Arkiv-Opinion

Pavarësisht kostos elektorale, një Ramë i vendosur

Postuar në 28 Tetor, 2014 14:32

Betejat e mëdha që ka nisur qeveria Rama për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, dhe gjobitjen e drejtuesve të automjeteve, pa dyshim bëjnë të pakënaqur edhe shumë votues që e sollën atë në fuqi – shumica derrmuese e votuesve te opozitës kanë qenë të pakënaqur me këtë qeveri qysh kur ajo erdhi në fuqi…

Zgjidhja për energjinë: Fletërrufetë kolektive të këqija, ashtu si amnistitë

Postuar në 28 Tetor, 2014 08:11

Kryeministri Rama nuk mund të kritikohet dhe as të kundërshtohet në aksionin e tij për të vendosur në Shqipëri atë që në zhargonin ndërkombëtar quhet ‘rule of law’; e përkthyer në shqip ‘sundimi i ligjit’. Bën pjesë këtu edhe mospagimi i energjisë nga një pjesë e shqiptarëve dhe veçanërisht ‘rrjedhjet’ apo vjedhjet në rrjet, të cilat duhet thënë nuk janë raste e as përjashtime, por modë e rregull. Nëse sot është dita që kjo duhet të marrë fund, ne duhet të pajtohemi me këtë dhe të mos hidhemi përpjetë sikur kemi dreqin në bark.

Mësimi serb

Postuar në 28 Tetor, 2014 04:09

Tanimë që kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, me mendje të ftohtë mund të kërkojmë pse Serbia fitoi ndaj nesh. Pak rëndësi ka që sa pamë ishte në favorin e

shqiptarëve. Më vonë gjithçka u kthye kundër si vërtetim i aksiomës se nuk ka rëndësi ç’ka ndodhur, por si e tregon atë. Mund të shfrysh dufin sa të duash në rrjetet sociale, të bësh programe ku komentatorë, drejtues dhe publiku shajnë në kakofoni kundërshtarin, Platininë dhe UEFA-n. 

Nuk është vetëm futboll, po kuptoja që diçka po ndodhte

Postuar në 27 Tetor, 2014 20:04

Kënaqësia, në anën tjetër të tavolinës, u prish dhe ambasadori ynë në Serbi, Majkëll Kërbi, dukej që po dëgjonte një lajm të keq nga stafi i tij. Lajmi u përhap shpejt në tryezë dhe biseda ime me ministrin serb të Emergjencave Civile përfundoi kur i ftuari ynë në të majtë më tha: “A e dëgjove? Shqiptarët ngritën një dron mbi stadium. Ata kishin ngjitur tek ai një flamur të Shqipërisë së Madhe dhe i gjithë stadiumi shpërtheu. E kanë pezulluar lojën”.

Dhe kështu filloi udhëtimi im njëjavor në Ballkan

Humbësit e Atdheut

Postuar në 27 Tetor, 2014 13:45

I vetmi grup emigrantësh që kriza e ka goditur më shumë se vetë grekët vendës, janë shqiptarët. Sigurisht, shqiptarët për shkak të afërsisë kohore me varfërinë, janë me të sprovuar me vështirësitë, gjithmonë në krahasim me grekët. Nga njëra anë rezistojnë më tepër, si gjithë emigrantët, sepse mjaftohen me më pak, por nga ana tjetër vuajnë në mënyrë të shumëfishtë.  Kjo shpjegohet për dy arsye.

Europa nuk është kurvë, por shpresa e shqiptarëve

Postuar në 27 Tetor, 2014 06:52

 

Thuaji sikter Europës si den baba den Shqipëri moj kuçkë, ç’na bëre verem - (Ismail Kadare, Viti i Mbrapshtë)

Uh! Evropë, ti kurva e motit - (Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis)

E duam Shqipërinë si gjithë Europa! - (Shqiptarët)

BAROMETER: 67% pro vizitës së Ramës në Beograd në 10 nëntor, 19% pro një date më të vonë, 14% refuzuan të përgjigjen

Postuar në 27 Tetor, 2014 01:27

  -- 63% e popullsisë urbane mendon se opozita duhet të kthehet sot në parlament, 20% se duhet të presë për një marrëveshje të garantuar nga ndërkombëtarët, 17% nuk japin opinion.

Zgjimi

Postuar në 25 Tetor, 2014 05:33

Vendimi i djeshëm i UEFA-s në lidhje me ndeshjen e Beogradit shkaktoi një rrëmet të pafund kudo ku njëri prej nesh mund të shprehej: ndër shtëpi, kafene, qendra pune, në media e rrjete sociale. Ky vendim u komentua dhe u diskutua mbase edhe më shumë e më gjatë se sa vetë ndeshja Serbi-Shqipëri.

Fitoi Ivani!

Postuar në 24 Tetor, 2014 07:39

Pritej që të ishte e ndyrë, por jo kaq e ndyrë. Pritej të ishte politike, por jo kaq hileqare dhe konjukturale. Pritej të ishte e padrejtë, por jo deri në këtë pikë. Ata që në 14 tetor u rrahën në stadiumin e Beogradit, që u kërcënuan me vdekje nga të gjitha anët, që u fyen, u shanë dhe u përbuzën si askund tjetër, atyre të cilëve ju fishkëllye himni në sytë e arbitrave, komisarëve të fushës, krerëve të shtetit të pritës, miliona të tjerëve që e panë ndeshjen në televizion – ata u dënuan, kurse të tjerët, shkaktarët, fituan 3 me 0 në tavolinë.

Fillimi i fundit të taksave po afron

Postuar në 24 Tetor, 2014 07:00

Bota është e pasigurt, por dy gjëra janë të sigurta, shkruante presidenti amerikan Frenklin, vdekja dhe taksat. Dihet që kësaj të fundit në Shqipëri, të paktën 50% e popullsisë i shmanget, duke sjellë atë që njihet si informalitet në ekonomi. E teksa të dhënat për rritjen ekonomike tregojnë për një ngadalësim në tremujorin e dytë të këtij viti, FMN në një studim të saj shprehej se Shqipëria ka zbrazur mundësitë për të rritur ekonominë nëpërmjet politikave fiskale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion