Përse duhet gjithë pushtetin “sovjetëve”?!
Opozita e PD po e sulmon Kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se ndërsa përpiqet të marrë shumicën e bashkive në zgjedhjet që po afrojnë, po vë në zbatim parullën leniniste “gjithë pushtetin sovjetëve”! Sipas disa zërave në PD, zotërimi edhe i pushtetit qendror edhe i atij lokal nga një parti apo koalicion partish (në këtë rast nga Aleanca për Shqipërinë Europiane), do të qe shumë e rrezikshme sepse do cenonte ndarjen dhe balancën e pushteteve aq të rëndësishme për demokracinë liberale. Por po të përpiqesh të depërtosh në thelbin e këtyre pretendimeve, bindesh se nuk është fare ashtu madje, se është në interesin e qytetarëve dhe një qeverisje më të mirë, që këtë herë, i gjithë pushteti t’u kalojë “sovjetëve”.

Është krejtësisht e gabuar të pretendosh se ndarja dhe balanca e pushteteve në shtet është e lidhur me diversifikimin e pushtetit qendror me atë lokal. Pushtetet në shtet mund të jenë të ndara dhe të baraspeshuara sikundër e kërkon demokracia liberale edhe pse si pushteti qendror ashtu edhe ai lokal mund të jenë në dorën (të paktën në shumicë) e një partie apo një koalicioni partish. Dhe e kundërta. Pushteti qendror dhe ai lokal mund të jenë nën flamuj të ndryshëm politikë e megjithatë, pushtetet në shtet të mos jenë të ndara dhe të baraspeshuara siç kërkohet. Përse? Sepse ndarja e pushteteve nuk ka të bëjë fare me faktin se kush është në qeveri dhe kush është në bashki. Ndarja e pushteteve, aq jetike për demokracinë, ka të bëjë me raportet mes pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe atij gjyqësor, nëse këto pushtete janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe të aftë të baraspeshohen dhe kontrollohen reciprokisht.

Ndarja mes tre pushteteve të sipërpërmendura është tepër jetike për shtetin demokratik sa t’i lihet rastësisë që mund të sjellë një votim. Sepse gjithnjë, do të ketë një moment, që shumica e votuesve mund të vendosin që t’ia japin edhe pushtetin lokal po asaj partie apo atij koalicioni që ka edhe pushtetin qendror. Ndarja e pushteteve nuk është koniunkturë por strukturë e pandryshueshme nga rezultatet e votimeve. Shkurt demokracia nuk mund të rrezikojë që ta lërë ndarjen e pushteteve në dorë të vetë demokracisë. Prandaj ndarja është e përcaktuar me Kushtetutë. Prandaj demokracia liberale cilësohet edhe si demokraci kushtetuese. Sepse ka disa raporte, struktura, institucione që ekzistojnë në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht humorit politik të masës shprehur në votime. Dhe është ironike që pikërisht zëra nga PD që në vitin 2008 ishin pro ndryshimeve skandaloze të Kushtetutës që cenuan ndarjen e pushteteve, shfaqen sot të “alarmuar” për kërcënimin e kësaj ndarje nga kalimi në një dorë i pushtetit qendror dhe atij lokal. Një “alarm” që është, në fakt, një blof, por jo një shqetësim real për ndarjen e pushteteve.

Kjo ishte, si të thuash, ana teorike e problemit. Por edhe në rrafshin praktik, na duket më e dobishme për qeverisjen lokale që qytetarët të votojnë në këto zgjedhje për koalicionin që ka edhe qeverinë. E pranojmë se në kushte normale, nuk do kishte fare nevojë të shtrohej ky problem. Por Shqipëria nuk është akoma një shtet normal, një demokraci ku disa sfera me dobishmëri publike mbeten të pandikuara nga konfliktualiteti politik. Dhe në kushtet e një konfliktualiteti ku partitë i fusin stërkëmbësha njëra-tjetrës nëpër këshilla bashkiake duke bllokuar deri edhe vendimmarrje për buxhetin dhe investimet, është më mirë që frenat e qeverisjes të jenë në të njëjtën dorë që mban edhe ato të pushtetit qendror, edhe ato të pushtetit lokal. Kjo nevojë për një qeverisje sa më larg një konfliktualiteti patologjik dhe jo ndonjë epsh leninist për të marrë të gjitha pushtetet, sikundër pretendohet nga PD, e ka nxitur Ramën të kërkojë votën e qytetarëve edhe për pushtetin lokal. Dhe në kushtet kur një gjë e tillë jo vetëm nuk cenon ndarjen e pushteteve por përkundrazi, shmang kapilarëzimin e konfliktualitetit, rrënues për qeverisjen, deri nëpër bashki, nuk do qe fare keq që, përkundër këshillave të PD, qytetarët të votonin që i gjithë pushteti t’u kalonte “sovjetëve”!
"Shqip"
Comments
ti je komplet idiot e ske

ti je komplet idiot e ske kuptuar asgje nga demokracia .Mjere gazetaria ku ka rene.

Adele, te lutem, sidomos

Adele, te lutem, sidomos ngaqe ke deri ne fund te drejte,

mos e fyej Andrean: nuk te mjafton qe ai i gjori fyen papushim veten e e tij?!

Ai kundershton veten, ne krye te heres se shkrimit, pastaj, duke kerkuaj ndjese se "kushtet politiko-sociale" ende s'jane te favorshme per demokraci, ngre Flamurin me draper e Çekan te Sovjeteve!

Por, qe ta pranoj si-logjizmin e Shkolles se Bashkuar Ushtarake (qe eshte edhe me mendjembyllur se atyre te shqupit klasik),

kjo do te vazhdoj ne Tirane, perderisa ne te njejtat Studio e Media, ftohen te njejtet Individe Kolektive (si zhdanovisti Stefani), qe paguhen me honorare nga te njejtat llogari bankare stanjacioni kombetar.

T'i gezojme, me paqe e me qetesi kuvendare!

Me rob skandal nuk ben

Me rob skandal nuk ben gomarja! Tmerrohesh kur lexon kete komunist te pandreqshem ne Media te nje shoqerie qe pretendon te ece perpara me demokracine.

z. Stefani, Sado qe eshte e

z. Stefani, Sado qe eshte e kot te merresh me nje "gazetar" partiak siç jeni ju fund e krye,me duhet tju kujtoj se ideja e "gjithe pushtetit sovjeteve",nuk ka lidhje fare me sa mundoheni ju per ta mbeshtetur.A e dini se Kodi zgjedhor,ligji themeltar i demokracise eshte antidemokratik,i propozuar nga vet z. Rama ne 2009 per te perjashtuar atehere LSI-ne dhe partite e tjera te vogela dhe i mbajtur ne fuqi edhe sot tashme me bekimin edhe te LSI-se.

Nje cop idioti

Nje cop idioti komplet.......................!!!!!

Ky nuk kupton sepse

Ky nuk kupton sepse eshte patologjikisht i semure. Semundja e tij lidhet me faktin se ky i "ka dhene besen Partise" dhe per partine, domethene per Leninin dhe Edvinin ky hidhet edhe ne zjarr , bile jep edhe jeten.Mjerimi qendron ne faktin se ky shitet si gazetar dhe pastaj ca budallenj edhe me te sofistikuar se ky, e therrasin neper emisione si "anal-ist".

O Stefano, po Lenini kush i

O Stefano, po Lenini kush i bie te jete me kete rastin e "gjithe pushtetin sovjeteve" Edvin Kristaq Rama? Po Stalini?

Pushteti ekzekutiv,

Pushteti ekzekutiv, legjislativ e gjyqesor ne keto 25 vjet i ka sherbyer gjithmone politikaneve te radhes ne fuqi. Rasti i Tom Doshit eshte shembulli me i mire.

Kjo logjike e Stefanit qe perpiqet te justifikoje "tere pushtetin sovjeteve", kur ne pushtet eshte Edi Rama, me sa duket nuk vlente ne rastin kur ne pushtet ishte Berisha.

Sidoqe ta rrotulloje Stefani nuk i shmanget dot se njejtes mendesi autoritare e totalitare nga e cila ka vuajtur politika shqiptare e mbeshtetur nga sherbetoret e saj ne media e gjetke. Rama po sillet ne te njejten menyre autoritare, arrogante, hakmarrese si Berisha motit dhe nuk ka bere asgje konkrete qe te meritoje besimin e votuesve, zhgenjimi i te cileve po ndihet ne menyre te theksuar ne bazen socialiste.

Ndoshta pikerisht kjo pakenaqesi eshte arsyeja qe shtyn Stefanin te shperfille zerin e votuesve duke perkrahur me cdo kusht pushtetin ne fuqi, nen justifikimin se rezultati i zgjedhjeve nuk mund ti lihet rastesise por pushtetit.

Kush ka propaganduar nje jete te tere marksizem-leninizmin e ka te veshtire te shkepuse kordonin kerthizor nga ideologjia me te cilen eshte ushqyer.

Jo, ky pervecse idiot eshte e

Jo, ky pervecse idiot eshte e shume i ndryre.

Ky eshte debilosur komplet me

Ky eshte debilosur komplet me keto qe shkruan. Ju lutem mos ja shperndani me shkrimet, eshte komplet idiot dhe servil tejet i ndyre. Po ja kalon dhe Fahriut. O zot ca injorance!

Je krejtesisht i pa-lexueshem

Je krejtesisht i pa-lexueshem (lexueshem ne fakt). nuk kam koment tjeter se me duhet te shkoj te vjell, mender jush.

Stefani me mire te mos

Stefani me mire te mos shkruante ca kohe, mbase ca kohe pushim do ti benin mire e do ti kthjellonin idete, e ku i dihet, ndoshta edhe lexuesit nje dite do te fillojne te ndjejne nostalgjine e gjepurave te Stefanit(kjo e fundit veshtire se ndodh).

ish mesuesi i marksizmit doli

ish mesuesi i marksizmit doli hapur fare. c'plehra mban kjo toke.

Add new comment