Përtej tallavasë së shifrave të punësimit dhe të papunësisë

Postuar në 01 Maj, 2015 10:11
Eduard Zaloshnja

Sot në 1 maj, në ditën e punëtorëve, pati shkëmbime artilerike mes opozitës dhe qeverisë rreth nivelit të punësimit dhe papunësisë. Duke përdorur shifra në përqindje (të cilat varen shumë nga emëruesit që zgjedhin të përdorin trumbetuesit e tyre), opozita u bëri me dije shqiptarëve se “Rilindja e Ramës” ka shfarosur në mënyrë dramatike vendet e punës, ndërkohë që qeveria u bëri me dije se “Rilindja” ka filluar të japë frutet e saja të shtimit të punësimit.

Për t’iu shmangur kurthit të shifrave në përqindje, më poshtë po bëj një krahasim të shifrave në vlerë absolute të dhjetorit të vitit të plotë të fundit të qeverisjes se Berishes (2012) dhe dhjetorit të vitit të plotë të parë të qeverisjes se Rames (2014).

Si burim të dhënash po përdor Anketën e Forcave të Punës që zhvillon INSTAT-i në çdo tremujor (anketa fotografon në mënyrë anonime situatën e punësimit dhe të papunësisë, pavarsisht nëse njerzit janë punësuar në të bardhë apo të zezë, në qytet apo fshat, të punësuar apo vetëpunësuar http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx?tab=tabs-5 ).

Pas publikimit në maj 2014 të shifrave të plota të popullsisë për vitet 2001-2014 (http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx ),  të cilat reflektonin ndryshimet e popullsisë që vinin nga Censusi i Popullsisë dhe i Banesave 2011, INSTAT-i e ka rishikuar serinë kohore të Anketës Tremujore të Forcave të Punës. Informacioni demografik ka pësuar ndryshime të ndjeshme në strukturën e popullsisë dhe të njësive ekonomike familjare dhe si rrjedhim ka ndikuar në ndryshimet e treguesve të tregut të punës për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2012 deri në tremujorin e parë 2014.

Nga të dhënat e rishikuara rishtazi të INSTAT-it për moshat 15 vjeç e lart, rezulton se në fund të 2012-ës, ka patur gjithsej 1 milion e 118 mijë të punësuar. Nga këta, 520 mijë ishin punësuar në sektorin bujqësor. Ndërsa në fundin e 2014-ës, ka patur 1 milion e 68 mijë të punësuar. Nga këta, 446 mijë ishin të punësuar në sektorin bujqësor.

Këto shifra na tregojnë se, nga dhjetori i 2012-ës deri në dhjetorin e 2014-ës, është rritur me 24 mijë numri i të punësuarve në sektrin jobujqësor dhe është pakësuar me 74 mijë numri i të punësuarve në sektorin bujqësor. Neto, nga dhjetori i 2012-ës deri në dhjetorin e 2014-ës, numri i të punësuarve është ulur me 50 mijë.          

Në lidhje me të papunët, INSTAT-i përdor tani përkufizimin ndërkombëtar, që përcakton si të papunë të gjithë ata që janë në kërkim aktiv të një pune – pra, jo vetëm ata që regjistrohen zyrtarisht në zyrat e punës (per efekt asistence sociale). Sipas këtij përkufizimi, në fund të 2012 ka patur 176 mijë të papunë (jo 140 mijë, siç raportonte INSTAT-i i Berishës). Ndërsa në fund të vitit 2014, numri i kerkuesve aktive te nje vendi pune (të papunëve) ishte 227 mijë, ose 51 mijë më shumë se dy vjet më parë.

Duke kombinuar të punësuarit me të papunët, arrijmë në treguesin e forcave të punës për moshat 15 vjeç e lart (të punësuarit plus njerzit që janë në kërkim aktiv të një vendi pune). Në fund të 2012-ës, forcat aktive të punës ishin 1 milion e 294 mijë, ndërsa në fund të 2014-ës, ishin 1 milion e 295 mijë. Pra, forcat aktive të punës kanë mbetur pothuaj të pandryshuara.

Nga te gjithe shifrat e mesiperme, duket qarte se, nga dhjetori 2012 deri ne dhjetor 2014, kemi patur nje zhvendosje te njerzve qe me pare ishin te punesuar ne bujqesi drejt tregut te punes jobujqesor. 

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Une thashe ss do sqarohesha nga keto te dhena, por keto jane me coroditese. Nuk ka nje evidenca statisiore, jo me ankete, se sa jane te punesuarit? Nese ka ka keto te na thote Zaloshnja jo te luaj me shifra &nbsp;&quot;ne te zeze e jo ne te zeze&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.