Shalli i tragjikes

Postuar në 13 Nëntor, 2014 16:32
Enkel Demi

Jetojmë në kohët, kur politikanët e së majtës vendosin shallin e kuq me tre cepa dhe parakalojnë para portreteve të shokut Enver që e mban lart në krahët e lodhur nga artriti xhaxhi veterani. Kalon në revistë me shallin e lidhur gonxhe Taulant Balla, Pandi Majko, Luan Rama dhe i fundit Ben Blushi. Po ky? Deputet i Elbasanit, ish-student i Dhjetorit, i betuar kundër Babës, gazetar i Frrok Çupit tek “Rilindja Demokratike”.

Shalli i kuq është simbol i komunistëve, i cili u përdor nga do luftëtarë të rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore ndoshta pa ia ditur kuptimin. Blushi me siguri duhet t’ia dijë. Ai është shkrimtar dhe së fundmi ka fituar një çmim europian. Në letërsinë e tij mundohet të risjellë kohët e Voskopojës, dyerve të mëdha, të flasë për dasitë fetare, tragjeditë. Ai duhet ta dijë se e kuqja si flamur apo shall na vjen nga “Komuna e Parisit” dhe bashkë me grushtin e ngjitur lart, drapër dhe çekanin u kthyen në simbolin e propagandës së diktaturave. Kur ka qenë fëmijë me siguri nxitonte sa mbaronte mësimin ta hiqte shallin dhe ta rraste në çantën plastike, ku mbante me gjasë edhe kallamarin. Kur ka arritur në klasën e shtatë a të tetë do të jetë ndjerë “garip”, kur ka bërë sikur e ka harruar shallin në shtëpi ose është justifikuar se ia kishte larë mami. I vetëm pa shall mes deleve të ngjyera me bojë. Çfarë gallate!

Sot, del tek lapidari para fotos së Dullës me shallin që po i merrte frymën, dëgjon një fjalim gagaç të Lalës dhe lyp votat e prostatës. Po atëherë pse i hakërrehen atij burrit që i akuzon si bij të etërve?

Me thënë të drejtën nuk do më bënte përshtypje Pandi, Luani, se aq kanë. Kur Blushi dëgjonte hit parade në radio italiane, këta i çonte peshë Dekada e Majit. Por, rasti i Benit është alarm i madh, ndoshta konvertimi i parë ditës për diell i qytetit në katundare.

Tash, dy rreshta për ata që do më thonë ballist, kolaboracionist, fashist, nazist, tradhëtar, i deklasuar.

Unë besoj se të rënët duhen nderuar me respektin më të madh. Nuk ka patur gjë më të bukur në këtë muaj respekti që kanë rrëfyer britanikët për të rënët e tyre në Luftën e Madhe dhe ata të Luftës së Dytë. Simboli i tyre ishte një lule, heshtja, trompa e borizanit të Gardës Mbretërore. Simboli ynë është shalli i diktaturës që vrau e shkatërroi më shumë se Lufta dhe fotot e mëdha të shokut Enver që i mbajnë mbi kokë ca që për të mbajtur trutë në krye kanë nevojë për kasketa.

Ne duhet të nderojmë të rënët, partizanët, legalistët, ballistët. Duhet të gjejmë mundësinë që ringjallim bashkimin dhe pajtimin e Pezës e Mukjes që u tradhëtua nga komunistët. Duhet të lëmë mënjanë rrenat dhe të themi sa dëshmorë kemi me të vërtetë. Kjo puna e 28 mijë të vrarëve është pa lidhje. Duhet të nderojmë të rënët e diktaturës, sepse edhe luftëtarët e rezistencës që humbën jetën, nuk lanë kockat për komunizmin, por për çlirimin e tokës së tyre. Duhet të heqim emrat e killerave me pagesë nga rrugët, librat e shkollës dhe kur të shkruajmë historinë, mos të kemi drojë të themi se luftuam ndaj pushtuesit të tërë, shpëtuam hebrenjtë, bëmë luftë civile me shall të kuq në qafë dhe pushteti i marrë me dhunë pas lufte vrau tre mijë kosovarët e Tivarit. Të rënë janë dhe këta. Po t’i kemi parasysh këto pak gjëra ku i dihet shalli, drapëri, çekani i hyn në xhep veç Markos se Benit i rri shëmtut, s’ka as qafë për atë punë.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Mos i merr Seriozisht, jane thjesht per Knosum Elektoral......................Apo te duhet te BEsh Editorialin qe te marresh premion.........

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

"Kjo puna e 28 mijë të vrarëve është pa lidhje. Duhet të nderojmë të rënët e diktaturës, sepse edhe luftëtarët e rezistencës që humbën jetën, nuk lanë kockat për komunizmin, por për çlirimin e tokës së tyre. Duhet të heqim emrat e killerave me pagesë nga rrugët, librat e shkollës dhe kur të shkruajmë historinë, mos të kemi drojë të themi se luftuam ndaj pushtuesit të tërë, shpëtuam hebrenjtë, bëmë luftë civile me shall të kuq në qafë dhe pushteti i marrë me dhunë pas lufte vrau tre mijë kosovarët e Tivarit. Të rënë janë dhe këta. Po t’i kemi parasysh këto pak gjëra ku i dihet shalli, drapëri, çekani i hyn në xhep veç Markos se Benit i rri shëmtut, s’ka as qafë për atë punë."

Degjo ti burri formal i Mesiles: Ti qe flet per liri dhe demokraci kerkon t'iu imponosh te tjereve edhe se cfare shalli duhet te vendosin. Ti na flet per " lufte civile " dhe se ata qe i dergonin te huajt ( edhe jugosllavet ) me cantat e mbushura me konserva fasulesh dhe me thika e me automatike per te vrare  njerezit e pafajshem ne Shqiperi, na paskan qene clirimtare? Nga kush do ta clironin ata Shqiperine ? Ju jeni akoma nen narkoze dhe totalisht moralisht te kalbur. Ti dhe shoket e tu kini qene dhe jeni tash 24 vjet avokatet e bashkepunetoreve te pushteuesve, te spiuneve te te huajve dhe te gjithe terroristeve e krimineleve te te gjithe ngjyrave. A nuk je ti dhe bashkeshortja jote avokat i vrasjeve qe babai juaj shpirteror, Sali Berisha, beri diten per diell ne bulevard? madje. bashkeshortja juaj deklaroi se " po dolet tjeter here ne bulevard do ju varim tek palma ". Ju nuk kini kurrfare te drejte morale te flisni as per te kaluaren dhe as te sotmen. Ju nuk udhehiqeni nga parime morale apo demokratike por thjeshte nga pasionet, pakenaqesite personale dhe interesat e fitimeve materiale. kemi 24 vjet qe ju vrojtojme dhe, tashme, ju njohim shume mire.

Submitted by Pluralizem i fr... (not verified) on

Enkel...

duke u bashkuar ne pergjithesi per shqetesimin tend,

nuk e kapercej dot nje lloj pertalljeje, ironie me moshen e veteraneve apo me semundjet e moshes se tyre.

Te gjithe jemi njerez, kemi pasur prinder e do arrijme ne moshen e tyre dhe secili i kalon keto gjendje.

"Pleqeria eshte masakër..." shkruan Philip Roth.

Bejme mire te merremi me vellavrasjen e filluar gjate Luftes, qe u kthye ne masaker pas Nentorit te Nje kryeqyteti, 1944.

I padrejte je edhe me Majkon (qe "aq ka..."), gje qe eshte fyese, Enkel, dhe s'ka lidhje me ate qe Majko ca kohe me pare e quajti

lagjen e Bllokut si "Stalingradi Yne"! Por edhe Edi e tha me terezi: (Majko eshte thinjur para kohe) dhe Majko qeshte me miresjellje.

Sa per Benin, edhe mua me preku ai Burri i merguar ne Vankuver qe ia zinte ne goje brez pas brezi. Por, duket se Beni ndaj

vendosi te vere shallin e Kuq: meqe e mori te sharen, le ta meritonte!

Por letersia eshte tjeter, o Enkel: letersia eshte e pavarur nga populli dhe nga ideologjia. Beni merr rrogen ne Parlament dhe, ne pritje

te rrezimit te Rames, do e bej ndonje pune te vogel. Si kjo: vendos nje shall te kuq dhe bashkohesh me presionin e LSI-se!

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

Bre,bre mor Enkel, sinqerisht nuk kam as nje ndijesi per cfar kane festuar e cfar shalli kane lidhur ne qafe "heronjte" e artikullit tend. Ajo qe me shqetesoi eshte koha qe me mori leximi i tij, artikullit, me te cilin me nxore mallin e alabakeve te asaj kohe qe diskutime te tilla i benin ne disa pijetore te qelbura perpara nje goteje me fernet. Gjithsesi fitova ate qe kurre nuk do shpenzoj kohen me shkrimet tuaja.

Submitted by drini (not verified) on

Pak si palaco ky ''demi''...

Prostate quan edhe te moshuarit e shpise se vet ky i paedukate? Sepse edhe e shoqja besnike e prostates blu ishte

Submitted by Gjyshi 100 VJECAR (not verified) on

Mund te me thuash kur kane filluar te bien te renet per kete vend o i palecituri Dem ?

Submitted by ILIRET (not verified) on

Shalli i kuq eshte simbol i gjakut te deshmoreve, jo i komunizmit, eshte flamuri Shqiptar. Te pakten respekto Heroin e Popullit Ali Demi qe dha jeten ne lufte kunder pushtuesve dhe tradhetareve te vendit.

Tradhetareve !? Ku ka patur ndonjehere tradhetare Shqiperia. Se po te kete patur,  keta tradhetare jane greke, italiane, serb, cfare jane? Jo duhet te jene shqiptare. Shqiptare!!!??? Po duhet te kene emra. A kane emra? Te gjithe pranojne se ka tradhetare dhe askush nuk ju ve emrat.

Thone e flasin per pinjollet e komunisteve sepse komunistet nuk i kane fshehur emrat mirepo ngurohet te flitet per pinjollet e tradhetareve te ketij vendi. Bile keta te fundit sot jane me krenare, me te respektuar. Ndersa pinjollet e partizaneve duhet te rrine te ndrydhur, me frike ne zemer kur te vene shallin e kuq. Ndersa po te ndjekim rrugen e gjakut dhe te shkojme tej Ballaban Pashes, apo Hamza Kastriotit, psh., do te shohim se jane te njejtet ne breza, ata qe ne cdo kohe e kane shitur veten tek pushtuesit ne mijra vjet lufte per ekzistence te popullit shqiptar.

Submitted by Leonardo (not verified) on

E me qënse qënke Buri i Dodës dhe e thua dhe vetë por i kamufluar nga një antar i organizatës famëkeqe Shqipëria e shqipëtarëve vdekje tradhëtarëve ska si të ndollë ndryshe juve jashtë qitjet e këtijë kombi i quani bura dheu kurse të ndershmit që nuk kursyen asgjë që të bëhej Shqipëra i përbuzni

Submitted by Stefan H (not verified) on

Nje artikull kot!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.