Televizioni Publik Shqiptar, një hapësirë e braktisur

Postuar në 02 Qershor, 2015 04:17
Artan Mullaj

Në njëfarë mënyre, Radio Televizioni Publik Shqiptar vazhdon të jetë jo më shumë dhe jo më pak se një “institucion i ndihmës sociale”. Administrata e RTSH-së, e drejtuar gjithmonë nga titullarë – militantë partish – të kujton një ushtri të shpartalluar të papunësh; një ushtri të lodhur të papunësh të cilët shoqëria jonë i paguan për punë që, ose bëhen keq a shumë keq, ose nuk bëhen fare. Më shumë se institucion, më shumë se një media e dështuar, më shumë se një shpërdorim, është një sfidë; sfidë  mizore ndaj shtetit dhe shoqërisë; një sfidë në të cilën ndodhnin dhe ndodhin çudira. Përfytyroni një “korridor” mediatik të paligjshëm bamirësie, dhe menjëherë do shëmbëlleni sysh RTSH-në. RTSH-ja është hapësira e braktisur, ku favoret për titullarët rrjedhin ujëvarë dhe paratë hidhen në lumë për asgjënë, ku ka babëzi dhe aspak disiplinë, ku ka abuzime por jo respekt për punën, për fondet publike; ku ka paaftësi, por jo menaxhim, frymë, vullnet të mirë apo ambicie, ku ka harbutëri, shkrehje, papërgjegjshmëri dhe aspak mision e vizion…

Me fjalë të tjera, njëherësh RTSH-ja vazhdon sot t’i ngjajë një kioske dhembshurie, ku qindra rroga, shërbime, dieta dhe shpërblime paguhen dhe përfitohen thuajse për asgjënë. 10 milionë euro shkojnë për të çdo vit nga buxheti i shtetit, për t’u prodhuar çfarë? Për të promovuar çfarë? Për të ngritur çfarë? Ky konstatim ngjan rebel, por është i vërtetë: Radio Televizioni Shqiptar është një kooperativë e dështuar dhe e shëmtuar! Askund tjetër nuk punohet kaq pak, nuk prodhohet kaq pak, askund tjetër nuk shpenzohen barbarisht së tepërmi kaq parà për asgjënë, dhe askund tjetër nuk digjet kaq shumë energji kundër thelbit publik të shtetit. RTSH-ja publike ngjan me një masakër financiare publike; një mal që nuk pjell dot as një mi.

RTSH-ja është një realitet gri, mes të cilit, ngritur lapidar, vazhdon këmbëngulëse një dilemë. A do të çohet kush mbi këtë situatë? A do të bëjë kush një sfidë, për ta ndryshuar këtë gjendje, a do ta shkundë kush nga themelet? Apo bastardimi i autoritetit dhe i misionit që duhet të ketë ky institucion, do të vazhdojë?!

Rënë në një audiencë qesharake, RTSH-ja sot është më larg se kurrë nga publiku. Më shumë se kurrë ky institucion nuk ka besimin e qytetarëve shqiptarë. Është e qartë që RTSH-ja, iu largua publikut për një arsye të qartë, që është njëanshmëria. Mungesa e paanësisë! Kapja! E shndërruar në një shtojcë të pushtetit, këtej dhe andej, i ka shërbyer verbërisht politikës, në misionin e saj të shkatërrimit të së vërtetës. Për vite me radhë, shkatërrimi i së vërtetës e ka ndarë me dhunë RTSH-në nga misioni i vet i mirëfilltë, që është shërbimi i shëndetshëm mediatik për publikun.

RTSH-ja, me një ndikim sublim në ndërgjegjen e kombit shqiptar, u largua vit pas viti nga e vërteta, duke e braktisur publikun gjatë tranzicionit. Është koha për drejtimin e kundërt. Koha për afrimin. Por, ndërsa largimi progresiv nga e vërteta është një proces i thjeshtë dhe spontan, rikthimi tek ajo, përkundrazi, është tejet i vështirë. Kjo për arsyen njëlloj të thjeshtë se në vitet e tranzicionit, shërbimi sistematik ndaj pushtetit i edukoi administratës drejtuese të RTSH-së një rutinë të shëmtuar dhe shkatërruese. Një rutinë, që vit pas viti, u shndërrua në një zakon të shëmtuar, në vijim të të cilit, kjo administratë i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë sa fresk politikës, aq dhe aleancë pushtetit. Në një vështrim, RTSH-ja i bëri kështu opozitë së vërtetës dhe së drejtës. Kjo e largoi përfundimisht nga publiku dhe nga interesi i tij…

Prandaj thuhet se në njëfarë mënyre, RTSh-ja ka tradhtuar shqiptarët për politikën… Që të marrë kthesën e ndershmërisë dhe të përparojë drejt misionit të vet real, duhet të ndryshojë. Të ndryshojë jo me deklarata boshe dhe propagandë mediatike pushtetarësh, por të riformatohet konkretisht. Të shkulet për t’u ringritur si një sfidë e re. Riformatim do të thotë një strategji e mbështetur nga një fushatë revolucionare njerëzish të rinj në themelet e këtij institucioni. Do të thotë krijimi në vazhdim i një stafi të ri, të frymëzuar, të talentuar, të motivuar, që do të synojë qasje të re drejt misionit, drejt së vërtetës, ndershmërisë, pa kompromise. Ky staf i ri duhet të krijojë një klimë të re mediatike, në pavarësi të plotë prej politikës, pushtetit dhe propagandës, larg mashtrimit, korrupsionit mediatik dhe manipulimit butaforik. Dhe pastaj punë, programe, projekte, përpjekje… Vetëm kështu RTSh-ja do të mund të krijojë besim duke përcjellë te shikuesit ndjesinë e të qenit “qytetarë të vlerësuar”.

Asgjë nuk mund ta prodhojë më fort ndjesinë kolektive të të qenit “i vlerësuar” një populli, sesa e vërteta. Sesa thënia e së vërtetës. Publiku u largua nga RTSh-ja pikërisht për këtë gjë: sepse u mënjanua, u përjashtua, shpesh edhe barbarisht, nga e drejta për t’u informuar ndershmërisht, nga e drejta për të marrë pjesë, nga e drejta për t’u vlerësuar.

Ndërkaq, si çdo gjë që kërkon vullnet të fortë dhe të shëndetshëm, edhe ndryshimi i stafit drejtues e sidomos ndryshimi i perceptimit të këtij stafi për punën që duhet të bëjë, nuk është i lehtë. Këtë ndryshim e bën mjaft të vështirë edhe fakti se nevojitet një vendim politik i pushtetit për të mënjanuar vetveten; për të përjashtuar veten nga përfitimet që i sjell asaj varësia apo kapja e RTSH-së. Kjo është një sfidë më vete…

Por është e vetmja rrugë! Është drejtimi i duhur! Përndryshe RTSH-ja, në vend të një media të fuqishme promovuese vlerash publike, do vazhdojë të jetë pa fund një barrë e rëndë sociale e financiare në shpinën e shqiptarëve.

Shqip

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Televizioni shqiptar nuk eshte nje hapsire e braktisur po nje hapsire te cmendurish ku te gjithe jane te shkalluar.
Kam pare nje dokumentar per lajmet e mengjesit ne televizionin Gjerman ZDF. Ne ora tre te nates jane ne studio gazetaret dhe pregatisnin programin qe fillon ne ora 5:30 deri ne ora 9:00 dhe cdo dite jane kreative dhe e mbajne shikuesin ne korent te ngjajeve po dhe si vlere estetike e profesionale qe percjellin. TVSH nga ana profesionale ka vdekur...Kemi te bejme me nje institucion kombetar qe shperndan ne te gjithe boten kartviziten e prezantimit te pare se kush eshte shqiperia. TVSH duhet te paguaj njerez qe bejne oponence e kritike ashtu sic ben gjith bota qe te jete me kohen dhe jo te leshoje mufka debile si sot ne emisjonin e mengjezit kur u lexua titulli i shkrimit ne gazeten Shqip“ nga kadavra xha Sula . Pole ta leme boten se TVSH nuk e shikon asnje me duket ne shqiperi pervec emigranteve, dhe keto nuk jane pak. Stili, formati, dizanji, vizualiteti, efektet, reklamat, muzika ilustruese dhe e gjithe filozofia e prezantimit e programit te programeve eshte pak te quhet skandaloze. Me e shemtuar nuk ka si behet. Eshte tmerruese ne cdo ore qe shikon dhe kjo nuk eshte rastesi po nje fakt skandaloz e kuptimplote qe aty jane te gjithe te paafte dhe pak ka te beje me politiken.
http://www.gazetatema.net/web/2015/06/02/video-krimbi-leviz-ne-pjate-gja... />"Gjatë një emisioni gatimi në TVSH, krimbi kërkonte apel për ndihmë”. Kështu ka shkruar faqja online, “Jeta osh qejf” në lidhje me një video që po qarkullon së fundmi në internet.
Eshte shokuese vetem shikojene vidion dhe do te tmerroheni nga guzhinjrja qe eshte e vetmja ne bote qe gatuan me byzulyke floriri e me krimba...
Fillojme me emisionin e mengjezit “Mirsevjen“: Pakorrektesi ne orar kur fillojne lajmet, kur fillon emisioni si prezantim futje idjoteske te reklamave apo publikimeve e njoftimeve pa lidhje fillime te dialogeve debile e kerkese se nuk ngrihet dot heret moderatori duke biseduar gjthmone me fantazme fonike pa figure po vetem me ze. Nje konceptim kadaver me dada da figure te peshtire per nga estetika ku zeri eshte i nje 20 vjecari e optika e figures e nje 80 vjecari per nga viziualiteti e prezantimi. Mbas ketij prezantimi pacamurr qensh lidhen me gazetat qe njeriu nuk percepton asnje lajm nga shtypi po ka ne kujtese ka vetem shpotite e ketij ekipi fantazme me nderhyre skandaloze. Shkojme me poshte  ne nje lidhje me nje guzhinjejre qe gatuan me shtate berzyluke floriri ne guzhine dhe mos perceptimin dhe ilustrimin viziv te asaj qe gatuhet – mungesa e kamerave ne ndjeke te gatimit dhe regjia e dobet. Leximi i figurave njerzore humbet ne planet teper te ngaterruara shqetesuese deri ne skizofreni te studios me kic ne bote e shemti te papare. Cilesia profesionale eshte nje skandal ...   ... e vazhdon e vazhdon kjo muzike/shikim ne TVSH...dhe me pare se me politike ka te beje me paaftesine e te gjithve qe nga drejtuesit e deri te prezantuesit. Po te vzhdoj eshte nje tmerr studio e lajmeve, eshte nje tmerr studio e emisioni Auditor dhe egjithe emisioneve te tjera jane tmerr veshjet te bertiturat ne lajme patetike uleritese cdo gje eshte kaq e shemtuar dhe formulimet vizive grafike si ilustrim ne plan te dyte jane uleritese qe vetem nervozojne ekranin e nepermjet ekranit shikuesin sa qe ka te beje pak me politike me duket. Politika eshte tjeter gje. Eshte nje televizion nevojtore...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.