Basha pranë një knock-down-i politik?

Postuar në 01 Shkurt, 2015 14:57
Eduard Zaloshnja

Si Sali Berisha, edhe dhëndri i tij, i cili është anëtar i kryesisë së PD-së, e kanë me pashë mundësinë për t’i dhënë këshilla privatisht Lulzim Bashës. Por, në lidhje me një rikandidim të tij për bashkinë e Tiranës, ata zgjodhën t’ia bëjnë këshillat publike – njëri pas tjerit, brenda dy ditëve, ata i sugjeruan Bashës në transmetim të drejtëpërdrejtë televiziv që të rikandidojë për postin e kryebashkiakut.

E ardhur nga Sali Berisha dhe dhëndërri i tij, kjo këshillë publike ngjan më tepër me një ultimatum se sa me një këshillë. Sepse po të ishte thjesht këshillë, mund të ishte bërë privatisht. Por sidoqë të konsiderohet – këshillë apo ultimatum – ajo është një shtysë drejt një knock-down-i politik për Bashën. Dhe ja përse.

Në qershor 2013, partitë që janë sot në opozitë (përfshirë AK-në, por jo PDIU-në), morën 128 mijë vota në territorin që përfshin bashkia e re e Tiranës, nga 345 mijë vota të vlefshme gjithsej. Pra, morën pothuaj 90 mijë vota më pak sesa partitë që janë sot në mazhorancë apo afër mazhorancës.

Në maj 2011, partitë që janë sot në opozitë (pa përfshirë LSI-në e PDIU-në), morën 130 mijë vota në territorin që përfshin bashkia e re e Tiranës, nga 310 mijë vota të vlefshme gjithsej. Pra, morën 50 mijë vota më pak sesa partitë që janë sot në mazhorancë apo afër mazhorancës.

Në qershor 2009, partitë që janë sot në opozitë (pa përfshirë LSI-në e PDIU-në), morën 135 mijë vota në territorin që përfshin bashkia e re e Tiranës, nga 315 mijë vota të vlefshme gjithsej. Pra, morën 45 mijë vota më pak sesa partitë që janë sot në mazhorancë apo afër mazhorancës.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se partitë që do të përkrahnin Bashën në një garë për bashkinë e re të Tiranës, në momentin e tyre më të mirë të 6 vjetëve të fundit (në zgjedhjet e 2009-ës), kanë patur një disavantazh prej 45 mijë votash ndaj partive që do të përkrahin një kandidat të mazhorancës, ndërsa në momentin më të keq (në zgjedhjet e 2013-ës), patën një disavantazh gjigand prej 90 mijë votash.

Edhe sikur të supozohet një skenar optimist për Bashën – ai i vitit 2009, me vetëm 45 mijë vota disavantazh – humbja do të ishte më e thellë se ajo e Olldashit në 2007-ën, i cili mori 20 mijë vota më pak se Rama. Dhe ndryshe nga Olldashi, i cili ishte vetëm një ministër i ri atëherë, Basha do të pësonte një tërmet të vërtetë me një humbje 45-mijëshe.

Për një kandidat që sapo e ka nisur karrierën politike, një përgjysmim i disavantazhit – nga 90 mijë vota në 45 mijë vota – do të konsiderohej një sukses relativ. Ndërsa Basha është kryetari i partisë më të madhe të opozitës, i cili pretendon që nesër të bëhet kryeministër i vendit. Dhe për të, një humbje 45-mijë votëshe do të ishte një knock-down, pas të cilit natyrisht mund të vijë edhe knock-out-i…  

Comments

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

<p>Duke pare zhvillimet e fundit te opozites ku mer pjese gruaja, vajza, djali, mbesa, dhenderi te krijohet pershtypja e nje skenari te mirpergatitur alla Sali per monopolizimin e PD-se si Kuba apo Koreja e Veriut.</p>

Submitted by Anonimgagaci (not verified) on

<p>O &nbsp;Rrushit &nbsp;bilbili, ti &nbsp;mbase &nbsp;do &nbsp;dhe &nbsp;te &nbsp;pelqen &nbsp;monopolizimi &nbsp;sic &nbsp;e &nbsp;ka &nbsp;bere &nbsp;Rama &nbsp;qe &nbsp;ka &nbsp;vene &nbsp;ministra &nbsp;zv ministra &nbsp;drejtore &nbsp;drejtorie &nbsp;e &nbsp;ku &nbsp;di &nbsp;une &nbsp;ish &nbsp;burrat &nbsp;e &nbsp;grave &nbsp;qe &nbsp;ka &nbsp;pasur &nbsp;apo &nbsp;dhe &nbsp;te &nbsp;tjere &nbsp;por &nbsp;per &nbsp;mua &nbsp;do &nbsp;te &nbsp;ishte &nbsp;me &nbsp;mire &nbsp;varianti &nbsp;i &nbsp;Berishes &nbsp;o &nbsp;Bilbil &nbsp;Gramshi.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Knock out i Bashes ishte i qarte qe kur Berisha e vuri kryetar te partise se tij. Tani pyetja qendron, jo ne do te dale Basha nga politika apo jo, por kush do ta zevendesoje ate ne krye te PD-se? Dhe jo me kot, &nbsp;Liri Berisha ka hedhur ne rrjete sociale nje pyetesor sondazh, mbi mundesine e rikthimit te burrit te saj ne krye te PD-se.</p>

Submitted by Lajm (not verified) on

Misioni i Zaloshnjes eshte ti beje diversion opozites sa te jete e mundur. Ai eshte bere i 'famshem' me pseudosondazhet ne mbrojtje dhe retush te Qeverise

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

O Anonimgagaci c'lidhje ka Rama me komentin tim dhe ku e di ti se une jam simpatizant i Rames, apo muabet gagaci!?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.