Arkiv-Opinion
Kulti i Enverit, liria e njeriut dhe patriotizmi
Sa e çuditshme, aq edhe e kuptueshme por, në këtë jubile të çlirimit, këmbëngul prirja për të vlerësuar objektivisht diktatorin komunist Enver Hoxha. Por ç’ka për të vlerësuar objektivisht kur është provuar në 45 vjet diktaturë se ai qe diktator?! Një diktator është diktator dhe si i tillë vlerësohet. Është kaq aksiomatike sa nuk mund të mos të të kujtohet episodi i Evarist Gluasë, që goditi me fshirëse mësuesin e matematikës, sepse i kërkonte vërtetimin e një përfundimi evident!
Psikologjia e stereotipeve veriorë/jugorë
Sa herë shkruhet për veriorët dhe jugorët, për virtytet dhe veset e tyre, ligjërimin publik e përshkon një tallaz që përcjell nervozizëm dhe agresivitet. Shqetësimi shfaqet më dukshëm në shënimet që bëjnë lexuesit anonimë përfund shkrimeve online, por nuk mungon edhe në reagime “emergjente” emrash të njohur.
Qeverisja Rama, shteti dhe ne
Më 23 qershor 2013, shqiptarët votuan shpresën për të ringritur shtetin. Mungesa e ligjit, mungesa e rregullave i kishte dhënë pushtet “të fortit”, klanit dhe parasë. Vendi po ecte me shpejtësi drejt humnerës ekonomike, sociale e politike. Votat iu dhanë Ramës me shpresën e ribërjes së shtetit. Sot, një vit pas marrjes së pushtetit, unë e them me bindje se, Rama ia doli të frenojë revanshin që shteti dhe vendi kishin marrë drejt një rrënimi gati tërësor. Ndaj më duken pa vend dhe aspak të sinqerta kritikat apo sharjet në drejtim të qeverisjes, me pretendimin se “nuk ka bërë asgjë”!
Arben Kumbaro nuk është vëllai i ministres; është Arben Kumbaro
U bënë ditë tanimë që flitet (jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në faqet e gazetave online) për vëllain e ministres së Kulturës, të cilit i është dhënë e drejta të vërë në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë vitit të ardhshëm dramën e Peter Vaisse-it, “Vrasja e Jean-Paul Marat-it”. Fillimisht, ky lajm nuk pati ndonjë jehonë kushedi se çfarë. U ndien veç ca zëra, që ngjanin për arsye nga më të ndryshmet (kryesisht politike) të interesuar të bënin zhurmë e të ngrinin pluhur, por duke qenë se këta zëra mbetën të pareplikuar, erdhi puna që u krijua një si ortek.
Rrotacionet në Dogana
Duke filluar nga viti 1992, Doganat shqiptare kanë mbledhur rreth 2/3 e të ardhurave fiskale (të ardhurave nga taksat e tatimet e ndryshme). Gjithashtu, qysh prej atij viti, ato janë perceptuar si një nga institucionet më të korruptuar, nga rrjeta e shpuar e të cilit ka rrjedhur me shumicë kontrabanda dhe evazioni fiskal.
Digjini vargjet satanike!
Njëzetepesë vjet më parë, në vitin 1989, kanë ndodhur katër gjëra të mëdha që akoma e lëvizin botën. Muri i Berlinit ra, dhe me shembjen e tij po bëhej gati ngritja e një muri të ri, perandoria e Vladimir Putinit. Masakra në Sheshin Tiananmen çoi Kinën në një trajektore të re, e cila e ka shndërruar në atë çfarë shteti kinez sot është.
Të mundi Baba, Edi, të mundi!!!
Është bërë zakon që kur diçka s’na shkon fillojmë e hedhim tym e stërkala fyerjesh e pështymash mbi mëkatarët që guxojnë e ngrihen kundër midesë së Sulltanit. Sulltani i radhës me të cilin sot jam e shtrënguar të debatoj, me të njëjtën frekuencë ironie, sarkazme dhe fyerjeje me të cilën ai disponon ligjëratën e tij virtuale, është as më shumë e as më pak, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njeriu të cilin shqiptarët e kanë zgjedhur për t’i drejtuar e jo për t’i fyer e as për t’i agresuar.
Çfarë mendon kryeministri për rrahjen në Kuvend
Edi Ramës do t’i pëlqente t’i nxirrte gështenjat me duart e të tjerëve. I ndodhur nën presionin e opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, atij duket se i ka ardhur si “dhuratë” nga qielli hetimi që sapo ka nisur prokuroria. I fshehur si struci, ai i ka bërë dalje tashmë kësaj çështjeje të ndjeshme, duke dashur të dalë i larë si me të vetët ashtu dhe me qytetarët.
Alzheimer kolektiv
Përdorimi i sëmundjeve si metaforë, për të shënuar kriza të shoqërisë, ekonomisë, pra politikës, ka një histori të gjatë, së paku që prej momentit kur nisi të përdoret vetë termi krizë prej grekëve të lashtë, i cili qysh atëherë njërin prej kuptimeve e ka pasur sëmundje. Në shoqëritë mesjetare, moralistët e religjiozët kanë përdorur lebrën si metaforë për shoqëritë, të cilat i perceptonin si dekadente, si të molepsura prej zakoneve të ndyra, si mohuese të rendit hyjnor, si të destinuara për të ndjekur fatin e Gomorrës.
Kuvendi i PD-së: Thjesht një formalitet
Kuvendi i PD-së, ngjarja më e rëndësishme e jetës politike shqiptare në hapje të sezonit të ri politik, u mbyll sikur të mos kishte ndodhur: si një formalitet i thjeshtë i një procesi tashmë të përcaktuar. Nuk është e vështirë të kuptohet se në kurthin e “normalitetit” të Kuvendit të PD-së kanë rënë si kundërshtarët e PD-së, ashtu edhe ithtarët e saj. Të dyja palët e konsiderojnë këtë ngjarje politike në përputhje me pritshmëritë dhe pritshmëria ishte se në PD nuk do të ndodhte asgjë. Kundërshtarët mendonin se në PD nuk mund të ndodhë asgjë, ithtarët mendonin se asgjë nuk duhet të ndodhë.