Digjini vargjet satanike!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4369_blerina-rogova-gaxha.jpg?itok=EXt3XgJL)
Njëzetepesë vjet më parë, në vitin 1989, kanë ndodhur katër gjëra të mëdha që akoma e lëvizin botën. Muri i Berlinit ra, dhe me shembjen e tij po bëhej gati ngritja e një muri të ri, perandoria e Vladimir Putinit. Masakra në Sheshin Tiananmen çoi Kinën në një trajektore të re, e cila e ka shndërruar në atë çfarë shteti kinez sot është.
Një shkencëtar atëherë pak i njohur britanik i quajtur Tim Berners-Lee shpiku atë që do të bëhet World Wide Web. Dhe ajo, që ndoshta vetëm letrarët dhe fanatikët fetarë e dinë, Ayatollah Khomeini dënoi me vdekje një shkrimtar, Salman Rushdien. Një ditë pasi lideri iranian shpalli “fetvan” duke shpallur vdekjen e autorit të “Vargjeve Satanike”, më 15 shkurt 1989, Salman Rushdie u shfaq në televizion britanik dhe pohoi se do të donte që libri i tij të kish qenë "shumë më kritik" ndaj Islamit. Shkrimtari nga India tha se u habit për faktin se vepra e tij nuk u kuptua si fiksionale, e në sajë të këtij realiteti fiktiv u akuzua si ofenduese ndaj fesë islame. Mbrojtësit e autorit që “përdhosi” islamin, më kot shpjegonin se profeti i “Vargjeve satanike” nuk quhej Muhamed, se nuk jetonte në një qytet të quajtur Meka, dhe se feja e tij nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me fenë islame. U mjaftonin këto fakte bazë. Por, më të kthjellët e më dinakë kishin qenë ata që autorin kontrovers e shpallën armik të islamit dhe romanin e tij të ndaluar për çdo mysliman të ndershëm. Për fat të keq, vargjet satanike të “qafirit” Rushdie kanë mbërritur edhe në Prishtinë. Dy vjet pas reagimeve në Shqipëri e pas dy vjet pritjeje, botuesja vendosi të gjuajë bombën këndej e andej kufirit. Çfarë do t’i ndodhë librit “blasfemues” në shqiptarinë me shumicë myslimane? Mjekërzinjtë mund të çarten, të protestojnë e të djegin librin, ndodh që edhe “ta pshurrin” atë, siç deshën të pshurrin një libër tjetër patriotët e luftës, ditë më parë. Fat i mirë që në Kosovë thuhet se lexohet pak, dhe nga kjo mundësia që pak ta marrin vesh se një libër satanik ka mbërritur në kryeqytet. Qafirëve do t’iu kënaqet zemra, e besnikëve do t’iu plasë! Në këtë kohë paranoike fetarët e të pafetë do të luftojnë kush me thonj e kush me zjarr. Derisa truri të na shpërlahet. Digjini vargjet satanike, shqiptarë!
Pyetja që shtron bota është nëse lufta për fjalën e lirë kundër fanatikëve dhe shtypësve të të gjitha formave të lirisë, është duke ecur në drejtimin e duhur apo të gabuar. Nuk janë vetëm regjimet autoritare ato që krijojnë mjetet e mbikëqyrjes në masë, por edhe format “tyrlifare” të përgjimit në shoqëritë demokratike e në shoqëritë në zhvillim, dhe frika nga fjala vetjake e autorëve që krijojnë murin e vetëcensurës.
Cila është lufta për fjalën e lirë në mesin e shqiptarëve? Cila është fytyra e saj në shoqërinë që s’di kah të turret karshi paranoizmit fetar?
Në vende të shumta perëndimore, evolucioni i përgjithshëm në mesin e shumicës së myslimanëve ka nisur e mbetet drejt një pranimi dhe një mbështetje aktive për lirinë e shprehjes, e cila jo domosdoshmërisht përfshin të drejtën e fyerjes, por fjalën e lirë. Dhe ajo mbetet në shpinën e autorit. Një fitore për fjalën e lirë, megjithëse rreziqet nuk mbarojnë kurrë.
Islami paranoik, fajëson të huajt "të pafetë", për gjithë sëmundjet e shoqërive myslimane, ilaçin për të cilat e gjen te mbyllja e këtyre shoqërive krashi rivalit të modernitetit perëndimor. Gruaja e pafytyrë është modeli më i tmerrshëm i ideologjisë së fanatizmit fetar, perdja e saj e zezë është perdja fiksionale e shoqërisë fundamentale. E njëjta është edhe për pasojat e fjalës së lirë, beteja me të cilën - nuk ka humbur tërësisht e nuk ka fituar përfundimisht.
“Zëri”
Comments
shkrim katunaresk pa as edhe
<p>shkrim katunaresk pa as edhe nje grime te kritikes letrare, ndonese i prodhuar thjesht ne prag te kurban bajramit sa per t'ua prishur pak qejfin ca myslimaneve qe do ta lexonin kete pacavure. </p><p>c'eshte e verteta, Rushdiu shifet ne shume prizme, dhe fetvaja e atij merhumit Khomeini shifet vetem si pergjithesim i myslimaneve, por kjo nuk e di qe nuk ka autoritet fetar ne boten sunite qe te kete pranuar fetvane e Khomeinit. </p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">
hartim shume i bukur per nje
<p>hartim shume i bukur per nje adoleshente te nivelit pak mbi medioker! Bej dhe nje hartim per djeg'jen e Brunos pastaj nje liber tjeter per burgimin e plakut 70 vjecar Galileit. Mos ki frike se fjala e shte e lire dhe nuk kushton me shume se ajri qe thithim apo...... edhe qe nxjerrim!</p>
Add new comment