Arkiv-Opinion

A duhet bërë hapja e dosjeve të Sigurimit dhe Lustracioni?

Postuar në 04 Shkurt, 2015 06:29

Në zbatim të një kontrate me Fondacionin Konrad Adenaur, dega Tiranë, dhe me Institutin për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë në Tiranë, zhvillova një vrojtim statistikor në periudhën 13 – 23 janar 2015, mbi opinionin e shqiptarëve rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe, në vecanti, mbi opinionin e shtresave të ndryshme të ish-të përndjekurve politikë. Për këtë, u ndërtua një pyetësor me 15 pyetje, i cili u administrua me telefonata fikse dhe celulare. Gjithsej u anketuan 1200 shtetas shqiptarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Po, Janullatosit për President të Greqisë

Postuar në 04 Shkurt, 2015 06:06

Refuzimi zyrtar i Hirësisë së tij, kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare, për të vijuar më tej negociatat drejt rrugës presidenciale në Republikën Greke, uroj dhe shpresoj të mos jetë përfundimtar. Sepse kjo do të ishte një zgjidhje ideale, për një ngërç shumëvjecar për Kishën Shqiptare.

Migjeni i ditëve tona

Postuar në 04 Shkurt, 2015 01:36

"Mos i hidh margaritarët para derrave, sepse derrat i marrin për guralecë dhe më pas i shkelin." Sa herë që zhgënjehem, më kujtohen këto fjalë të thëna para dy mijë vjetësh dhe habitem, si përkundër zhvillimit dhe shumëçka tjetër, sa pak ka ndryshuar natyra njerëzore. Sado që kemi dëshirë të shtiremi dhe të mburremi me arritjet tona, në thelb, jemi të njëjtë me paraardhësit tanë. Vazhdojmë të jemi të dhënë pas formës, të dehur pas shkëlqimit të çastit, të frustruar me gjithçka që nuk mund ta kuptojmë, të armiqësuar me gjithsecilin që na e thotë të vërtetën në sy.

Syriza dhe kasta shqiptare

Postuar në 03 Shkurt, 2015 09:56

Në një gjykim bashkohen të gjithë shqiptarët kur komentojnë Syrizan (përtej asaj nëse kjo parti është zgjidhja e duhur: se grekët, nëpërmjet saj, i dhanë një ndëshkim kastës greke si dhe sistemit klientelar, të korrupsionit e të konfliktit të interesit që ajo ka ngritur. Ndërkaq, kur bie fjala për mundësinë që kjo të ndodhë në Shqipëri, bashkohen në një klimë nënshtrimi fatalist ndaj gjendjes në të cilën ndodhemi. Kur hapet biseda, ata i bien shkurt duke të thënë se ajo që ndodhi atje nuk mund të ndodhë në Shqipëri.

Shitësja e bajameve

Postuar në 03 Shkurt, 2015 04:42

Ka dy vathë të ndryshkur në veshin e majtë, asnjë në të djathtin dhe disa vrima të shpuara. Sy të zinj depërtues, të futur thellë në zgavra; dhëmbë të palarë, dhëmballë të prishura. Kur buzëqesh, në fytyrë i lexohet mungesa e qartë e kujdesit, por jo e mprehtësisë … Është një fëmijë i lexueshëm, faqe e një libri historie të vrazhdë, por me një siguri mbërthyese në vetvete, për shkak të kthjelltësisë që ka. E kam përballë ndërsa jam ulur në njërin nga lokalet bri shëtitores së Liqenit të Tiranës. Në dorë mban disa kaushë letre, secili me disa kokrra bajame të pjekura. Është shitëse.

Opozita ka zbuluar lumturinë politike

Postuar në 02 Shkurt, 2015 07:15

1-Gianpaolo Ganzer ka qenë një gjeneral italian. Në vitin 2010 është dënuar, veç të tjerash, për përfshirje në trafikim lëndësh narkotike.

2-Sunday Times, më 2010 do botonte lajmin se, në trafikun e drogës në Afganistan janë përfshirë ushtarakë anglezë që kanë shfrytëzuar aeroportin e Brize Norton në Oxfordshire.

3-Sean Maloney, këshilltar i Shefit të Shtabit të ushtrisë kanadeze, do deklaronte më 2011 se ushtarakë perëndimorë janë përfshirë në trafikun e heroinës në Afganistan.

4-Më 2013, në Almeria të Spanjës dy ushtarakë dënohen për trafik droge.

Koka e Ali Pashës dhe ajo e Sen Denisë

Postuar në 02 Shkurt, 2015 03:52

Në një video të përgatitur nga “Universciencetv” dhe publikuar në Le Monde, filozofi i njohur francez i ditëve tona, Michel Serres e rilexon legjendën e Shenjtit Deni në një mënyrë tjetër. Sipas legjendës, aty nga shekulli II pas Krishtit, shenjti në fjalë bënte pjesë në një sekt të vogël kristianësh, të cilët të përndjekur nga policia e atëhershme, mblidheshin në vende sekrete. Por një ditë zbulohen dhe kur policët hyjnë brenda i gjejnë në çastin që ata po zgjidhnin ipeshkvin Denis. Policia e mbërthen atë dhe xhelati menjëherë i pret kokën.

Basha pranë një knock-down-i politik?

Postuar në 01 Shkurt, 2015 14:57

Si Sali Berisha, edhe dhëndri i tij, i cili është anëtar i kryesisë së PD-së, e kanë me pashë mundësinë për t’i dhënë këshilla privatisht Lulzim Bashës. Por, në lidhje me një rikandidim të tij për bashkinë e Tiranës, ata zgjodhën t’ia bëjnë këshillat publike – njëri pas tjerit, brenda dy ditëve, ata i sugjeruan Bashës në transmetim të drejtëpërdrejtë televiziv që të rikandidojë për postin e kryebashkiakut.

A do të përfundojë Komani si Durrësi?!

Postuar në 01 Shkurt, 2015 04:52

Nga: BEN ANDONI *

1001 dosjet që na ndjekin

Postuar në 31 Janar, 2015 18:22

Në vitin 2008, një grup deputetësh të Partisë Socialiste, atëherë në opozitë, sollën në Parlament një projektligj për hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe njëherësh kryerjen e lustracionit. Në mos gaboj, shqyrtimi i këtij projektligji në seancë plenare u pengua asokohe nga Gjykata Kushtetuese.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion