Evropa provinciale

Postuar në 24 Maj, 2015 03:35
Leonard Veizi

Nuk është fare për t’u habitur që Europa vazhdon të jetë po aq provinciale sa dhe në mesjetë. Dhe këtë mentalitet duket se nuk e ka zhbërë as Rilindja italiane as Filozofia gjermane e as Kulla e Eifelit francez si një prej kulmeve të zhvillimit teknologjik.  Madje-madje, këtë mentalitet fshati nuk e ngushëllon as haberi që u dha me axhele të madhe se Irlanda më në fund ua lëshoi kapistallin martesave gay.

Elhajda Dani, apo thënë më saktë Shqipëria, doli në këtë Eurovizion si mos më keq. Në vendin e 16-të. Zhgënjim total. Askush nuk e besonte. Por në 40 vende, ata që i jepnin pikë Shqipërisë, apo Elhajda Danit merreni si të doni, ishin krejt të papërfillshëm. E pra prej kohësh ca sondazhe thoshin se “kuq e zinjtë” këtë herë ishin favoritët me serioz në mos për të marrë trofeun të paktën për të qenë në një vend të nderuar andej nga kreu i renditjes. Por sondazhet gjithsesi janë larg fushës së betejave aty ku jepen pikët. Dhe këto pikë që i trasmetojnë nga një fragment ekrani ose femra të bukura bionde ose meshkuj me kasketë, as më pak dhe as më shumë, jepen në mënyrë krejt tradicionale ose fqinjëve, ose shtetit mëmë gjatë bashkëjetesës në një perandori. Kështu ndodhi edhe këtë herë. Nuk kish si ndodhte ndryshe në fakt. Fjala vjen kroatët i japin pikë Serbisë edhe pse u vranë e u therrën në luftën për pavarësi. Bashkëjetesa nën ish-Jugosllavi nuk u harruaka lehtë. Me këtë rast nuk po përfill fare pikët e Malit të Zi. Padyshim republikat e ish-Bashkimit Sovjetik ia dhanë me shumicë pikët këngës ruse, ndërsa ne shqiptarët vazhdojmë me idiotësinë e vjetër, të shqepim me pikë Greqinë, a thua se pas kësaj Athina zyrtare do të na marrë me sy të mirë e do të ulte tonet qoftë për çështjen e kërkimeve në det apo jarebi dhe për miratimin e Idrizit në Kryesinë e Kuvendit. Padyshim ky është mentalitet provincial në tërë Europën konservatore, ndërsa për ne si Shqiptarë pak më i thellë, prej fshatarësh të vërtetë.

Kënga shqip nuk ia doli as këtë herë në Eurovizion. E pra Elhajda është një nga zërat e rrallë që kemi nxjerrë. Dhe në Eurovizion, Shqipëria vazhdimisht është paraqitur me dinjitet, por unë do të veçoja me këtë rast performancën e Anjeza Shahinit, Rona Nishliut dhe Juliana Pashës. Dhe dështimi në këtë Eurovizion vjen pikërisht kur këngëtarë të shquar shqiptarë, soprano e tenorë, kanë pushtuar skenat operistike botërore si në rastin e Inva Mulës, Ermonela Jahos, Josif Gjipalit, etj. Por duket se Evrovizioni, një festivali që për të thënë të vërtetën prej vitesh i kanë rënë kreditet edhe nuk është gjëkundi, i cili po mundohet të kurojë imazhin me regji të lëvizshme, skenë të zbukuruar nga dritat e shumta e me një transmetim “live” në Kinën e largët, ne shqiptarët nuk po ia dalim ta çajmë dot.

Leonard Veizi

Comments

Submitted by Anonim as always (not verified) on

Provinciali shqiptar qe akuzon evropen per provincializem. E si mund te ndodhte ndryshe ...

Submitted by Showmani (not verified) on

Evropa eshte kurve ajo dihet,nuk duhet me i mbajt shume ison. Kurva kurve mbetet

Submitted by Samir (not verified) on

Eurovizioni eshte me teper se nje konkurim, eshte pasion e tifozllek politik e etnik. Si i tille askush nuk duhet te besoje seriozisht qe kriteri i vetem eshte paraqitja e konkuruesit. Eshte nje tentative per te thene se vijme nga nje hapesire e perbashket, por prap duam ta mbajme mire me komshinjte sado te keqij te jene. Hmmm? Trapllek europian. Jo me kot nje lajm kalimthi ne nje kanal amerikan e quajti "nje shfaqje reale bizarre"

Submitted by utopia (not verified) on

e di si eshte puna ti ore zotni? aty kishte te pakten nja dhjete kenge qe ishin njeqind here me te bukra se kenga shqiptare e me kengetare te magjishem. po ti nuk ke faj se te mbushen me endrra ne diell e ne shi ca gazetare sic je dhe vete dhe tani rate me hunde dhe fajin na e paska europa.  ik ore se nuk jeni qendra e botes, boll me me keto ide madheshtie. shifeni veten jo si doni ta shifni po sic jeni ne raport me te tjeret

Submitted by Agroni (not verified) on

Dy fjale per utopistin: qe Shqiperia nuk eshte qendra e botes kjo dihet, qe Elhajda shkelqeu edhe kjo kuptohet por edhe qe votimi eshte politik edhe kjo kuptohet lehte, veç ne je i trashe

Submitted by genti (not verified) on

ku e pe shkelqimin e elhaides ti daku se edhe ne finale stonoi si ne gjysfinale...ajo mund te kete vertet talent por paraqitja sishte aq sa pritej..kur sfitoi italia me kengen e saj dhe russia me kengetaren e saj,dhe kur e mori swedia ...ska nevoj per fjal ta shpjegojme eurovisionin:)

Submitted by utopia (not verified) on

elhajda nuk shkelqeu fare sic na ishte pompuar shkelqimi, stonoi aq keq naten e pare sa komentatatoret neper kanalet e huaja filluan te vinin ne dyshim vertetesine e kenges se saj ne video. po ca rendesie ka kjo. edhe te kishte shkelqyer kishte kenge njeqind here me te bukra.  po ky eshte problemi juaj qe beni fajtore europen se nuk na shef dot me syzet e madheshtise qe shofim neve veten tone

Submitted by Osum Vorbulla (not verified) on

Nuk duhet kerkuar patriotizmi tek nje festival. Ndonese autori ka te drejte ne vija te pergjitheshme, ai mbetet nje festival kenge qe zor se e ndjek njeri, me nje votim pa lidhje, dhe me shume flamuj.
Ja dhe fituam, po pastaj? E harruam Kumanoven, detin qe e fali Druzhe B., hallet, skandalin e Bankes. Madje edhe fushaten e LSI qe shperndan miell e premton vende pune.
Me ato para qe u shpenzuan per bileta, dieta, hotele dhe per fustanet e Elhaides, do kishim rregulluar ndonje shkolle ne fshat ku femijet bejne mesim neper stalla, apo do kishim ndihmuar ndonje familje qe rri ne terr se nuk ka para per te paguar dritat.

Submitted by Vojsava (not verified) on

Mua me duket se autori i shkrimit ka te drejte. Cfare kujtoni ju se meqenese u be BE na iken armiqte? Pastaj per nje stonim te penalizojme kengetaren tone dhe te hedhim poshte ngjyrat e flamurit kombetar per ate internacional?!Mblidhni mendjen o njerez "kozmopolite"

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Europian linde, por nuk bahesh. Ha,ha,ha.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Po Erdogani e ka fajin edhe ketu. Sa rehat qe je ti. Te ka dhembur ndonjehere koka ne jeten tende? Ke pire ndonjehere aspirine?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Italia europiane ia hapi rrugen kangtares shqiptare dhe e vlersoi.

Shqiptart done pa tjeter te fitojne ne eurovizion, ndryshe te shajne.

Ky asht tamam Fudullek injorance shqiptare.

Submitted by Adolfi (not verified) on

Habitem me gjykimin tend Paul Tedeschini, ne lufte futesh per te fituar jo per te humbur. Perndryshe quhesh disfatist. Dhe nese nuk e di cfare u behet disfatisteve dhe dezertoreve ta them une: u fusin nje plumb pas bythe dhe i hedhin ne hendek

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.