A do ta durojë gjatë Rama “frerin” e FMN-së?

Postuar në 24 Prill, 2015 12:40
Eduard Zaloshnja

Deri në 31 dhjetor të 2008-ës, FMN-ja e ndihmonte financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar qysh prej vitit 1992. Kuptohet që ajo ndihmë financiare nuk vinte pa një kosto politike për qeveritë në fuqi – në shkëmbim të saj, FMN-ja kërkonte zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike. Për shembull, kur qeveria shqiptare nuk zbatoi këshillën e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale në verën e vitit 1996, kjo e fundit e ndërpreu ndihmën për të, për ta rifilluar në vjeshtën e 1997-ës...

Nga 1 janari i 2009-ës, FMN-ja e ndërpreru përsëri ndihmën financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi Berisha e quajti të panevojshme atë. Dhe me ikjen ndihmave të FMN-së, iku edhe disiplina fiskale që i impononte ajo qeverisë shqiptare.

Po si ndikoi heqja e “frerit” të FMN-së në situatën fiskale të shtetit shqiptar? Ministria e Financave raportonte atëherë se borxhi publik pësoi një rritje galopante qysh prej ikjes së FMN-së – nga 596 miliardë lekë në fund të 2008-ës, shkoi në 683 miliardë në fund të 2009-ës, në 716 miliardë në fund të 2010-ës, në 773 miliardë në fund të 2011-ës , në 828 miliardë në fund të 2012-ës, duke arritur në 900 miliardë lekë në fund të 2013-ës, para rikthimit të ndihmës së FMN-së. Pra, borxhi publik pothuaj u dyfishua qysh nga ikja e saj. Ndërsa në vlerë realtive, borxhi u rrit nga 58.2% e PBB-së, në 70% të saj.

Dhe problemi është se borxhet e reja që u morën qysh prej ikjes së FMN-së nuk shkuan për investime në rrugë, shkolla, kopshte e spitale, siç pretendonte Berisha – ato shkuan kryesisht për të paguar interesat e borxheve të mëparshme. Sipas buxheteve të publikuar nga Ministria e Financave ndër vite, rezulton se 49 miliardë lekë borxh i ri që u shtua në 2013-ën shkoi për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxhit të vjetër. Në 2012-ën, 55 miliardë borxh i ri që u shtua shkoi për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxheve të vjetra. E kështu me rradhë...

Por 50 miliardë lekë nuk janë thjesht karamele. Me to mund të mbulohen më shumë se gjysma e të gjithë pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit, ose treçereku i të gjitha investimeve të shtetit shqiptar në një vit.

Dhe me kthimin e ndihmës së FMN-së në Shqipëri, shpenzimet për interesat e borxhit publik janë ulur. Në 2013-ën, interesi mesatar i borxhit publik ishte rreth 6% në vit, ndërsa në 2014-ën u ul në nivelin 4.4%. Dhe FMN-ja po ndihmon në ristrukturimin e këtij borxhi (me ndihmën edhe të Bankës Botërore), në mënyrë që të rritet pesha specifike e kredive afatgjata me interesa të ulta.

Dhe kjo ndihmë, siç e theksova më sipër, nuk mund të vijë pa një kosto politike – në shkëmbim të granteve dhe kredive të buta, FMN-ja (dhe për rrjedhojë edhe Banka Botërore) po kërkon zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike nga qeveria shqiptare.

Në programin e qeverisë aktuale ka premtime për ulje taksash të segmenteve të ndryshme të popullsisë me të ardhura të ulta e mesatare, si edhe të biznesit të vogël, për subvencione në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e për rritje të shpenzimeve publike në arsim e shëndetësi, të cilat do të mbulohen, gjithnjë sipas programit të qeverisë, me rritjen e taksave për individët dhe bizneset me të ardhura të larta, me pakësimin e evazionit fiskal dhe me uljen e korrupsionit në dhënien e tenderave dhe koncensioneve. FMN-ja do të jetë më se e kënaqur të vazhdojë ta ndihmojë qeverinë Rama për ristrukturimin e borxhit publik, nëse i realizon këto premtime. Por nëse jo, do t’ia shtrëngonte “frerin” fiskal.

Edi Rama e ka pranuar deri më sot “frerin” e FMN-së, megjithë dhimbjet politike që i shkakton ai. Por a do të bëjë Rama në të ardhmen të njëjtën gjë që bëri Berisha në 2009-ën – ta përzërë përsëri FMN-në nga Shqipëria? Kjo ndoshta do të varet nga rezultatet e 21 qershorit. Në rast të një rezultati negativ të mazhorancës në to, Rama mund të dojë të rrisë shpenzimet buxhetore (nëpërmjet shtimit të borxheve), për të përgatitur një terren më të mirë elektoral për 2017-ën. Por në qoftë se e bën këtë gjë, ka për ta rifutur vendin në spiralen e borxheve dhe përplasjeve me FMN-në, e cila do të na çonte drejt gropës thithëse ku ndodhet sot Greqia…

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

perse ata te Ps , as vete Edi as ndonje tjeter, nuk dalin e t'i shpjegojne popullit pikerisht keto dhe me kete menyre te thjeshte sic ben Zaloshnja, te vuajme ca perkohesisht por te kemi nje shtet qe te punoje per ne apo te na marre lumi fare , me shtet e e me individe. Duhen shpjeguar gjerat, te kuptohen qe te mund te kesh mbeshtetje ne popull, se me propaganden tip Basha apo e Blushi nuk shkon dot larg...

Submitted by kevinjon (not verified) on

Ore Zaloshnja, po sa i zgjut qe je mor komunist i korruptum? Po si ore ja veshe Berishes tani nivelin prej 70% te borxhit ne fund te 2013? Po pse ore derezi sa budallenj i kujton robt ti kur na rreshton rritjen nder vite te shumes nominale te borxhit pa permendur edhe rritjen e prodhimit per koke dhe rritjen e te ardhurave si ekonomi e pergjithshme? Po vete niveli prej 58.2% i borxhit qe ishte ne 2008 dhe niveli prej vetem 63.2% i prodhimit te pergjithshem qe ta la Berisha ne Shtator 2013 tregon se, edhe pse Shqiperia pati trysnine absolute nga kriza financiare qe coi per lesh Greqine e Italine arriti qe te ruaje nivel super te kenaqur te nivelit te borxhit! Politika e Berishes ne raport me ekonomine eshte pershendetur ne te gjithe gazetat ekonomike te botes mos legen i Rames!

Pale na thua se "FMN-ja nderpreu perseri ndihmen per Shqiperine pasi Berisha e quajti te panevojshme ate" Po si mor delenxhi e paska nderprere FMN-ja ndihmen? Po na ben loje fjalesh qe te deformosh kuptimin historik! Po Berisha e hudhi jashte FMN-ne sepse eshte e drejta e tije ta beje kete dhe sepse Shqiperia ate kohe kaloi ne nje stad tjeter me te perparuar dhe ishte mese e nevojshme nje reagim i tille nga qeveria Shqiptare. Berisha arriti njefare niveli te kenaqshem dhe jo se i paska ngelur qefi FMN-se sepse tha Berisha "nuk kemi nevoje per ju" dhe ata fap ndaluan ndihmat!??? Po fshatareve po i shkruan o Zaloshnja? Perse nuk flet per gjithe ate infrastrukture qe u ndertua ne kohen e Berishes edhe pa ndihmen e FMN-se ti? Po Liberalizimi i vizave, po statusi, po ulja e varferise, po kjo po ajo - po rruga e kombit nga FMN-ja u pagua mor idiot?

Dhe ne fund e ke katranosur fare kur po na flet per programin e showt Mediatik se Rama do ule kete e ate takse dhe se per kete do penalizoje te pasurit, kulaket e kapitalistet e ndyre... O Zaloshnja! lere fshatarin te qete se ca nga padituria e ca nga letrat e tua me te futme po na merr rruget per Gjermani nga "mireqenja" e FMN-QEVERI pikerisht ne kohen e Rames tend dhe jo te Berishes qe i rezistoi krizes financiare dhe krises psiqike te popullit Ramist.

Submitted by realisti (not verified) on

o kevinjon,

per cfar 63.2% borxh te trasheguar nga berisha e ke fjalen? per ate qe deklaronte vete berisha, apo ate qe gjeti FMN kur iku berisha? pse kot na akordoi 700 milion dollare FMN-ja? na i akordoi per te shlyer borxhet e padeklaruara te berishes ndaj kompanive, qe ishin akumuluar nder vite...

llogariti edhe ato o kevinjon, dhe llogaria del mbi 70%. "nuk kemi nevoje me per ndihmen e FMN" - tha berisha ne 2009-en - "se po ia kalojme edhe gjermanise per rritje ekonomike". por ne kater vjet e dyfishoi borxhin dhe la nje grope qe alarmoi FMN dhe Banken Boterore.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ketu puna asht kjo: O LIRI hajnie, o FRE'.

Mbasi frè s'dona, atehere shkojme e lypim tek Putini o tek karaSulltani. Ky asht qorrsokaku i hajnise.

Populli si gjthmone s'pytet fare.

Submitted by Rushit Bilbil G... (not verified) on

O Kevinjon,

po na habit mendsh me llogjiken dhe njohurin tende ne fushen e ekonomise. Sipas teje Berishes i atrbohet nje rritje e ekonomise ne nje nivel te kenaqshem duke kaluar shqiperine ne nje stad me te larte?!  Njohurive tende po t'i shtosh dialektin dhe gjuhen e perdorur ne koment perfundon jo vetem komunist por edhe fshatar edhe budalla.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.