Arkiv-Opinion
Edi Rama, në peshkim të budallenjve në Kosovë
Përkundër llavës së pakontrolluar, unë pata refuzuar ta pranoj, si akt të lartë patriotik, spektaklin e dobët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd nëntorin e kaluar. Jo sepse nuk kishte tingëlluar mirë për veshët tanë ajo çfarë Rama kishte thënë në takim me Vuçiçin, por se isha i bindur se Kryeministri i Shqipërisë po aktronte.
Televizioni Publik Shqiptar, një hapësirë e braktisur
Në njëfarë mënyre, Radio Televizioni Publik Shqiptar vazhdon të jetë jo më shumë dhe jo më pak se një “institucion i ndihmës sociale”. Administrata e RTSH-së, e drejtuar gjithmonë nga titullarë – militantë partish – të kujton një ushtri të shpartalluar të papunësh; një ushtri të lodhur të papunësh të cilët shoqëria jonë i paguan për punë që, ose bëhen keq a shumë keq, ose nuk bëhen fare. Më shumë se institucion, më shumë se një media e dështuar, më shumë se një shpërdorim, është një sfidë; sfidë mizore ndaj shtetit dhe shoqërisë; një sfidë në të cilën ndodhnin dhe ndodhin çudira.
Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni!
Po e përsëris : Tirana nuk bëhet më. Ka rënë.
Nuk e them sot, e kam thënë qysh në 2012, te ky libër.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Mos i kërkoni mjekut, t’i thotë atij që ka mbaruar se do të të shëroj. Këtë vetëm i Mënçuri i Nazaretit e bëri me Lazarin duke e ngritur së vdekuri.
Tirana na ka zënë poshtë të gjithëve.
Tjetër punë premtimet elektorale.
Ato janë për të mbledh vota.
Suksesi elektoral dhe suksesi urban janë dy gjëra të ndryshme.
Domethënia e "Kumanovës"
Nuk ka kaluar shumë kohë nga tragjedia politike, etnike e shtetërore e Kumanovës. Tashmë dihet zhvillimi i ngjarjeve. Dihen gjithashtu edhe komentet, vlerësimet dhe pikëpyetjet e ngritura rreth tyre. Por ende nuk dihet e vërteta (ndoshta është shpejt për t’u gjetur) dhe ca më tepër, pse u transferua me aq urgjencë skena e konfliktit dramatik, nga një qytet periferik në kryeqendrën e shtetit, në Shkup.
Përse duhet gjithë pushtetin “sovjetëve”?!
Opozita e PD po e sulmon Kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se ndërsa përpiqet të marrë shumicën e bashkive në zgjedhjet që po afrojnë, po vë në zbatim parullën leniniste “gjithë pushtetin sovjetëve”! Sipas disa zërave në PD, zotërimi edhe i pushtetit qendror edhe i atij lokal nga një parti apo koalicion partish (në këtë rast nga Aleanca për Shqipërinë Europiane), do të qe shumë e rrezikshme sepse do cenonte ndarjen dhe balancën e pushteteve aq të rëndësishme për demokracinë liberale.
Pse Veliaj po sulmon drejtpërdrejt Dr. Kosovën?
Dy pretendentët kryesorë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe Halim Kosova, deri pardje i kishin shmangur sulmet e drejtëpërdrejta ndaj njëri-tjetrit. Këtë detyrë ua kishin lënë surrugatove partiakë, të cilët dilnin çdo mesditë në konferenca shtypi me sulme nga më të ndryshmet ndaj kandidatëve respektivë.
Por pardje, Veliaj e sulmoi drejtpërdrejt Dr. Kosovën, lidhur me ndërtimin pa leje të godinës ku ky i fundit ka klinikën e tij private. Dhe ky sulm u pasua me një lumë kundërsulmesh nga të dyja palët.
Kush është shkrimtari shqiptar?
Letrat shqipe hynë në erën moderne duke trashëguar atë mendësi që shoqëria europiane e kishte tejkaluar: të vështruarit të shkrimtarit, sidomos poetit, si një profet. Kjo sjellje e ka bazën e vet të mbështetjes logjike në faktin se shqiptarët kanë në themel të formimit të tyre shpirtëror dhe kulturor librin dhe jo edhe muzikën apo pikturën, siç e kanë disa popuj e kultura të tjera europiane. Formimi shpirtëror i shqiptarëve ka qenë formim letrar.
Inteligjenca e kryeministrit Vuçiç
Duket se kryeministri i gjatë serb, nga takimi më i fundit me kryeministrin e gjatë shqiptar në Beograd, ku i gjati i Serbisë pati edhe disa djersitje dhe shqetësime gati fëminore tek dëgjonte deklaratën e Ramës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, kësaj radhe ishte krejt ndryshe.
Sigurisht, jo thjesht në çështje gjatësie. Duket pra se kishte ardhur në Tiranë për të joshur me konstruktivitet, nur dhe buzëqeshje Bashkimin Europian dhe SHBA. Me një “sportivitet” të dukshëm dhe me sa duket i trajnuar mirë paraprakisht, ai, Vuçiç, ishte befasues.
Të rinjtë urbanë në optikën e politikës
Pavarësisht se fushata elektorale ka pak ditë që ka filluar zyrtarisht, partitë politike kanë kohë që e kanë nisur atë. Në këtë kontekst, veprimet, deklaratat e deritanishme për shtyp nga ana e kandidatëve për kryetar bashkie, bashkëngjitur edhe idetë e materializuara në platforma apo programe, janë të mjaftueshme për të kuptuar kategoritë sociale që targetohen nga partitë politike.
Shkërmoqja e mbretërisë dhe sistemit të Sepp Blatter
Cilatdo qofshin përfundimet e hetimit të FBI-së (dhe pavarësisht kundërshtimit të shfaqur menjëherë në konferencë për shtyp), arrestimet e gjashtë funksionarëve tepër të lartë të Federatës Botërore të Futbollit i japin fund epokës së Joseph Blatter, i cili e drejton FIFA-n që prej 8 qershorit 1998, kur u zgjodh në Paris, duke mposhtur në mënyrë të qartë kandidatin e atëhershëm të Europës, Lennart Johansson.