qartë se në mendjen e tij kishte një përplasje kohësh. Lëvizte si hije korridoreve të ministrisë, i edukuar me kë shkëmbehej në to.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion