“Shenjt” Visar Zhiti qëndron mbi Bujar Ali Nishanin, Sali Ramë Berishën, Edi Kristaq Ramën & George X Frendon
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8177_visar_1.jpg?itok=x3EiCPzA)
Edi Kristaq Rama ka propozuar Visar Zhitin për amasadorin tonë në Vatikan. Bujar Ali Nishani, sipas raportimit të gazetës "Panorama", nuk është dakord me këtë propozim, sepse Edi Kristaq Rama nuk është konsultuar paraprakisht me të. Sipas gazetës "Tema", në këtë kundërshtim të Nishanit, ka gisht Sali Ramë Berisha. Ndërsa sipas "Gazetës Shqiptare", kundër emërimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan, është shprehur edhe sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare, George X. Frendon, meqënëse Visari nuk është katolik.
Nuk e di se ç’mund të jenë motivet që kanë shtyrë Bujar Ali Nishanin, Sali Ramë Berishën, Edi Kristaq Ramën & George X Frendon të mbajnë ato qendrime që kanë mbajtur rreth emërimit të Visar Zhitit si ambasador në Vatikan, por fort u sugjeroj të katërtve që të studiojnë mirë jetën dhe veprën pothuaj shenjtërore të tij, para se të thonë apo bëjnë diçka tjetër rreth këtij emërimi.
Visar Zhiti mund të mos jetë një shenjt si Nënë Tereza, por në kushtet aktuale shqiptare, është më pranë shenjtit sesa kushdo shqipëtar tjetër!
Comments
Kjo qe thua ti or zoteri edhe
Kjo qe thua ti or zoteri edhe mund te jete e vertete, megjithate nuk ka lidhje fare me thelbin e problemit qe eshte:
10% e popullsise shqiptare eshte e besimit katolik, prandaj nuk kuptohet mire perse ambasadori i Shqiperise ne Vatikan NUK duhet te jete katolik.....pra s'ka lidhje fare me personalitetin e shquar te Z. Visar Zhiti, dmth eshte apo nuk eshte "shenjt" Zoti Zhiti.
Mesa duket ne shqiptaret jemi te persosur kur vjen puna per t'i bere lemsh gjerat dhe per te humbur e ngaterruar problemet me njeri tjetrin, dhe Zoti Zaloshnja kjo nuk eshte pune numrash, as statistike, as kush ishte me perpara me Ramen e kush eshte tani kunder etj. etj. Sikur te vazhdosh aty ku je kompetent dhe t'ua lesh te tjereve keto punet qe nuk i merr vesh?
Xhuxhumak, qe te dallosh se
Xhuxhumak,
qe te dallosh se dikush eshte pothuaj shenjt dhe "hallall" per te qene ambasadori yne ne Vatikan, nuk eshte pune numrash apo statistikash. eshte pune shpirti... cfare shpirti te ndjen kur lexon c'ka shkruar zhiti, apo kur di ç'ka vuajtur zhiti.
"I know it when I see it", ka thene ne vitin 1964 Potter Stewart, kryetari i gjykates se larte amirikane...
Haha, "hallall" per te qene
Haha, "hallall" per te qene ambasadori yne ne Vatikan?!?!? E shof qe nuk ia vlen fare ta diskutosh kete problem me juve. E sa per punen e shenjterise, po te ftoj te lexosh pjesen e pare te komentit te Z. Pilika me poshte. Suksese!
Xhuxhumak dhe
Xhuxhumak dhe Pilika,
Thonjzat perreth nje fjale perdoren per te njoftuar lexuesin qe mos ta lexoje ate ne kuptim literal.
Tamam aty edhe fillon
Tamam aty edhe fillon keqkuptimi or zoteri, se kur perdor thonjezat zotrote, ne cilin fjalor duhet ta gjej une kuptimin jo literal te fjales qe gjallon ne koken tende? A nuk eshte me mire qe ne kesi rastesh te evitohet cdo lloj ambiguiteti dhe te perdoren termat e drejtperdrejte, pa thonjeza dhe te qarta? Le t'ua leme thonjezat atyre qe shkruajne fiction, dhe kur bejme gazetari le te perdorim fjalet ne kuptimin e tyre LITERAL.
Zaloshnja Te jesh pak me afer
Te jesh pak me afer shenjtit se shqiptaret e tjere nuk te jep asnje grime shenjterie. Shenjteria nuk eshte ceshtje sasiore (i largesise relative nga ajo qe ti e quan "shenjt"). Shenjteria eshte cilesi dhe as e larte saqe, njerez normale si ti, une apo edhe Visari as qe kane fare lidhje me te.
Me gjithe respektin per Visarin, per te cilin edhe Edi Rames nuk i munguaka respekti, une them se duhet te kishte Visari vete pak me shume respekt per veten. Keto raste, njesoj si ai i Neritan Cekes, deshmojne se jo si shenjtore por as si intelektuale nuk jane ne gjendje te jetojne deri ne fund te jetes shqiptaret. Dhe nuk kane faj se njerez jane, qe duan te hane dhe jo shenjeter qe mund te ushqehen edhe vetem me fryme.
Sa per Salen as nuk ja vlen te vrasesh mendjen se per cfare arsye na paska pasur qe te kundershtuar kete veleresim qe i kane bere Visarit. Vuan nga mania e kundershtimit per cdo gje qe nuk e ka ai ne dore ta beje, cfaredo qe te jete.
Qe ti ktheme edhe nje here Visarit, fakti qe ka qene minister i Sales te ben te mendohesh dhe ta con pa mendjen pa dashje tek ajo "luga e corbes se prishir". Dashte Zoti nuk del ndonje gje kur te hapen dosjet, po u hapen.
Këtu është çështje feje me të
Këtu është çështje feje me të drejtë katolikët të mos duan që ti përfaqësojë një myliman kur këtu ka me bollëke katolik që mund të ma përfaqsojnë me dinjitet në Vatikan
z.Artur Pilika, per sa kohe
z.Artur Pilika,
per sa kohe qe mer mundimin te besh analize te nje shkrimi mos bej gabime gramatikore dhe ortografike se i ul vlerat vetes.
Ju bejleret myslimane te
Ju bejleret myslimane te Lushnjes, i dini mire keto punet e katolicizmit. Apo jo Eduard Beu?
O Anonimus, pse Eduardi nga
O Anonimus, pse Eduardi nga Lushnja eshte? Dhe po te jesh bej apo bir beu do te thote se je injorant...... apo kjo eshte dija e shkolles qe ke bere ti?!
Add new comment