Arkiv-Opinion
Më në fund një sukses shqiptar
Qëndrimi i prerë i autoriteteve zyrtare shqiptare dhe mbështetja e plotë e opinionit publik korrën një sukses. Ndërprerja e kërkimeve në det të kompanisë norvegjeze, me urdhër të Qeverisë greke, është një hap i rëndësishëm përpara, për një Politikë të Re të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Veprimet nervoze, në fund të fundit të arsyetueshme, të Republikës helene që ndaloi ministrin e vet të Jashtëm të vizitojë Shqipërinë, vetë anulimi i vizitës së kryeministrit Cipras, nuk e ndryshuan qëndrimin shqiptar.
Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët
Në Kosovë këto ditë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish, që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.
Gallatë koordinatash e kufijsh detarë
Ditë më parë, “Top Show”, në një shfaqje të epërme me prelud muzikor, kish thirrur në një bisedë personazhe të burokracisë shtetërore, studiues të njohur, analistë, profesorë të universiteteve lidhur me atë që e quante ”beteja e ujit”.
Gjithçka merrte shtysë nga ngjarje që kanë lidhje me marrëdhëniet me Greqinë, duke ngulmuar për të gjetur ndër shtresa se ku ka filluar ciflosja apo çarja e mundshme, midis tyre… më shumë se kërkimi i hidrokarbureve.
Dhe kësisoj u bashkuan në këta gjashtë vjet: Marrëveshja e detit e vitit 2009 dhe kërkimet për hidrokarbure në detin Jon.
Narcizi shëtit nëpër Ballkan
Ballkani është një vend nga ku duan të ikin të gjithë. Si çdo shtet ballkanik, edhe Shqipëria po kërkon të duket një shtet joballkanik. Megjithëse për t’i ikur kësaj damke e quajmë veten Europë Juglindore, sot jemi më shumë ballkanas se europianë juglindore. Sepse, sado të përpiqesh t’i ikësh një llagapi, kujtimit të emrit nuk i ikën dot.
A është Rama-Cani drejtimi i duhur për Ekonominë?
Prej vitesh kam shkruar e analizuar shumë prej vendimeve mbi ekonominë në vendin tonë, duke intervistuar nga afër vendimmarrës vendas e të huaj. Kushdo që mendon me naivitet se mendimet dhe politikat ekonomike nuk kanë rëndësi në rastin e Shqipërisë, më rezulton se është i gabuar. Ne jemi në implementim dhe në konsumim prej 25 vitesh tashmë të recetave liberale të implementimit të tregut të lirë e efikas sipas diskutimeve të bëra nga ekonomistë e nobelistë amerikanë e europianë.
Bojaxhi: “Nuk jemi dele!”
Me një tufë dele të lyera me bojë, ca me blu e ca me rozë, të ndjekura nga aktivistë që mbanin një banderolë të madhe ku shkruhej “Nuk jemi dele!” – kështu e filloi para kryeministrisë fushatën e tij kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi. (https://www.youtube.com/watch?v=PbnCIG9Fxdk )
Evropa provinciale
Nuk është fare për t’u habitur që Europa vazhdon të jetë po aq provinciale sa dhe në mesjetë. Dhe këtë mentalitet duket se nuk e ka zhbërë as Rilindja italiane as Filozofia gjermane e as Kulla e Eifelit francez si një prej kulmeve të zhvillimit teknologjik. Madje-madje, këtë mentalitet fshati nuk e ngushëllon as haberi që u dha me axhele të madhe se Irlanda më në fund ua lëshoi kapistallin martesave gay.
Bashkitë ku mund të fitojë opozita
Bashkitë ku ka mundësi të fitojë opozita mund të ndahen për qëllime analize në dy grupe. Në grupin e parë, futen ato në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave dhe në të dytin, ato ku kandidati i së majtës është propozuar nga LSI-ja.
Për të parat, gjasat janë thjesht statistikore. Ndërsa për të dytat janë politike, sepse mund të ekzistojnë kontradita e hatërmbetje të nënsipërfaqshme mes drejtuesve lokalë të PS-së dhe të LSI-së.
Modeli autokratik nuk është model abstrakt
Në vitet e fundit, zbythjet dhe rëniet e demokracisë kanë lënë gjurmët e tyre edhe në Europë. Modeli putinist autokratik i qeverisjes ka infektuar edhe qeverisje të tjera europiane, ku bie në sy sidomos ajo e Erdoganit apo ajo në disa ishrepublika sovjetike. Probleme serioze janë shfaqur në disa vende anëtare të BEsë, ku në rresht të parë qëndron qeverisja e Orbanit (Hungari), apo, deri diku, ajo e Pontës (Rumani); pa harruar dhe vende kandidate si qeverisja e Gruevskit (Maqedoni). Për më tepër, kjo e fundit, nën një “frymëzim” rus, po riprodhon në mënyrë absurde konfliktin në Ballkan.
Pse po sulmohet tani Halim Kosova
Fushata normale e Halim Kosovës e ka vënë në vështirësi të dukshme arrogancën dhe euforinë me të cilën mazhoranca po hynte në këto zgjedhje për Tiranën. Distanca reale që doktor Kosova ka nga politika meskine dhe konfliktuale, karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, duke kontrastuar fort me teatralitetin e kundërshtarit, duket se po u krijon një telash të madh strategëve të fushatës së PS.