“Edhe muret kanë veshë!” & “Në çdo tre shqiptarë, ka një spiun të Sigurimit”
Shprehjet “Në çdo tre shqiptarë ka një spiun të Sigurimit” dhe “Kujdes, se edhe muret kanë veshë” m’i thonte pothuaj çdo ditë im atë, deri sa vdiq. Dhe kishte arsye të fortë për të m’i thënë ato fjalë – kishte vuajtur në burgun famëkeq të Burrelit falë një spiunimi dhe, më pas, të një përgjimi nga famëkeqi Sigurim i Shtetit. M’u kujtuan këto shprehje kur fillova të kryej një sondazh për Ministrinë e Kulturës, e cila sot promovoi fillimin e punës për kthimin e ish-drejtorisë së përgjimeve të Sigurimit ("Shtepine e Gjetheve") në Muze të Përgjimeve.
(Fotoja shoqëruese e bërë gjatë ceremonisë së promovimit)
Dhe sondazhi konfirmoi se, sidomos në shtresën e të përndjekurve, frika nga përgjimet, por më tepër nga spiunimet, ishte mjaft e madhe. Më poshtë janë detajet dhe gjetjet e sondazhit.
Në total u anketuan 1200 persona të moshës 18 vjeç e sipër. Numri i të anketuarve për çdo qytet u përcaktua në përpjestim me numrat fiks të përfshirë në numratorin telefonik të AlbTelekomit. Pas anketimit, kampioni u ripeshua demografikisht në mënyrë që të anketuarit të përfaqësonin popullsinë urbane. Gjithashtu, kampioni u ripeshua gjeografikisht sipas popullsisë urbane të qarqeve (Census 2011), si dhe politikisht, që të përfaqësonte popullsinë urbane sipas peshave specifike 60%-40%, majtas-djathtas, bazuar në rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të fundit. Në përfundim të ripeshimit, rezultoi se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është plus/minus 2.9%
Rezultatet e anketimit të kampionit të ripeshuar tregojnë se 12% e popullsisë urbane mendon se përgjimet me mikrofona të fshehtë apo ato telefonike para vitit 1991 kanë qenë shumë të përhapura, 10% mendojnë se kanë qenë disi të përhapura, 49% mendojnë se se kanë qenë pak të përhapura dhe 29% janë përgjigjur “S’e di”
Në bazë të vetëdeklarimit të të anketuarve, rezulton se 30% e popullsisë urbane është nga familje që kanë qenë të përndjekura politikisht para vitit 1991. Llogaritur vetëm për këtë pjesë të popullsisë, rezultatet për këtë pyetje nuk ndryshojnë rrënjësisht nga rezultatet e mësipërme. Grafiku 2 tregon se 19% e popullsisë urbane të përndjekur mendon se përgjimet me mikrofona të fshehtë apo ato telefonike para vitit 1991 kanë qenë shumë të përhapura, 11% mendojnë se kanë qenë disi të përhapura, 51% mendojnë se se kanë qenë pak të përhapura dhe 19% janë përgjigjur “nuk e di”
Në lidhje me spiunimet personale, 44% e popullsisë urbane mendon se ato para vitit 1991 kanë qenë shumë të përhapura, 12% mendojnë se kanë qenë disi të përhapura, 8% mendojnë se se kanë qenë pak të përhapura dhe 36% janë përgjigjur “nuk e di”.
Llogaritur vetëm për pjesën e përndjekur të popullsisë, rezultatet për këtë pyetje ndryshojnë rrënjësisht nga rezultatet e mësipërme. Grafiku 4 tregon se 76% e popullsisë urbane të përndjekur mendon se spiunimet personale para vitit 1991 kanë qenë shumë të përhapura, 5% mendojnë se kanë qenë disi të përhapura, 3% mendojnë se se kanë qenë pak të përhapura dhe 16% janë përgjigjur “S’e di”
Vetëm për të anketuarit 40 vjeç e sipër (të cilët kanë qenë 16 vjeç e sipër në vitin 1990), janë paraqitur në Grafikun 5 përgjigjet e pyetjes “Sa shqetësuese kanë qenë për ju personalisht përgjimet me mikrofona të fshehtë apo ato telefonike para vitit 1991?”. Shumë shqetësuese janë përgjigjur 9%, disi 6%, pak 61% dhe s’e di 24%. Edhe për të anketuarit 40 vjeç e sipër nga familje të përndjekura, rezultatet janë të ngjashme. Shumë shqetësuese janë përgjigjur 6%, disi 5%, pak 70% dhe s’e di 19%.
Situata ndryshon kur të anketuarit 40 vjeç e sipër janë pyetur “Sa shqetësuese kanë qenë për ju spiunimet personale para vitit 1991?”. Shumë shqetësuese janë përgjigjur 30%, disi 11%, pak 33% dhe s’e di 26%. Llogaritur vetëm për pjesën e përndjekur të popullsisë 40 vjeç e sipër, rezultatet për këtë pyetje ndryshojnë rrënjësisht nga rezultatet e mësipërme. Grafiku 8 tregon se 55% kanë qenë shumë të shqetësuar, 15% disi të shqetësuar, pak 18% dhe s’e di 12%.
Pyetjes “A ka patur në familjen tuaj të burgosur politikë nga përgjimet me mikrofona të fshehtë apo ato telefonike para vitit 1991?”, vetëm 2% e të gjithë kampionit i është përgjigjur “Po”. Ndërsa pyetjes “A ka patur në familjen tuaj të burgosur politikë nga spiunimet personale para vitit 1991?, plot 11% i janë përgjigjur “Po”.
Duke ekstrapoluar në nivel kombëtar (urban-rural) përgjigjen e pyetjes “A ka qenë familja juaj e përndjekur politikisht para vitit 1990?”, rezulton se 870 mijë banorë aktualë të Shqipërisë (30%*2.9 milion banorë) rrjedhin nga familje ish të persekutuara.
Nga të dhënat e Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë, rezulton se ka patur 21.400 të pushkatuar/burgosur politikë (5,550 të pushkatuar dhe 15,850 të burgosur). Duke kombinuar këto të dhëna me përgjigjet e pyetjeve mbi burgosjen si pasojë e përgjimeve/spiunimeve, rezulton se 520 mijë banorë aktualë të Shqipërisë kanë patur të pushkatuar/burgosur politikë të afërm të tyre, si baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, xhaxha, dajë, hallë, ose teze.
Comments
Nuk e kuptoj Zaloshnjen. Me

Nuk e kuptoj Zaloshnjen.

Me rezultatin qe nxher thot te hapen ddosjet apo te mos hapen?!

kesaj pyetje do t'i jape
kesaj pyetje do t'i jape pergjigje te drejtperdrejte nje sondazh qe po zhvilloj keto dite.
Nuk kam asgje per shkrimin, e

Nuk kam asgje per shkrimin, e kam me fotografine. Shoh dy njerez etrit e te cileve kane kryer krime ose drejt perd drejte, ose me firma. Mendoj se puna me e mire per te dy do te ishte jo te pruronin muzeume, por te kerkonin falje per eterit e tyre, ashtu sic bri i biri i nazistit qe mori pjese ne masakren e Boroves dhe qe erdhi e kerkoi falje ne Shqiperi per ate masaker.

Per me gjate, kush eshte i interesuar, te lexoje ketu: http://www.gazetaminerva.com/indeks.php/opinione/item/889-masakra-nazist... -komuniste-e-mirdites

Nese iu referohemi te dhenave
Nese iu referohemi te dhenave tuaja Zaloshnja, 20 000 te burgosur/te pushkatuar ne 40 vjet i bie te jene mesatarisht 500 te denuar ne vit, ose 0.025% e popullsise duke marre per mesatare te popullsise 2 milion banore. Duke marre parasysh qe shumica e ketyre denimeve kane ndodhur ne vitet e para te regjimit, kohe kur ne gjithe Europen pati represion ndaj bashkepunetoreve te fashisteve e krimineleve te luftes, arrin ne konkluzionin qe e gjithe narrativa juaj per gjoja represion e shtypje ndaj popullsise eshte nje gjepur e leverdishshme, ngaqe iu ndihmon per te sunduar. Drama e 0.025% te shqiptareve nuk eshte drama e te gjithe shqiptareve; drama e gjithe shqiptareve ka qene varferia e pergjithshme, izolimi ndaj botes, ndersa sa per do tradhetare e lehesa profesioniste me gjasme disidente ai regjim do kishte zgjatur sa te kish dashur, sic po zgjat regjimi ne Kine. Hajt tani ngrini nje tjeter muze rrenash bashke me Ramen, se kete dini te beni.
Meqenese adresa e vendosur ne

Meqenese adresa e vendosur ne komentin tim te meparshem, per ndonje gabim ne kopjim, nuk e hap faqen e internetit ku gjendet shkrimi im qe ka lidhje me krimet e krimineleve dhe me kerkesen e ndjeses nga pasardhesit e tyre, me titull "Masakra naziste e Boroves dhe masakra komuniste e Mirdites" , po vendos nje adrese tjeter me te cilen shpresoj te hapet ajo faqe:

<a href="http://gazetadielli.com/masakra-e-naziste-e-boroves-dhe-masakra-komunist... kete adrese mund te shkoni ne google dhe do te gjeni shkrimin

5550 te pushkatuar dhe 20 000

5550 te pushkatuar dhe 20 000 te denuar me burg per 45 vjet? Dmth nuk paska patur genocid komunist. Deri me tash na jane servirur shifra prej afer 100 mije te pushkatuar. Vetem ne 1997 u vrane 5000 vete. Dhe ne burg vetem sot ndodhen mbi 10 mije vete.

Pse habitesh mer ti, eshte si

Pse habitesh mer ti, eshte si puna e 28000 deshmoreve, nga nje per cdo kilometer katrore... Per 1997 ti numeron edhe ata qe vdiqen nga pleqeria apo si? E dyta ata 20000 te denuar qe thua zotrote ishin denuar per agjitacion e propagande, perndryshe per fjale goje. Kishte edhe shitsa qe kishin dale deficit, apo ndonje qe i kishte hapur koken me gur ndonje kryetari keshilli se i pallonte gruan. E treta, keta 10 mije veta qe jane ne burg sot, sipas teje jane shume a pak se nuk merret vesh mire, se 1000 nga keta jane se nuk kane paguar dritat (qe i ka futur ne burg Edvini nen shembullin e Komandantit).Po nejse, ti vazhdo te punosh per rikthimin e proletareve dhe kooperativisteve ne pushtet se ja edhe pak ka mbetur.

fantastik je zaloshnje!! që

fantastik je zaloshnje!!

që është puna tënde,profesioni,nuk e vë në diskutim!!që/në je i zoti,prap nuk e vë në diskutim!nuk jam në gjëndje të të gjykoj e kundërshtoj!!

fakti i vetëm që mund të të kundërshtoj është kjo tërkuzë që ke bërë!!

ndoshta njerëz të profesionit tënd mund të të kuptojnë në ato që shkruan,ne profanët interesohemi për përfundimet!!e nise mirë se janë pyetur kaq e aq njerëz të ndarë në këtë e atë kategori,por më tutje mos e vazhdo,shtjello!!dil në përfundim dhe kaq!!ata që janë të interesuar për të dhëna të sakta profesionale i gjejnë!!jepu linkun dhe pik!!

mos ma merr për keq,thjeshtë një këshillë nga një lexues i rregullt tëndi!edhe pse jo gjithnjë jam i një mendim me ty!!

jo për anën profesionale!

Add new comment