Ambasadori në Vatikan katolik? S’është fare e thënë

Postuar në 08 Shkurt, 2015 05:57
Mustafa Nano

Në kacafytjen mes institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Presidencës e Kryeministrisë, lidhur me emërimin e ambasadorit tonë të ri në Vatikan, është shtuar dhe një yçkël tjetër. Është kisha katolike që nuk është dakord këtë herë. Presidenca ka dalë kundër procedurës së zgjedhjes, ndërsa kisha katolike ka dalë kundër emrit të propozuar. Ngaqë është mysliman!!! Ka qenë George Frendo, një prift që ushtron funksionin e ipeshkvit ndihmës në dioqezën Tiranë – Durrës, në të njëjtën kohë atë të sekretarit të përgjithshëm të konferencës ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare, që është shprehur në emër të kishës. Zoti Frendo thotë në deklaratën e vet se, gjithnjë në emër të kishës, ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Republikës mbi objeksionet e tyre, e nuk është çudi që ky i fundit, përveç pretendimeve mbi procedurën, të jetë motivuar edhe prej këtij shqetësimi të katolikëve, ndonëse një gjë të tillë nuk e ka thënë e, me shumë gjasë, nuk do ta thoshte edhe sikur të ishte e vërtetë.

Ka disa gjëra që nuk shkojnë në këtë reagim të kishës katolike. Së pari, thuhet se Visar Zhiti është mysliman. Visar Zhiti mund të jetë edhe mysliman, por puna është se ai nuk dihet që ta ketë thënë këtë gjë ndonjëherë. Ka bërë shkrime, libra, poezi, intervista, e në asnjë rast nuk e ka bërë të qartë identitetin e vet fetar. Madje, për ata që kanë qejf që një identitet të tillë t’ua qepin të gjithë njerëzve (zoti Frendo duket se është një nga këta), Visari mund të ngatërrohet fare lehtë me një njeri të orientuar nga Krishterimi. Unë personalisht, as këtë nuk e di, por duke qenë se Visari që njohim është i bërë njësh me kulturën e qytetërimin perëndimor, e duke qenë se ky qytetërim lidhet në një masë të caktuar me Krishterimin, lidhja e tij me këtë të fundit është një operacion më i kollajtë deduksioni e spekulimi. Prandaj, zoti Frendo do të kish bërë mirë të mos e kish shtënë në punë këtë logjikë, me të cilën mund t’ua vërë që të gjithëve një etiketë fetare. Jo se kjo domosdoshmërish do t’i prishte punë ndokujt, por ja që ka njerëz, zoti Frendo sidozot, që i përdorin etiketime të tilla si kriter skualifikimi apo promovimi. Dhe e bukura është se nuk e çojnë nëpër mendje që tradita fetare e dikujt nuk ka pse të lidhet vetvetiu me identitetin fetar të tij, nuk e çojnë në mendje se në këtë botë ka dhe jobesimtarë. Sipas tij, edhe unë, që emrin e kam Mustafa, jam mysliman. Por ja që kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk jam i tillë. Nuk jam as i krishterë, gjithashtu. Jam jo fetar. E mendja ma thotë se edhe Visar Zhiti është te kjo “kategori”.

Sa më sipër, i thashë sa për një saktësim, e jo sepse kanë rëndësi në diskutimin që ka lindur. Të paktën, nuk do të duhej të kishin rëndësi. Është e vërtetë që në ndërtimin e institucioneve shqiptare, qysh prej themelimit të shtetit tonë, ka pasur një kujdes për të marrë në konsideratë ndjeshmëritë e peshën e bashkësive të ndryshme fetare dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë ka qenë edhe një ekuilibër i pranisë së njerëzve me fe të ndryshme brenda institucioneve apo në krye të tyre. Por kur kjo nuk ka ndodhur, nuk është se ndokush e ka bërë për të madhe. Sot, fjala vjen, ne kemi një President e Kryetar Kuvendi, që janë të traditës bektashiane (vini re: janë të traditës bektashiane, gjë që s’do të thotë automatikisht se janë bektashianë), e një Kryeministër, që është pagëzuar qysh në lindje katolik. Siç shihet, “nuk janë përfillur” sunitët e të krishterët ortodoksë, që janë dy bashkësitë më të mëdha fetare në Shqipëri. Përsëris: askujt nuk i ka shkuar mendja të ankohet për këtë gjë. E dini pse, i dashur Frendo? Sepse në Shqipëri kështu funksionon. I respektojmë fetë e njëri-tjetrit, por nuk jetojmë me paranojën e ndonjë “prapësie”. Ja, ne nuk kemi fare ide, për shembull, se sa për qind e diplomatëve janë katolikë, sa janë myslimanë e sa janë ortodoksë. Nuk kemi ide, ngaqë veç për këtë punë nuk na shkon mendja. Por edhe sikur të donim të dinim ndonjë gjë, nuk do të mundeshim, sepse emrat që kemi e tradita së cilës i përkasim, siç thashë, nuk thonë asgjë mbi identitetin fetar të shqiptarëve të sotëm.

Është e vërtetë që ambasadorët tanë në Vatikan janë zgjedhur rëndom mes njerëzve që i përkasin një tradite katolike dhe nuk ka pasur ndonjë gjë të keqe në këtë mes. Madje, dhe propozimi i parë që u bë para ca muajsh ka qenë emri i Ardian Ndrecës, që i përket kësaj tradite. Por duhet thënë se nuk ka asnjë arsye që respektimi i kësaj tradite të emërimit të katolikëve si ambasador në Vatikan të na shndërrohet në një makth. Në Vatikan do t’i shërbehet në çdo rrethanë shtetit shqiptar, i cili është qartësisht laik (po jo laik, siç e kupton zoti Frendo kur thotë se “për të respektuar laicitetin e shtetit, e për faktin që kemi një përqindje katolikësh në këtë vend, është logjike që ambasador në Vatikan të caktohet një katolik”!!!), e në këtë kuptim nuk ka vend për asnjë animozitet. Duan të caktojnë ambasador një katolik? Ok. Duan të caktojnë një laik? Ok sërish. Ah, do të duhej ta shihnim si absurde situatën, në të cilën do të na propozonin të çonim në Vatikan një militant fetar jo katolik, por nuk është ky rasti. E as ka për të qenë ndonjëherë ky rast. Prandaj, ndërhyrja e zotit Frendo nuk duket e gjetur. Po kështu, nuk duket i gjetur edhe propozimi që Kryeministri të konsultohet me ipeshkvijtë para se të caktojë emrin e kandidatit për ambasador në Vatikan. Tani, Kryeministri edhe mund ta bëjë këtë konsultim (është punë e tij se me kë konsultohet), por mund ta bëjë, sepse e sheh ai të arsyeshme, e jo sepse ia kërkojnë ipeshkvijtë. Nuk do të shkonte kjo punë.

Të gjithë ata që kanë ndjeshmëri të tilla, si kjo e zotit Frendo, do të bënin mirë të mendoheshin para se këto ndjeshmëri t’i bënin publike. Zërat që kërkojnë përfaqësim fetar, në respekt të përqindjeve që zënë fetë në numrin e popullsisë, nëpër institucione apo në nivele të ndryshme të shtetit shqiptar, janë tepër anakronikë. Myslimanët e të krishterët në Shqipëri kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen, por nuk kanë asnjë të drejtë që këtë respekt ta kërkojnë të shprehet edhe në këto forma. Nuk kanë të drejtë, pasi ky problem nuk ekziston. Administrata e shtetit shqiptar është e të gjithëve dhe askush nuk i ka hyrë punës që ta verifikojë këtë fakt. Është e të gjithëve, dhe pikë! Edhe diplomacia shqiptare është e të gjithëve. Do të ishte e të gjithëve edhe sikur të gjithë diplomatët, për një rastësi, të ishin të njërës traditë fetare. Do të ishte e të gjithëve, ngaqë askush nuk kish për ta vënë re që do të ishte kështu, ngaqë askujt nuk i ka shkuar mendja të bëjë verifikime të tilla. E prandaj, kjo e zotit Frendo është një sjellje bisbiqe e sektare që as na lipset sot (e askurrë), e as i ka hije traditës sonë të marrëdhënieve mes feve. Ne nuk jemi mësuar që të kërkojmë qimen në vezë në çështje të tilla. Prandaj, jemi gjallë si komb. Të ishim sjellë ndryshe, do të na kish marrë lumi me kohë.
"Shqip"

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

Mustafa, jam shume dakrot me shkrimin tend dhe biles i ke shqyrtuar ceshtjet dhe parimet fetare ne shoqerine multietnike dhe multifetare (Shqiperi) ashtu sic eshte. Por, ke harruar qe tia rikujtosh Frendos se ky nuk eshte shtetas shqiptar dhe nuk duhet te nderhyj aty ku nuk i takon e aq me teper ne punet e Qeverise shqiptare. Frendo me Rrocket e Malit te zi jane duke mbjellur intolerance dhe shume here ndersejne lehaqenet e tyre ne Parlament qe ta kthejne kete vend nga laik ne teokratik -katolik.

Po ashtu, kultura dhe qyteterimi Perendimor nuk lindi nga krishterimi por nga laicizmi, te jesh laik nuk do te thote se anon ne ndonje fe. Visari mund te jete c'te doje por ai nuk do te shkoj ne Vatikan per t'i sherbyer Kishes apo Xhamise e as laikeve por shtetit te tij, biles do te ishte me mire te ishte fetar e jo laik sepse vetem keshtu do te te kuptonte diplomacine e Vatikanit, packa se c'fare besimi ka, budist, cifut, musliman, i krishtre apo hindu e Bahai.

Problemi qendron se shteti yne duhet t'i terheqi vemendje tipa te tille si Frendo qe nxisin trazira, mundesisht te shpallen non gratta.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Akoma vazhdon t'i biesh fyellit tend te cakorduar po ne te njejten vrime ti o grek shqipfoles. Ty me pak se kujtdo tjeter te takon te perzihesh ne punet e shqiptareve. Megjithate vazhdo te lehesh, ne ResPublica ka liri per te lehur edhe per qente.

Meqe ra fjala atij zevendsuesit tend mesoja pak me mire shqipen se dallohet sapo shkruan germen e pare qe eshte "puro skipetar".

Submitted by Leonard (not verified) on

Që katolikët nuk janë dakort që një mysliman të mos ti përfaqësojë në Vatikan është e drejta e tyre se çfae do vendosi dhe kë do dërgojë është e drejta e shtetit por në qoftëse do që ti kundërvihet Vatikanit besoj se nuk do ështe një ide e mirë

Submitted by Rozafa (not verified) on

Te nderuar komentues dhe i nderuar Mustafa!

Kete pune e sqaroj vete Frendo dje me nje deklarat publike per median kur tha se nuk eshte e vertet se kam then nuk duhet te jete Musliman dhe nuk kam shprehur mendimin e Kishes Katolike por timin personal. Nese ai thot se mua me pelqen te jete nje katolik si amabsador i Shqiperis ne Vatikan nuk mendoj se duhet ta vem ne giotin sepse ai tha mendimin e tije. Kisha Katolike eshte me pak e perfaqesuara ne postet e Shtetit dhe nuk e ka ngritur ndonjeher edhe pse pushtetit eshte ndare mes dy palve te tjerea qe jane Mysliman dhe Ortodoks.

Vatikani nuk ka then asgje per kete fakt dhe nuk do te thot asgje sepse ambasadori eshte i Shqiperis ne Vatikan. Pse duhet te merrmi kaq shum me nje shkrim qe gazetari e ka bere me shum per qefin e tije dhe kete e beri lajm Frangaj qe i cenohej intetresi i motres se tije qe e ushtron kete detyre prej vitesh...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po o Mustafa, ama nuk eshte e thene edhe qe te mos jete katolik, meqe po flasim per cfare eshte e thene dhe cfare nuk eshte e thene.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.