Pse Veliaj po sulmon drejtpërdrejt Dr. Kosovën?

Postuar në 31 Maj, 2015 00:39
Eduard Zaloshnja

Dy pretendentët kryesorë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe Halim Kosova, deri pardje i kishin shmangur sulmet e drejtëpërdrejta ndaj njëri-tjetrit. Këtë detyrë ua kishin lënë surrugatove partiakë, të cilët dilnin çdo mesditë në konferenca shtypi me sulme nga më të ndryshmet ndaj kandidatëve respektivë.

Por pardje, Veliaj e sulmoi drejtpërdrejt Dr. Kosovën, lidhur me ndërtimin pa leje të godinës ku ky i fundit ka klinikën e tij private. Dhe ky sulm u pasua me një lumë kundërsulmesh nga të dyja palët.

A tregon ky incident se tani Veliaj do të ndryshojë strategjinë e fushatës, duke kombinuar premtimet për të ardhmen me sulme të drejtpërdrejta ndaj Dr. Kosovës?

Do të ishte e habitshme po të ndodhte kështu, sepse sondazhet e publikuara deri më sot tregojnë se e vetmja garë që ka Veliaj është ajo ndaj koalicionit te tij. Dhe e vetmja pengesë në këtë garë janë kandidatët e pavarur – kryesisht Gjergj Bojaxhi.

Sondazhet e dy kompanive Italiane IPR-Marketing dhe Intituto Piepoli (të dyja kanë parashikuar me sukses zgjedhje të mëparshme shqiptare) tregojnë se përkrahja për Dr. Kosovën është statistikisht e barabartë me përkrahjen për koalicionin që e mbështet atë (rreth 36%). Pra, Dr. Kosova thjesht mbetet brenda sinorit tradicional të votave të djathta.

Nga ana tjetër, koalicioni që mbështet Veliajn është në kuotën 60%, ndërsa vetë kandidati është 8-14 pikë larg kësaj kuote, sepse në sinorin e tij duket se janë futur Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Guri.

Nën dritën e shifrave të mësipërme, sulmi i Veliajt për klinikën e Dr. Kosovës duket më shumë një shkarje e vogël nga strategjia fillestare, se sa një ndryshim kursi i Veliajt.

Apo mos vallë sondazhet e brendshme po i trgojnë Veliajt se Dr. Kosova po del jashtë sinorit 36-përqindësh të votave tradicionale të djathta?

Comments

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

Po them se ky sulm i Veliajt, ndodh per arsyen e luftes se pandershme qe behet ndaj tij, nga ana e kasneceve te PD. Cfare ndodh? Me sa duket ne PD kane rane dakort qe Doktor Halimi te mos e sulmoj personalisht Erjonin. Sepse kete gje do ta bejne te tjere. Nuk ka dite qe te mos dalin ne konfernca shtypi vajza e djem, deri tek burri i moshuar Berisha dhe pinjolli Berisha duke mos lene gja pa thane ne adrese te Veliajt.

Atehere c'duhet te baj Veliaj. T'ja lere te tjereve sulmin ndaj Halimit. Jo, me mire vete. Dhe Veliaj nuk po fyen personalitetin dhe individualitetin e Halimit, sic bejne ndaj tij ne PD. Ai vetem po nxjerr fakte qe tregojne se doktori nuk eshte aq i ndershem sa edhe hiqet. Logaria del edhe nga shuma qe ai ka deklaruar kliniken e tij. 2.6 milion euro. Ku i mori. Ndersa Veliajt i bejne llogari dasmen 12 milion leke te vjetra.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Po c'personalitet dhe individualitet ka Veliaj mer aman?!!!

Submitted by Llogjika Papnore (not verified) on

Natyrisht, eshte e drejta juaj te dilni ne mbrojtje te Erjon Veliajt, edhe pse s'ka aspak logjike ne kete mbrojtje, aq me pak ligjore!

Doktor Halimi apo te tijet, nxoren dokumentin qe vete dora e Ed Rames e kishte lejuar ngritjen e Klinikes se tij, kurse Logjika Papnore e nxjerr Erjon Manushaqine rrjeps,

sepse, ku ta gjej dokumentin qe Vellai i Tij ka marre parate dhuruara nga Rama per Varjen e 40 Martireve ne vend te heronjve Fals te Popullit, duke perfshire edhe Enver Hoxhen si hero Populli?!

ku t'i gjej erjoni vertetimet per Dasmen me Dy Seanca, nje here per veten dhe heren Tjeter per Partine?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.