Arkiv-Opinion

Rreziku i dështimit të shtetit

Postuar në 01 Tetor, 2014 04:28

Prejardhja ideologjike dhe klanore e shumë pjesëtarëve të sotëm të elitave politike mund të ndihmojë shumë për të kuptuar shkaqet e kësaj shkalle të lartë të konfrontimit politik e mediatik në Kosovën e pavarur dhe të rrezikut potencial për dështimin e shtetit të ri. Edhe pse kanë ndodhur ripozicionime jo të vogla në skenën politike dhe mediatike të pasluftës, shtyllat kryesore të asaj prejardhjeje kanë mbetur esencialisht të pacenuara nga periudha e sundimit komunist jugosllav dhe e rezistencës ilegale ndaj atij sundimi.

Vizita e Papës dhe “çudia” shqiptare

Postuar në 30 Shtator, 2014 06:46

Ka një shprehje që thotë: çdo spektator ka spektaklin që kërkon. Spektakli  i vizitës së Papës, që na u servir nëpërmjet mediave e shtypit tonë, ishte ai që kërkonte shumica e shqiptarëve, veçanërisht elita në pushtet. Thënë ndryshe, ai ishte një “përkthim” i vizitës së Papës sipas gjuhës/kulturës mbizotëruese në vend që e promovon pushteti duke farkuar shqiptarin e ditëve të sotme. E në këtë “përkthim”/spektakël kjo gjuhë/kulturë, sipas meje, vuri shumë theksa të gabuar edhe duke e keqpërdorur Papën.

Cilin model do zgjedhin demokratët?

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:14

Me tri herë më shumë delegatë se kongresi i Partisë Komuniste Kineze që ka 80 milionë anëtarë, PD-ja vendosi një record për “Gines” i cili do të dojë kohë të thyhet. Në fakt, edhe siç pritej nga një miting i tillë, nuk mund të dilte asgjë veçse të konfirmohej ‘status quo’-ja: Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me të drejtë përdorimi të kufizuar të partisë dhe Sali Berisha u rikonfirmua pronar. Asnjë dyshim për enturazhin drejtues, ku pavarësisht emrave, secili mund të zëvendësohet fare mirë nga kushdo prej pjesëmarrësve në miting. As edhe Berisha nuk solli risi.

100 vjet rrugë për të arritur në Çamëri

Postuar në 29 Shtator, 2014 13:46

Verë. Avenyja e Gjashtë e qytetit të New Yorkut është tërësisht e mbuluar me ngjyrat kuq dhe zi ndërkaq qiellgërvishtësit që e kufizojnë nga të dy anët dridhen ngazëllyeshëm nga tinguj të muzikës shqiptare. Qindra fëmijë, djem, vajza, gra dhe burra shqiptaro-amerikanë marshojnë krahas mijëra njerëzve tjerë në Paradën Vjetore të Imigrantëve të Amerikës.

Për Berishën, oborrin dhe pasardhësit

Postuar në 29 Shtator, 2014 09:49

Ky Kuvend i Partisë Demokratike, në punimet e tij dyditore shpalosi qartazi se ç’ka qenë, ç’është dhe do të bëhet PD-ja. Të tria pjesët e kësaj shprehjeje që e huazuam duke i rënë më qafë e shpërdoruar rilindësin Sami Frashëri, i përshkon një emër, Sali Berisha. Thënë ndryshe, kur themi PD-ja, kemi thënë… Saliu.

Fasada e Martirëve

Postuar në 29 Shtator, 2014 07:11

Për mua ka qenë një e papritur: unë nuk e dija se populli juaj ka vuajtur aq shumë. Pastaj rrugës, nga aeroporti në shesh, gjithë këto fotografi të martirëve. Si keni mundur t’i mbijetoni kaq mundimit? -Papa Françesku

Dosjet e së shkuarës, po arrijnë ... te ardhmen

Postuar në 29 Shtator, 2014 03:43

Kjo pune e Dosjeve eshte bere Dosje me vehte! Dosje qe eshte perdorur dhe po perdoret nga ata te cileve iu delegua pushteti pluhur-alist pas viteve '90 dhe deri sot e kesaj dite...

Natyrisht, kjo e tera eshte nje histori suksesi e komunisteve. Natyrisht, me dhimbje, eshte nje histori deshtimi e te persekutuarve, klasave te permbysyra dhe e atyre qe edhe pa qene mes ketyre te gjoreve te mbrame, e perjetuan dhunen si te ishte ushtruar edhe ndaj atyre vete...

Ndjesë dhe mjegull

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:35

Kuvendi i Partisë Demokratike është një eveniment i rrallë vitet e fundit, në skenën politike shqiptare. I fundit i tillë, që mbahet ende mend, ka qenë ai i dhjetorit të vitit 2009, kur PD e dalë nga fitorja e dytë elektorale (në sajë të katër mandateve të LSI), niste e qetë qeverisjen-bis, ndërkohë që opozita e majtë ndodhej ende e zhytur në spazmat e humbjes elektorale të qershorit.

Videot dhe rrahjet që Berisha ka harruar qëllimisht!

Postuar në 27 Shtator, 2014 06:13

Videoja e dhunës ndaj deputetit Strazimiri të partisë së Berishës, përbën një shëmti që çdo njeri normal do të duhet ta dënojë me forcën më të madhe, nëse nuk vjen nga ndonjë bekgraund dhune. Por kërkesa për ta mbajtur këtë video çdo shqiptar në celularin e vet, derisa të bëhet drejtësi, vjen ironikisht dhe pikërisht nga njeriu më i gabuar dhe ai që ka iniciuar dhe frymëzuar dhunën, e mbi të gjitha atë politike në Shqipëri. Sali Berisha mbetet njeriu që simbolizon inspiruesin më të identifikueshëm të dhunës në Shqipëri dhe njeriu për të cilin është regjistruar dhuna më e madhe në Shqipëri q

Kongresi

Postuar në 27 Shtator, 2014 05:51

Pritet një Kongres sa më i vërtetë në Partinë Demokratike. Sepse tradicionalisht nuk mbajmë mend Kongrese ku të ketë pasur debate reale në këtë parti. Influenca dhe mbipushteti i Berishës, objektiv dhe subjektiv, i ka zgjidhur konfliktet dhe polemikat de facto jashtë këtij forumi. I cili nuk ka prodhuar ndonjëherë ngjarje të rëndësishme, sepse kryengjarja ka qenë gjithmonë Berisha. Kështu erdhi për herë të dytë në pushtet kjo parti dhe kështu “rezistoi” deri vitin e shkuar. Berisha është përsëri në linjën e parë. I shëndetshëm dhe politikisht i kthjellët.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion