Fetë, profetët, kombet dhe… shqiptarët*

Postuar në 25 Janar, 2015 05:51
Mustafa Nano

Besimtarët e krishterë e myslimanë, që të gjithë, janë të bindur që Zoti ekziston e që ai është një i vetëm, i plotfuqishëm, krijuesi i tokës dhe i qiejve, krijuesi dhe i njeriut; janë të bindur më tej që Zoti u ka dhënë audiencë private fare pak njerëzve, mes të cilëve edhe Jezu Krishtit e Muhametit, ka folur gjatë e shtruar me këta të fundit, më saktë u ka dhënë porosi apo urdhërime, u ka dhënë dhe misionin që këto porosi apo urdhërime t’i shpalleshin njerëzimit si fjalë e Zotit, dhe mbi këtë bazë janë shkruar pjesë të rëndësishme, më të rëndësishmet, e Biblës dhe Kuranit. Besimtarët janë të bindur pra se këta dy libra të shenjtë, në thelbin e tyre, nuk janë gjë tjetër, veçse teksti që ka dalë nga transkriptimi (zbardhja) që u është bërë këtyre bisedave të Zotit me lajmëtarët e Tij.

Sikur Krishti e Muhameti ta shihnin me vend që të ktheheshin për një vizitë të shkurtër e të papritur këtej nga anët tona, mendja ta thotë se me siguri (apo është e kotë të thuhet “me siguri” në një diskutim të tillë?), si gjë të parë, do të kërkonin të verifikonin nëse është bërë në mënyrë korrekte, apo jo, transkriptimi i asaj që është thënë në audiencat që ata kanë pasur me Zotin. Mendja ta thotë pra se Ata do kishin kërshërinë e ngasjen (e di, termat “kërshëri” e “ngasje” nuk kanë shumë kuptim kur është fjala për profetë, por unë po vijoj të flas për ta, paturpësisht, me një logjikë tokësore) për ta kryer një verifikim të tillë, pasi ky transkriptim nuk është se është bërë po atë ditë që janë mbajtur dhe audiencat, dhe nuk është se është bërë i diktuar apo i mbikëqyrur prej vetë profetëve. Ka pretendime, në fakt, që pjesë të Kuranit, apo i gjithë Kurani, kanë qenë zbardhje e atypëratyshme e asaj që Zoti, apo ndonjë engjëll në emër të Tij, i ka përcjellë Muhametit herë pas here, por të shumtët e studiuesve janë të mendimit se versioni kanonik i Kuranit, ai version pra që pranohet njëzëri nga të gjithë myslimanët e botës, është përpiluar nja njëzet vjet pas vdekjes së profetit. Po kështu dhe Ungjijtë që përbëjnë thelbin e dogmës së fesë së krishterë janë përpiluar 50-100 vjet pas vdekjes (e ringjalljes) së Krishtit. Me të fjetur mendjen se ky transkriptim do ishte kryer në mënyrë besnike (nëse do të ishte kështu, kuptohet), ata do kërkonin të merrnin vesh nëse librat e shenjtë janë lexuar ashtu si duhet, nëse janë kuptuar deri në fund, nëse janë kuptuar pjesërisht, nëse janë keqkuptuar apo nëse nuk janë kuptuar asnjë çikë. Me këtë rast do të merrnin vesh edhe se cili nga interpretimet (ne e dimë tanimë që janë të shumta, në mos të pafundme, interpretimet që u bëhen këtyre Librave) është ai i sakti. Ose ndoshta do të merrnin vesh se të gjitha interpretimet janë të pasakta. E sikur të ish kjo e fundit, mund të binin dakord të afronin fundin e botës.

Shkrimtari rus, Dostojevski, që është dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore, e ka përfytyruar në mënyrën e vet një ngjarje të tillë. E ka bërë në librin e tij ‘Vëllezërit Karamazov’. Në një kapitull të këtij libri me titullin ‘Inkuizitori i madh’, ai tregon për një bisedë mes dy prej vëllezërve “Karamazov”, Ivanit e Aljoshës, gjatë së cilës i pari i thotë në mirëbesim të dytit se ka shkruar një roman a poemë, ku flitet për një vizitë të Jezu Krishtit në Tokë. Ne e dimë që kjo është një vizitë e pamundur ngaqë, kështu thuhet në Dhiatën e Re, Krishti do të rikthehet veç një herë, do të rikthehet në ditën e fundit të botës, që do të jetë dhe dita kur mbretëria e Zotit do të triumfojë, por Dostojevskin nuk e pengon asgjë që ta sjellë Krishtin në tokë për hesap të vet. Dhe ka zgjedhur si kohë të kësaj vizite shekullin XVI. Ndërsa si destinacion të vizitës Spanjën, ku çdo ditë, pas vendimesh të tribunaleve të Inkuizicionit, organizoheshin djegie në turrën e druve. Mes të gjithëve binte në sy një kardinal i shtyrë në moshë, që ish shumë i zellshëm e shumë i pushtetshëm në aksionin për ndëshkimin e heretikëve, d.m.th. në ndëshkimin e “atyre që, për shkak të shpirtit të pushtuar nga djalli, guxonin të ngriheshin kundër kishës katolike”.

Krishti kthehet, dhe njerëzit përreth e njohin. Nuk është se ai prezantohet. Nuk ka nevojë të prezantohet. Ai duket që është Ai. Dhe me të mbërritur, zë të bëjë atë që di të bëjë, shëron njerëz të sëmurë, ngjall ndonjë të vdekur, i jep sy ndonjë të verbëri, etj. Impakti tek gjindja është ai i pritshmi, si në Bibël. Njerëzit e rrethojnë, e nderojnë, i luten, i shtrihen barkas, dhe kjo turmë e madhe pranë tij tërhoqi vëmendjen e kardinalit plak. Kur ky i fundit u afrua pranë turmës, pa Atë që po shihnin të tjerët. Dhe e njohu. E ndonëse e njohu, apo pikërisht ngaqë e njohu, ai urdhëroi rojet e tij që ta arrestonin. Krishtit i vunë prangat, dhe e futën në qeli, ku pas pak do të hynte dhe kardinali. Jo për ta marrë në pyetje e për ta dënuar si “heretik”, por për t’i thënë se kish bërë gabim që kish ardhur për herë të dytë në tokë, ku kisha e Tij, për të mirën e njeriut, nuk ishte ndërtuar sipas porosive të Tij, e ku rendi “fetar” i gjërave ish ngritur mbi premisën që njeriu në jetën tokësore ka nevojë për siguri, e jo për liri. Liria ishte një barrë për të shumtit, ndërsa siguria ishte një nevojë e të gjithëve. Dhe me këtë, sipas kardinalit, Krishti kish gabuar edhe gjatë “vizitës” së parë, kur kish dashur t’u thosh apostujve, e nëpërmjet të tyre gjithë botës, se nuk është puna të mbushësh barkun me bukë, por të mbushësh shpirtin me besim, dhe se rëndësi ka paqja e përjetshme që sigurohet nëpërmjet besimit, e jo avantazhet e karari në jetën tokësore (përmendet parabola e takimit të djallit me Krishtin, që kish dyzet ditë që rrinte pa ngrënë në shkretëtirë, dhe përpjekja e të parit për ta vënë të Dytin në provën e tundimeve). Krishti nuk flet asnjë fjalë në qeli; veç dëgjon; e në fund afrohet te kardinali, dhe e puth në buzë. Afërmendsh, nuk është gjest erotik e homofilik. Është qartazi një gjest mirëkuptimi. Kështu ka dashur Dostojevski që të jetë.

Dhe duhet thënë këtu se secili mund ta përfytyrojë në mënyrën e vet një vizitë të profetëve në Tokë. Dhe ky përfytyrim përcaktohet shumë edhe nga koha që jetojmë, edhe nga mënyra se si secili prej nesh e përjeton këtë kohë. Ja, unë do t’ju ftoja juve që ta bënit në stilin tuaj këtë lojë dostojevski-ane. Madje, po ju tregoj se si unë vetë e kam bërë këtë lojë, në një mënyrë shumë narcizoide (ky do të ishte kulmi i kulmit të narcizizmit të një robi). Teksa po mendoja se ç’duhet të thosha në këtë takim me ju, kam përfytyruar në mënyrën më trillane të mundshme sikur në Tokë mbërritën tok që të dy profetët, Krishti e Muhameti. Dhe nuk zgjodhën për destinacion Seviljen e Spanjës, as ndonjë qytet pranë Detit të Vdekur, ku mund t’i çonte malli prej njeriu apo kujtimet prej profeti. Zgjodhën Shqipërinë. Tiranën. Dhe këtu, nuk dihet për ç’arsye, vendosin të hyjnë në një librari, ku u tërheq vëmendjen kopertina e një libri me titullin ‘Pax Albanica’. Marrin nga një kopje në duar, dhe zënë ta shfletojnë. Ata, në gjendjen e tyre humane, nuk kanë ditur të lexojnë. Edhe sikur të dinin, do të njihnin veç aramaikishten e arabishten (në fakt, në një a dy prej Ungjijve lihet të kuptohet se Krishti dinte të lexonte), por ata sapo kanë zbritur prej qiejve, dhe nuk do mend që janë në gjendje të lexojnë në çdo gjuhë të mundshme. Dhe kështu vihen të lexojnë në gjuhën shqipe. Sytë u mbeten tek titulli i një kapitulli: Kombi është i pari, feja vjen e dyta. Shohin në sy sho-shoqin, dhe është e qartë se që të Dyve fraza u ngjan satanike. Kërkojnë të takojnë autorin, por ky i fundit fshihet, ngaqë gjithë kohën e ka përfytyruar me frikë rrethanën e një ballafaqimi të mundshëm e të ardhshëm me profetët, apo me ndonjërin Syresh. Pas kësaj kërkojnë të takohen me botuesin Besnik Myftari, të cilin e pyesin: Ç’është ky autor idiot që shkruan gjëra të tilla? Dhe B. Myftari, në stilin e tij të qetë, dhe i pushtuar nga emocionet e rastit, arrin t’u thotë se “nuk është autori, por historia e kombit shqiptar që e thotë këtë gjë; ka shqiptarë që janë myslimanë e ka të tjerë që janë të krishterë, dhe sikur t’u vihej veshi atyre që kanë interpretuar pas jush revelation-et tuaja, këtyre anëve do shkonte gjaku deri në gju, siç ka ndodhur me kombe të tjera, e kombi shqiptar do të ishte shuar tanimë; dhe që kjo të mos ndodhte, shqiptarët kanë rënë dakord që, krahas besimit, madje përpara besimit (dhe kjo nuk do të thotë “kundër besimit”), të mbanin para syve kombin; dhe prandaj, kombi shqiptar ka mbetur gjallë deri më sot.” Pas këtij shpjegimi, të dy profetët iu afruan botuesit të Saras-it, dhe njëri pas tjetrit e puthën në buzë. Dhe ky gjest, ashtu si në romanin e Dostojevskit, ishte një gjest i madh mirëkuptimi.
"Shqip"

Comments

Submitted by Matteo (not verified) on

Shkrim i bukur, i arrire. Te lumte, Muçi! (Po te drejtohem keshtu nisur nga mendimi, jo gjithnje racional, se jam me i moshuar.) Sikur te ishim te gjithe kaq te hapur e te lire, Bota s'do te ish kaq mizore dhe e padrejte! Po, c'e do, jetojme ne kete bote dhe midis lloj-lloj njerezish, qe s'e kane veshtire te gjejne sebepe per te bere krime...

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Po bej nje provikim per te hapur debat:

Kjo eshte komplet gabim: Profeteteve nuk u mbushet mendja qe njeriu di te sjelle paqen aty ku jeton. "Nuk erdha te sjelle paqen, por shpaten" thote Krishti ne Bibel. Sipas profeteve, mekataret me te medhenj jane ata qe pronocojne se aspiratat e tyre jane ne perputhje me vullnetin e Perendise per paqe.  Formula Pax Albaniaca na dilka ne perputhje me vullnetin e Zotit.

Jo, vullneti i Zotit eshte ta shkaterroje kete toke mekatare dhe te vendose Mbreterin e Perendise. Keshtu qe ka me shume mundesi qe banditi dhe krimineli te behen instrument i vullnetit te Zotit. Keshtu qe Pax Albanica eshte vetem nje grimce, nje sekonde ne historine planetare te Shqiperise. Pax Albaniaca esht formula qe sjelle mynxyren qe vjen prapa (ashtu sic erdhi rremeti komunist, tani mund te vije rremeti islamik) ndaj ai qe ka puthur Besnik Myftarin ka mundesi te mos kete qene Krishti, por Juda.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nje gabim shume i rende nga pikpamja e krishtere (katolike apo ortodokse pa dallim ne kete rast), zoti Mustafa, Krishti nuk eshte profet, pra NUK eshte profet. Ne teologjine e krishtere, Krishti eshte bir i Zotit, vehtje e Trinise Shenjte, nje dhe e pandare. Sipas teologjise islame, po, Krishti dhe Muhameti jane profete. Pra ju e trajtoni problemin, me dashje apo pa dashje nga pikpamja islame, pra ne rastin me te mire e trajtoni problemin pa pasur njohurite e nevojshme, ne rastin me te keq provokoni te krishteret. Ne te dy rastet nuk jepni ndonje kontribut per Pax Albanica (paçka se e shkruani ne latinisht), perkundrazi turbulloni ujera me keq, nga nje nivel i ulet njohurish.

Ju mund te thoni qe nuk eshte ky qellimi i shkrimit, qellimi i shkrimit eshte t'ua mbushim mendjen si Krishtit, ashtu edhe Muhametit qe ne shqiptaret jemi per t'u puthur ne buze se paskemi zgjedhur kombin para fese. Tani po te them dicka vellazerisht dhe me tolerance fetare, shqiptaret jane vrare me njeri tjetrin, kur sipas kanunit, nje koke per nje koke, kur si ua ka marre mendja me pakice e me shumice, se ca ishin komuniste, ca ishin balliste, e me vone se cave ua kish ngrene parate Sudja, cave Xhaferri e te tjereve atyre qe hiqeshin si me te mencem, VEFA me KAMBERIN. Kur jane coptuar kesisoj mes vedi per hicmosgje, si nuk kane menduar per kombin xhanem? E, si thua ti?

Mua me duket se shumica e shqiptareve nuk e rruajne shume as per Krishtin, e as per Muhametin, aq me shume qe po te degjosh keta ideologet e sotem islamin nuk e solli turku me dhune, po arberit (se atehere nuk ishin akoma shqiptare) ia pane lezene se nuk paguanin taksa, apo nuk shkonin ushtare (sigurisht jo te gjithe, pati edhe nga ata qe i qendruan besnike fese se te pareve, ose sepse s'kishin me se te paguanin taksa, ose sepse nuk kishin djem per te cuar ushtare, ose thjesht e ndjenin vehten me rehat ne kishe se ne xhami). Dua te them qe po qe per te vene kombin para fese, eshte si me thene po veme kombin para hiçit, demek para asaj qe per shumicen tone s'ka rendesi as sa per nje takse, apo te shkuar ushtar, historikisht te pakten. Pra asnjeri nuk eshte duke bere ndonje sakrifice te madhe, se perndryshe perse nuk e vune kombin edhe para 5-lekshave qe humben tek Sudja e Xhaferri po u therren e u vrane per ato 5-lek?

Ajo qe mbetet shume e rrezikshme, eshte se ne kete terren kaq neutral dhe te dizinteresuar per fene, extremiste - fondamentaliste qofshin te krishtere, qofshin islamiste mund te fitojne nje avantazh jo te vogel, e kupton ti si puna e nje salle te madhe ku sado qete te rrine shumica dermuese e te pranishmeve, mjaftojne pak zhurmaxhinj per te prishur qetsine.

C'te thuash per protestantet, apo per Deshmitaret e Jehovait qe gjejne besimtare te devotshem andej ketej per ndonje shishe vaj e ndonje qese miell. Ja edhe nje shembull tjeter qe tregon se ne shqiptaret veme kombin para fese.

Po e mbyll duke thene qe per Shqiptarin, po, Kombi eshte para Fese, por para kombit ka nje qerre me gjera te tjera qe nuk na i ka qefi t'i themi, pavaresisht se ka shume nga ne qe kur shkojne ne stadium shqyhen se thirruri, "O sa mire me qene shqiptar".

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Lexova me knaqesi si shkrimin ashtu edhe komentet. Gjithsecili shprehu mendimin e vet bukur dhe me njerzillak, si i ka hije njerzve te rregullt.

Veç nji gja nuk arrij te kuptoj, se pse thuhet  "O sa mire me qene shqiptar" ?

Submitted by Hakiu (not verified) on

Z. Paul, kush nuk eshte shqiptar mbase e ka veshtire ta kuptoje pse eshte mire te jesh shqiptar. Nuk kemi bere ndonje genocid si gjermanet e tu, as kemi vrare miliona njerez vetem pse i perkasin nje feje apo kombi tjeter, qe te na vije keq per kombesine qe kemi

O sa mire me qene shqiptar!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Edhe ti Haki (Mahmuti o ku ta dij un) nuk je shqiptar sepse ke emen arab. Edhe ti (simbas parimeve te tua) nuk arrine te kuptosh se pse eshte mire te jeshe shqiptar.

Submitted by anë (not verified) on

...Mustafai pjerdh, shqiptarët duhet t'i marrin erë. Epo kjo! ...eshte lexuesi me idiot i Dostojevskit ne Toke

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.