BAROMETER: 67% pro vizitës së Ramës në Beograd në 10 nëntor, 19% pro një date më të vonë, 14% refuzuan të përgjigjen
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8897_vlcsnap-000091-640x340_5.png?itok=9zgqBoVL)
-- 63% e popullsisë urbane mendon se opozita duhet të kthehet sot në parlament, 20% se duhet të presë për një marrëveshje të garantuar nga ndërkombëtarët, 17% nuk japin opinion.
Në kuadër të serisë së sondazheve BAROMETER, zhvillova javën e fundit një sondazh me 1200 të anketuar me telefon fiks në zonat urbane të vendit. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht, që të përfaqësonte popullsinë urbane të 23 qershorit 2013, me maksimum marzhi gabimi statistkor +/-3%. Sipas të dhënave të KQZ-së dhe INSTAT-it, në zgjedhjet parlamentare të vjetshme, 21% e banuesve të qyteteve në moshë për votim nuk morën pjesë në votim, 45% votuan për koalicionin e udhëhequr nga dyshja Rama-Meta, 32% votuan për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, dhe 2% votuan jashtë dy koalicioneve (per FRD-ne, AK-ne, Priftin, Malajn etj.).
Në qoftë se do të zhvilloheshin sot zgjedhje të parakohshme parlamentare, 25% e banuesve të qyteteve në moshë për votim nuk do të merrnin pjesë në votim, 35% do të votonin për koalicionin fitues të zgjedhjeve të vjetshme, 26% për koalicionin humbës dhe 1% për FRD-në (shikoni tabelën në fund të artikullit). Rreth 13% e banuesve të qyteteve në moshë për votim janë të pavendosur, ku raporti mes të majtëve e të djathtëve është proporcional me raportin e votimit të 23 qershorit të vjetshëm – për çdo 6 të majtë të pavendosur, janë 4 të djathtë të pavendosur.
Duke krahasuar këto rezultate me ato të 23 qershorit të vjetshëm, konstatohet se numri i zgjedhësve urbanë që janë të vendosur se për kë duan të votojnë sot është rreth 22% më i ulët se i atyre që votuan një vit më parë. Në qoftë se merren në konsideratë vetëm të anketuarit që janë sot të vendosur se për kë duan të votojnë, rezultati mes dy koalicioneve që garuan vjet (i majtë – i djathtë) do të ishte aktualisht 56%-42%.
Të pyetur nëse duhej zhvilluar në 10 nëntor vizita e kryeministrit Rama në Beograd, apo duhej të zhvillohej në një datë më të vonë, 67% e të anketuarve ishin pro 10 nëntorit, 19% pro një date më të vonë dhe 14% refuzuan të përgjigjen. Ndërsa të pyetur nëse opozita duhet të kthehet sot në parlament, apo të presë për një marrveshje të garantuar nga ndërkombëtarët, 63% e të anketuarve u përgjigjën se duhet të kthehet sot, 20% se duhet të presë, dhe 17% nuk dhanë opinion.
Tabela 1. Ndryshimi i predispozicionit për votim nga qershori 2013 në tetor 2014
Votues
Qershor-2013
Tetor-2014
Mospjesmarrës në zgjedhje
21%
25%
Të koal. të majtë
45%
35%
Të koal. të djathtë
32%
26%
Të FRD+AK+etj.
2%
1%
Të pavendosur
-
13%
Total
100%
100%
Add new comment