Arben Kumbaro nuk është vëllai i ministres; është Arben Kumbaro
U bënë ditë tanimë që flitet (jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në faqet e gazetave online) për vëllain e ministres së Kulturës, të cilit i është dhënë e drejta të vërë në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë vitit të ardhshëm dramën e Peter Vaisse-it, “Vrasja e Jean-Paul Marat-it”. Fillimisht, ky lajm nuk pati ndonjë jehonë kushedi se çfarë. U ndien veç ca zëra, që ngjanin për arsye nga më të ndryshmet (kryesisht politike) të interesuar të bënin zhurmë e të ngrinin pluhur, por duke qenë se këta zëra mbetën të pareplikuar, erdhi puna që u krijua një si ortek. Dhe ja ku jemi në situatën, ku ministrja na qenka vënë me shpatulla pas murit, ngaqë – kështu mund të jepet lajmi në formën e një resume-je – “i paska dhënë hapësirë, mundësi e para vëllait të vet”. Shpesh, teksa nënvizohet kjo gjë, nuk thuhet fare kush është vëllai i ministres. Por edhe kur thuhet, thjesht përmendet emri, dhe menjëherë më pas jepet, apo lihet të nënkuptohet, “i vetmi” atribut i tij në këtë botë: është vëllai i ministres. Dhe fill pas kësaj lëshohet britma: Ky është nepotizëm!
Më duhet të pranoj, se unë nuk jam në gjendje të vlerësoj vendimin që është marrë për të vënë në skenë “Vrasjen e Marat-it”. Këtë të fundit nuk e njoh si vepër. Përveç kësaj, nuk njoh as projektin e Arben Kumbaros, mënyrën pra se si do ta vërë në skenë, aktorët që do të përfshijë në këtë inskenim, etj. Por edhe sikur të njihja sa më sipër, prapëseprapë nuk do të kisha kompetencën për të dhënë një mendim timin. Një mendim timin do ta kisha (siç e kam, ngaqë vetë Kumbaro më ka folur prej vitesh, e në mënyrë të hareshme, për këtë projekt të tijin), por ai mendim nuk do të kish rëndësi. Ka të tjerë që këto punë i njohin më mirë se unë. Ashtu siç ka të tjerë që, ndonëse kanë ekspertizën dhe kompetencën e duhur, vendimet i marrin mbi kritere jo profesionale. E në këtë mes, edhe vendimi për të vënë në skenë “Vrasjen e Marat-it” mund të jetë i kritikueshëm, apo i gabuar. Mirëpo askush nuk ka ecur kësaj ane. Askush pra nuk ka ngritur dyshime mbi projektin. Prandaj, nuk është këtu çështja. Çështja është te “ministrja që ka favorizuar vëllain e vet”.
Po e them qysh në fillim, se kjo, në kundërshtim me atë që duket, është edhe një zhurmë që ka për pasojë, në mos për qëllim, të relativizojë (e jo të denoncojë) qindra gjeste e sjellje të shëmtuara nepotike që janë raportuar në vijimësi, e me shumë të drejtë, prej medias. Është një zhurmë pra që rreket të na thotë nëpërmjet nënkuptimesh, se “është normale kjo gjë, është normale që një njeri me pushtet të vrasë mendjen si t’u japë një dorë të vetëve”. Mirëpo, kjo nuk është hiç normale. Përkundrazi, është një nga gjërat më skandaloze nëse një njeriu me pushtet i punon truri veç si e si të ndihmojë e favorizojë të vetët. Dhe ne nuk duhet të reshtim së denoncuari praktikat nepotike. Mirëpo, rasti “Kumbaro” nuk është ai i duhuri për të ilustruar dukurinë në fjalë. Përkundrazi, janë të gjitha gjasat që rasti “Kumbaro” të jetë një scoop i ngritur mbi asgjënë.
Dhe merret vesh pse. Arben Kumbaro nuk është vëllai i ministres. Arben Kumbaro është Arben Kumbaro, regjisor i njohur i Teatrit tonë. Thënë me fjalë të tjera, është një njeri që ia ka kushtuar teatrit tërë jetën e deritashme (duke përjashtuar një parantezë 3-4-vjeçare si drejtor në Ministrinë e Kulturës, gjë që përbën të vetmen “njollë” në karrierën e tij artistike), ia ka kushtuar jetën këtij profesioni a pasioni që, në një vend si Shqipëria, nuk të jep gjë prej gjëje. Dhe janë fare pak ata që, si ai, kanë pasur çmendurinë të mos i kthejnë shpinën teatrit, kanë pasur çmendurinë të punojnë e të krijojnë veç për një grusht shqiptarësh qibarë e buzëhollë që ende nuk kanë harruar të ngazëllehen përballë një afisheje me mbishkrimin që fillon me fjalët “Së shpejti, në Teatrin Kombëtar do të shfaqet drama/komedia …”. Duhet të jenë njimend shumë të paktë ata shqiptarë që e dinë se ku bie dera e Teatrit. Ndryshe, do ta kishin ditur se kush është Arben Kumbaro, do ta kishin ditur se ai nuk merr frymë në këtë botë si vëllai i ministres, duhej ta kishin ditur se ai është tanimë pjesë e historisë së teatrit shqiptar. Është ai që ka vënë në skenë dramat “Për një fjalë goje” të Nathalie Sarraute-it, “Rrëshajat” e David Edgar-it, “Franku V” i Durrenmatt-it, etj., dhe nuk teprohet po të thuhet se këto inskenime vlejnë më shumë se bëmat e gjysmës së kolegëve të motrës së tij ministre dhe se, pa to, kronika e historia e teatrit shqiptar do të ish, në mos më e varfër, dobare me më pak klas. E prandaj, është një insinuatë e ligë ta interpretosh vendimin për të vënë në skenë “Vrasjen e Marat-it” si një dhuratë që motra ministre ia bën vëllait regjisor. Do të ishte njësoj – po mbetem në lëmin e teatrit – sikur një rol që i jepet Robert Ndrenikës, Yllka Mujos, Ndriçim Xhepës a Timo Fllokos të shpjegohej me rrethana e me lidhje të natyrës joprofesionale.
Kush është i prirur të shohë një qokë te çdo gjest publik, mund ta marrë edhe këtë shkrim për të tillë, ngaqë autorin e këtyre radhëve e lidh një miqësi e vjetër me Arben Kumbaron. Mirëpo, kjo miqësi ekziston edhe (sidomos) për shkak të asaj që ai ka bërë, e ka ditur të bëjë, në teatër. Është një miqësi që ekziston përpara se të merrja vesh se Arben Kumbaro ka një motër, e pa e ditur se një ditë prej ditësh ajo do të bëhej ministre e Republikës. Një ministre e zonja, në fakt, dhe në këtë pikë (teksa jemi duke u marrë me “derivativa” familjare) ma ka qejfi të them se nuk mund të ishte ndryshe motra e Arben Kumbaros.
"Shqip"
Comments
Bravo Nano. Si gjithmone

Bravo Nano. Si gjithmone realist.

Me kete opozite qe mundohet te nxjerre qimen nga qulli dhe te krijoje skandale per cdo gje, nuk ja vlen te merresh

Jemi vend i vogel dhe ne vend qe te inkurajome intelektuale te vertete si A Kumbaro, i sulmojme.

Ministrja e pare e Kultures ne Shqiperi qe merret me kulture dhe qe mundohet te ndryshoje situaten katostrofike ku e gjete gjendjen ne dikasterin e saj eshte M Kumbaro. A valle nuk e shikojne shqiptaret ndryshimin kudo neper Shqiperi ku qeveria e po rrigjalleron aktivitetet e mirefillta kulturore si pjese e rimbekembjes se shoqerise?. Dhe kultura, historia jane elemente te rendesishem qe ndihmojne ne rrimbekembjen e kesaj shoqerie. Kudo qe shkon shikon qe ekipi i Rames dhe i Kumbaros jane artiste ne ate qe bejne. Vetem shikoni punen e bere per rivleresimin e trashegemise kulturore, historike dhe arkeologjike

E cuditeshme kjo! Domethene,

E cuditeshme kjo! Domethene, Kumbaro, edhe kur shkon ne banje, per ti dhuruar nenes natyre ate qe i ka marre nje dite me pare, tani e bene jo si nje individ i zakonshem, por si vella i nje ministre. Te gjithe ata qe merren me kete ceshtje te kujtojne ate shprehjen : " Plac moj bythe e plasur, c'halle paske pasur." Duket, ne as kemi per te hequr ndonjehere dore nga trajtimi i deritanisem qe i behet individit dhe ta shohim ate si qenie me pergjegjesi ndaj vetvehtes dhe shoqerise. Nje zot e merr vesh se sa e fyejme zotin Kumbaro, duke i kujtuar se ai rron thjesht pse na paska moter nje ministre. Natyrisht, ne nuk shquhemi per cipe dhe fsnikeri, ndaj i rezervojme tjetrit nje trajtim poshterues.

Aron, Nuk arrin ta kuptosh

Aron,

Nuk arrin ta kuptosh qe A Kumbaro ate pune ka bere gjithe jeten dhe e dyta qe arti ne Shqiperi subvencionohet nga Shteti ne menyre qe edhe injorante si puna jote te hapin syte, te edukohen dhe te kulturohen.

Investimi ne artin e vertete ndihmon ne zhvillimin e shoqerise.

Artista si A Kumbaro duhen mbeshtetur realisht, jo si ne kohen e rrumpalles tend kur parate harxhoheshin pa kufi per koncerte ala Ciljete.

Me mire mos u fut ne komente/debate qe dalin mbi nivelin tend. Shko me mire ne nje miting/kongres PD-je dhe bertit.

Na le ne te tjereve te shijojme artin e vertete dhe te shpresojme qe artisitet e vertete shqiptare qe shpalosin talentet e tyre

Zoti Lavdosh! Vazhdoj akoma

Zoti Lavdosh!

Vazhdoj akoma te mbetem ne pritje te nje ndjese nga ana Juaj, per komentin fyes te bere ndaj meje. Nese ju do te vazhdoni te mos reagoni, (ntyrisht, nje e drejte Juaja) atehere me duhet te ve ne dukje, se Ju i perkisni atij kontigjenti njerzish, qe jo vetem nuk degjojne kur tjetri flet, por me keq akoma, jepni mendim fyes, kur nuk keni kurajon te lexoni seriozisht kometin e atij, te cilin pa asye vendosni ta perbuzni. Pra, shkurt, ju vuani nga semundja me e rende qe kemi ne si popull: nuk degjojme cfare thote bashkebiseduesi. Perkudrazi, mezi presim sa te mbaroje fjalen, per ta kundershtuar. Sidoqofte, te kesh kurajon te lexosh pa vemendje nje komet dhe te besh replike thjesht per te fyer, nje trimeri te tille vetem nje bajge si puna Juaj mund te kete kurajon ta beje. Megjithate, ngushellohu. Ju vertete jeni nje bajge, por ama, nje bajge artistike.

Artistikisht pa me te voglin respekt,

Aron.

Z. Lavdosh! Te lutem lexoje

Z. Lavdosh! Te lutem lexoje edhe njehere komentin tim, por kete radhe pak me vemendje. Mendoj se ai, pak, per te mos thene aspak, ndryshon nga opinioni juaj.

Gjithcka eshte

Gjithcka eshte vetiake.
Vellai s’ka pergjegjesi materiale per motren Dhe anasjelltas.
Mire e thoshte dikush: Do pushoj te jete artist Vellai, pse Motra u be Ministre?!
Po nese pasneser Mirela e thote direct qe Rama eshte autoritarist, apo diktator edhe me i madh se Berisha, do t’ja riktheni fondin Vellait?!

Lerini etikat ne kete rast.
Nese kerkohet etike, problemi eshte tjeterkund: Tek Drejtori i Teatrit dhe Juria/Komisioni qe eshte ngritur. Sa te ndershem jane ata profesionalisht?
Masa e parave te akorduara Kumbaros, po: Nese do ishte ne raporte te larta (60 % do ishte rrenuese, deri doreheqjen e Drejtorit do mund te shkonte), atehere dashur pa dashur behet me faj moral vete Kumbaro, vellai.
Motra, do vuaj renien e kredibilitetit.

Por kam frike se po fryhen shume gjerat…
Nese ngaterrohet arti me politiken, pasojat jane gjithnje te renda.

Nuk jam kunder qe Kumbaro te

Nuk jam kunder qe Kumbaro te paguhet per projektin e tij se e meriton por ama kete qendrim zoti Nano duhet ta mbaje per te gjithe dhe jo vetem per ata qe i ka miq ne rast se do te jete i besuar.

Per Lavdoshin! Nuk e di sa
Per Lavdoshin! Nuk e di sa i sakte je kur thua se ministia eshte e para ministe kulture qe rrezaton kulture! Me duket se ke harruar Ramen,ai ishte i pari me pantallona portokall,kem ishe te verdhe me lule,nje corap jeshil nje tjeter te kuq kepuce ndertuesish sopaten ne krah kur dilte nga shtepia per te shku ne pune! Ai po rrezatonte kulture vecanerisht me bojatisjen qe i beri Tiranes. Mos e anashkalo here tjeter se te merzitet Rama dhe ti e di s'i ke punet mire pas kesaj!!
Add new comment