Arkiv-Opinion

Korporatizmi

Postuar në 20 Tetor, 2014 08:58

1.Korporatat u shfaqën në Mesjetën e mesme në Europë, si organizime qytetare për të rregulluar dhe garantuar punën dhe statusin e profesioneve në kushtet e zgjerimit të mjeshtërive për çdo profesion (ndërkohë që në fshat nuk mund të kishte më shumë se një farkëtar, një këpucar, një zdrukthëtar).

Rama nuk e ndihmon dot Serbinë

Postuar në 20 Tetor, 2014 06:24

Nëse ata nuk distancohen dot nga një grup huliganësh në një stadium, si do të distancohen nga e shkuara kriminale e shtetit të tyre? E nëse nuk distancohen dot nga e shkuara kriminale me fqinjët, si do të mund të ndërtojnë një të ardhme të paqme me ta?

Ethet e patriotizmit dhe gjykimi racional qytetar

Postuar në 19 Tetor, 2014 07:27

Ngjarjet e fundit në fushën e lojës në Beograd kanë sjellë si asnjëherë një bashkim shpirtëror të shqiptarëve kudo në botë. Pothuaj të gjithë vlerësojnë sjelljen e ekipit tonë kombëtar! Shumë pak janë marrë me “heroizmat dromstike”. Fryma e bashkimit lindi pikërisht nga ndjenjat tona kombëtare të fyera në simbole, dhe besoj, nuk është thjeshtë flamuri i zbritur në fushë nga qielli, se sa fakti i përmbajtjes dyfishe të këtij veprimi: qenia autoktonë dhe “shqiponjat fluturojnë lart”!

Bilanci i 12 muajve të parë: Rendi, të ardhurat buxhetore, investimet publike

Postuar në 18 Tetor, 2014 11:05

Dy rrotacionet e para të pushtetit pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri (1997 dhe 2005) kanë sjellë në 12 muajt pasardhës një përmirësim të ndjeshëm të rendit publik, të ardhurave buxhetore dhe investimeve publike. Rrotacioni i tretë (2013) e ka vazhduar traditën me rendin publik dhe të ardhurat buxhetore, por jo me investimet publike.

Historia e përgjimeve nuk mund të lihet kështu

Postuar në 18 Tetor, 2014 08:13

Para disa ditësh, në emisionin “Opinion” të Fevziut mbi përgjimet e SHIK-ut, u tha, midis të tjerash, se ndër gazetarët e përgjuar bën pjesë edhe Fatos Lubonja. Ishte një pohim i hedhur si shumë pohime që u hodhën në atë emision, që mbeti pezull, pa pasur një përgjigje, duke ushqyer edhe ai thashethemnajën rreth kësaj teme që u hap së fundi në këtë vendin tonë ku e vërteta dhe gënjeshtra luajnë si macja me miun në mendjet e shumë njerëzve.

Hajde të gëlltisim talljet e Vuçiçit!

Postuar në 18 Tetor, 2014 05:31

Po, po, shumë analistë janë dakord që Rama të bëjë një bohçe me këshilla dhe teza europianiste, e të niset në Beograd. Çështja është se kryeministri serb Vuçiç, nuk e ka vendosur akoma. Do të përmblidhet në weekend, do të rilexojë edhe njëherë rekomandimet e presidentit Putin, do të bëjë një dush me ujë të ngrohtë ose një sauna dhe, tek të rrëkëllejë një gotë të hollë kristali me shampanjë, do të mendohet: “Si na leverdis?!

Dhuna në Beograd, një çështje europiane

Postuar në 17 Tetor, 2014 07:10

Më datë 23 tetor UEFA pritet të japë vendimin për dhunën dhe ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, për një nga konkurrimet më të rëndësishme europiane që për shkak të masivitetit dhe të miliona teleshikuesve, e bën këtë konkurrim vitrinën më të madhe europiane, jo vetëm thjesht për europianët, por për të gjithë botën. Ndaj, në datën 23 tetor, përballë kësaj çështjeje tashmë tejet të ndjeshme, që i ka kaluar kufijtë e sportit, veten në pasqyrë nuk do ta shikojë vetëm UEFA, si një organizëm i thjeshtë burokratik, por do ta shikojë dhe Europa, me gjithë mekanizmat e saj.

Serbët po fitojnë trepikëshin në PR!

Postuar në 17 Tetor, 2014 05:23

Shprehja: “Sa të dalë e vërteta, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”, m’u kujtua tek bisedoja sot me një avokat anglez, i cili natyrshëm për episodin në Beograd, kishte mësuar nga shtypi dhe dinte për dronin e telekomanduar dhe “arrestimin” e vëllait të Kryeministrit shqiptar e asgjë tjetër.

Një lojë kur futbolli nuk ishte as sport

Postuar në 16 Tetor, 2014 11:16

1. Në një botë ideale sporti dhe politika nuk do të duhej të përziheshin. Por në atë botë ideale gjithashtu nuk do të duhej të kishte konflikte politike, ekonomike, etnike, racore, fetare, pabarazi sociale etj. Por një botë e tillë nuk ekziston, përkundrazi fatkeqësisht shumë prej këtyre konflikteve po thellohen e po ashpërsohen. Andaj edhe çdo aktivitet shoqëror, e në këtë rast i tillë është sidomos futbolli, përveç sport është shpeshherë edhe politikë. Kur luajnë Barcelona, apo Atletik e Bilbaos me Real Madridin, më shumë se futboll është politikë.

Miti i shpifur i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë

Postuar në 16 Tetor, 2014 07:45

Kryeministri Edi Rama ka mundësinë të hyjë në histori jo si kryeministri i parë shqiptar që shkel në Beograd pas Enver Hoxhës, por si kryeministri i parë që refuzon ta bëjë këtë. Ai duhet ta anulojë vizitën e tij të lajmëruar në Serbi. Edi Rama nuk duhet të shkojë në Beograd jo vetëm për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve, por për të treguar botërisht se miti i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë është një mit i shpifur dhe i rrejshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion