Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni!

Postuar në 01 Qershor, 2015 11:24
Artan Fuga

Po e përsëris : Tirana nuk bëhet më. Ka rënë.

Nuk e them sot, e kam thënë qysh në 2012, te ky libër.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Mos i kërkoni mjekut, t’i thotë atij që ka mbaruar se do të të shëroj. Këtë vetëm i Mënçuri i Nazaretit e bëri me Lazarin duke e ngritur së vdekuri.

Tirana na ka zënë poshtë të gjithëve.

Tjetër punë premtimet elektorale.

Ato janë për të mbledh vota.

Suksesi elektoral dhe suksesi urban janë dy gjëra të ndryshme.

Tani dëgjoj që meqë nuk paska vend për ndërtime në Tiranë, të zgjerohet me beton edhe më shumë drejt zonës për rreth.

Krimi kombëtar do të vazhdonte edhe më tej.

Tirana e rrëzuar ka vetëm tre mundësi ribërjeje :

Të rithemelohet në Dajt për një projekt 50 deri 100 vjeçar.

Të zbrazet gradualisht duke shpërndarë popullsinë në të gjithë vendin duke e urbanizuar atë. Pra kjo kërkon 50 vjet.

Mundësinë e tretë nuk po e them sepse nuk do ta uroja kurrë që punën tonë të keqe ta prishte natyra. Larg qoftë e mos o Zot.

Përndryshe në vend të gështenjave piqen gënjeshtra!

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Oooo Artan, ore Artan, po ça keeeee ore?!

Je bërë i lodhshëm fare këto kohët e fundit. Ku lexova këtë "sprovën" tënde të fundit sot mu duk sikur isha në kafen e lagjes e dëgjoja ndonjë nga ata të rinjtë parazitë, pa shkollë e zanat, që ankohen "asht bo keq", "ka ra leku", etj; ose ndonjë çast më dukeshe si ndonjë emigrant që mezi pret që të ndodhë ndonjë vrasje, a korrupsion që të shfryjë e përçmojë mbi këtë vend, në një amalgamë të çuditshme përkatësie...

Nejse, ajo që unë mendoj në lidhje me tezën që ke hedhur sot (që e ke patur disi në trajtë tjetër edhe më parë, por jo me të dhjerë sheshit, si kohët e fundit) është që Tirana nuk është fare ashtu si thua ti. Është e vërtetë që nuk jemi aq të sistemuar sa qytetet e ish perandorive e dinastive Europiane, dhe nuk mund të ndodhte në asnjë lloj skenari ajo vetpërmbajtje, në një vend në zhvillim e të papërgatitur për të konkurruar ekonomikisht me fqinjët europjanë, e për të patur organizim shoqëror funksional si ata, por nuk është se Tirana ka arritur në ndonjë intensitet banorësh të papërballueshëm, as se (ndryshe nga çfarë propagandohet në mënyrë populiste) ka shumë pallate, as se nuk ka hapësirë për rrugë, sheshe, parkim, lulishte etj - ajo që zgjith është sistemimi rreth objekteve, brenda lagjeve, rrëzë pallateve etj. Të gjithë mund të vëmë re që me një sy nikoqir, një dëshirë për investim dhe një disiplinë funksionale shumica e atyre zonave dhe trajektoreve ku kalojmë përditë mund të tranformohet shumë kënaqshëm (me një sy të kujdesshëm e përfytyrim dashamirës mund të shihet që shumica e metropoleve botërore nuk ka hapësira më të mira). Madje shumë zona të qytetit kanë nevojë që ndërtimi jo vetëm që të lejohet, por edhe të stimulohet e lehtësohet, për të risistemuar ato hapësira që sot janë të pakalueshme, pasi nuk hapen rrugë, sheshe, lulishte e shkolla me blerje me para të truallit nga shteti (naivitet i shpeshtë) por me ligj të përshtatshëm ndërtimi dhe kontroll të kujdesshëm mbi territorin. Ndryshe nga ç'mendon turma, bllokimi i ndërtimit që kamuflohet si ndihmë ndaj komunitetit është vetëm mjeti për të kanalizuar ekonominë në pak duar, dhe kontrolluar çmimet dhe qarkullimin e parasë.

Me ndërhyrjet që ka bërë vitet e fundit, profesor Fuga (më) është shfaqur përherë e më shumë si njeri që është larg "dritës", pasi nuk më duket se e interpreton realitetin sipas ligjshmërive të natyrës, por ka aftësinë (që mund të jetë edhe inerci) që të artikulojë "trendy".

Submitted by Dardan (not verified) on

O Much Nano, kemi respekt per shkrimet e tua  dhe personalitetin qe rrezatoni neprmjet fjales suaj, Kjo eshte arsyja qe ne kete postiomin tim (dhe pak shokeve e miqve te mij) nuk deshiroj te perdor fjalet qe meriton ky palla e kalbur e filozofise zhapikore.  Je shume i lutur qe te mos na largosh nga gazeta jote duke na sjelle shkrimet e nje njeriu kercor (pa kerrbishte kockore). Urime edhe per lojen ne skene, te cilen s'kemi pasur rast ta shohim por kemi degjuar.

Submitted by mir (not verified) on

bota nuk vuan nga dhuna e njerezve te ligj, por nga heshtja e njerezve te mire.ju 20 vjet heshtet si intelektual dhe ja pasojat barbare te nje vendi ne mes te europes. turp. mos shkruaj me se nuk te emocionon me shkrime banale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.