Bojaxhi: “Nuk jemi dele!”
Me një tufë dele të lyera me bojë, ca me blu e ca me rozë, të ndjekura nga aktivistë që mbanin një banderolë të madhe ku shkruhej “Nuk jemi dele!” – kështu e filloi para kryeministrisë fushatën e tij kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi. (https://www.youtube.com/watch?v=PbnCIG9Fxdk )
Fakti që e nisi fushatën me një protestë para kryeministrisë nuk tregon se Bojaxhiu po sfidon vetëm kryebanorin e saj aktual – ai e ka edhe me paraardhësit, si dhe me ata që shpresojnë të jenë pasardhësit e tij. Jo më kot delet i kishte lyer ca rozë e ca blu…
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Do të ulim TVSH-në e energjisë elektrike dhe të mallrave të shportës nga 20% në 6%”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa u premtua nga i njëjti njeri (Edi Rama) qe do të rifillonte bashkëpunimin me FMN-në, e cila nuk mund të jepte ndihmë për të realizuar premtime të tilla. Përkundrazi, do të kërkonte rritje të taksave, për të mbushur sadopak gropën e borxheve të krijuar ndër vite.
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Do të vendosim taksën e sheshtë 9%, do të falim faturat e papaguara të energjisë, do të ulim çmimin e e energjisë elektrike”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa ai që e bën (Lulzim Basha) nuk ka as 60 vota në parlament, ku mund të realizohen këto premtime. Për të mos thënë që edhe sikur ta realizonte këtë premtim, do duhej të përzinte FMN-në, ashtu siç bëri në 2009-ën mentori i tij Berisha.
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Do ta japim ujin falas 24 orë në ditë për të gjithë tiranasit”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa ujësjellësi del vazhdimisht me humbje edhe duke e shitur ujin me një çmim të kripur.
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Në 300 ditët e para, zgjidhim 3 mijë probleme”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa premtime të tilla i bënte vetëm Mao Ce Duni…
Comments
Keta qe shkojne pas Bojaxhiut

Keta qe shkojne pas Bojaxhiut jane dhi.

Sic dihet dhite kane tangerllek me shume, e mbajne bishtin perpjete por japin qumesht me pak.

Dhite gjithashtu jane individualiste, shkojne pas gjethit secila ne qef te vet, e bejne dhe e zhbejne kopene shume shpejt.

Dmth nuk bejne dot nje mase kompakte, qe zgjat e qe mund te imponohet sic e bejne delet.

Keshtu qe diten e votimit dhite do katandisen nje grusht sic ka ndodhur qe qemoti.

Zaloshnja del keshtu o idealist ,o naiv. Cilido qofte rasti stani do mbetet pa bulmet.

Dhe dhite ne mos te mashtruara, te zhgenjyera.

Kjo eshte nje shfaqje e ulet

Kjo eshte nje shfaqje e ulet qe na ofendon te gjitheve. Ndjehem shume i revoltuar. Shqiptaret nuk jane dele!!!! Shqiptaret jane dele budallaqe!!! E si nuk qenkan dele kur sipas nje sondazhi te vete z. Zaloshnja 40% e shqiptareve kane besim tek Like Flori Video Padrinoja?Une kam vendosur te mos votoj ne 21 qershor por sot me shqetesoi lajmi se PD-ja mendon te bojkotoje zgjedhjet.Jam ne hall se nuk dua te hyj ne statistikat e tyre.

Me protestën që zhvilloi

Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Në 300 ditët e para, zgjidhim 3 mijë probleme”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa premtime të tilla i bënte vetëm Mao Ce Duni…

1 pusete e hapur,nje grope ne rruge jane dy probleme, ne Tirane mund te jene dhe 10 mije nga te tilla... Ky rrypi ka thene qe do zgjidhe 3 mije te tilla...e pse nuk zgjidhen dot? Problem i madh eshte te mbyllesh 1500 gropa e 1500 puseta...nqs ti Bojaxhi nuk ben dot as kaq per cfare mutin kandidon?

Ti o "Perendia e Detit" nuk

Ti o "Perendia e Detit" nuk mushke mire, siduket te ka marre koka uje. Nuk eshte Gjergj Bojaxhiu qe ka thene do te zgjidhe 3000 probleme per 300 dite. Kete mrekulline do ta boje ai rrypi tjeter, mer ai si e ka Erionka Veliana, ai/ajo pra e Pratise tate te lavdishme Socialiste. Torollak!

Per Rryp Erjonin e kisha ,po

Per Rryp Erjonin e kisha ,po perse fyen o MASKARA.

Rrusho, atehere mesohu ta

Rrusho, atehere mesohu ta shprehesh drejt kaosin qe ke ne koke, apo ishte deti me dallge? Po kush te fyu ty mer Rush, une vetem levdata te kam thurrur deri tani. Ti je NJESH, mor NJESH fare me gjithe underware.

Ik o mbush benevrekt

Ik o mbush benevrekt tutje...kaqol.

Kush po fyen tashti? Apo beni

Kush po fyen tashti? Apo beni si them une, po mos beni si bej une. Tamam mani madheshtie lidhur me deshiren per te dhene urdhera. Sa here ne dite shifesh ne pasqyre ti or teveqel tezgash? Te vjen era nevoje edhe nga kompjuteri.

O Poseidon, njeri morri

O Poseidon, njeri morri KESH-in ne 2006 dhe deri ne 2009 rriti arketimet pa vra njeri e duke siguruar energji 24 ore, pasi kishte lene nderkohe nje eksperience nga mbrapa si analist financiar ne New York. Tjetri ka ngjit poster dhe ka bere festa si minister. E kupto vete ti se kush ti mbaron keto punet, qofte edhe keto te voglat fare.

Nqs ty te duken te sukseshme

Nqs ty te duken te sukseshme ato aksionet qesharake qe merrte pincat dhe vinte rrotull duke prere ndonje tel per shfaqje dakort,por te dish qe me shifra si ne kohen e Bojaxhiut si deri para nje viti 40% e njerzve nuk paguante ne kete vend. Sa per festat...qe ketu dallohesh qe ke mllef,gjithesesi edhe Erjoni i shkolluar ne Amerike eshte,nuk eshte diplomuar tek Kristali...Si minister ka bere ca reforma qe nuk ishin bere prej 20 vjetesh. Kjo e jotja me shume eshte antipati se ndonje gje konkrete ndaj tij...e drejta jote,por mos nenvlerso vullnetin e nje njeriu qe per temen e diplomees ka kaluar 8 muaj neper halet e Afrikes.

E kuptova, cdo kritike ndaj

E kuptova, cdo kritike ndaj Erionit eshte "mllef". Vleresim ndaj te tjereve eshte mosdije. Po shifrat e KESH-it nuk i ditke fare. Sa per reformat, shko fol me pensionistet e PS-se se sa shume "e duan" Erionin.

Nejse, diskutim i gjate ky se cfare perfaqeson Erioni pervecse shkollimit (ose jo) te tijin dhe cfare perfaqeson konkretisht Gjergji ne keto zgjedhje. Me vjen mire qe fushata e Gjergjit e ka artikuluar fare qarte problemi, Erioni nuk eshte Erioni edhe sikur te ishte rob i mire. Eshte nje servil total i Rames. Shkon atje per te mbushur xhepat e partise qe funksionon ne nje menyre specifike. Me pak fjale edhe po te ishte njeri i mire, eshte pjese e nje ingranazhi jashtezakonisht te keq. Kush e kupton kete gje, e kupton tashme e nuk duhet ti shpjegohet kaq shume Kam pershtypjen qe qe te dy e kemi vendosur qarte per ke do votojme e nuk ja vlen te zihemi kot.

Mbase i pelqente kaka,

Mbase i pelqente kaka, prandaj edhe kaloi 8 muaj ne halet e Afrikes. Edhe ty Poqidon te vjen era kake.

Add new comment