Pavarësisht kostos elektorale, një Ramë i vendosur
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4139_vlcsnap-000091-640x340_6.png?itok=TDkTzA8k)
Betejat e mëdha që ka nisur qeveria Rama për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, dhe gjobitjen e drejtuesve të automjeteve, pa dyshim bëjnë të pakënaqur edhe shumë votues që e sollën atë në fuqi – shumica derrmuese e votuesve te opozitës kanë qenë të pakënaqur me këtë qeveri qysh kur ajo erdhi në fuqi…
Dy sondazhe që zhvillova kohët e fundit – një në kryeqytet dhe një në zonat urbane te të gjithë vendit – tregonin se më pak se treçereku i votuesve të majtë janë të vendosur të votojnë sot për një nga partitë e koalicionit qeverisës. Dhe vazhdimi me intensitet i betejave të filluara nga Rama mund ta shtojë edhe më numrin e të majtëve të pakënaqur.
Sidoqoftë, Rama duket i vendosur t’i shkojë deri në fund aksioneve të nisura, pavarsisht kostos elektorale. Por ai nuk po e bën këtë me një dëshirë vetëvrasëse politike për të qendruar në pushtet vetëm 4 vjet. Këshilltarët e tij zhvillojnë rregullisht sondazhe dhe, ashtu siç treguan edhe sondazhet e mia, edhe ato besoj i tregojnë Ramës se pakënaqësi ka edhe për PD-në dhe aleatët e saj tek elektorati i djathtë – pothuaj çereku i votuesve të djathtë në sondazhet e mia nuk janë gati të votojnë sot për një nga partitë e koalicionit opozitar.
Në kushtet kur pakënaqësia e votuesve është pothuaj proporcionale në të dy krahët, kostoja elektorale e betejave të Ramës mund të jetë e përballueshme për koalicionin e tij. Por kjo mund të vlejë për aq kohë sa aleanca PS-LSI nuk kriset…
Testin më të madh të stresit kjo aleancë do ta kalojë në muajt në vijim – jo prej betejave të sipërpërmenduara të qeverisë, po prej përzgjedhjes së kandidatëve të përbashkët për bashkitë kryesore të vendit. Në fakt, qysh sot ka filluar një garë e heshtur brenda llojit për të përzgjedhur kandidatin e së majtës për bashkinë e Tiranës. Në media kanë qarkulluar informacione se PS-ja po zhvillon sondazhe të brendshme për të përcaktuar se kush mund të jetë kandidati më popullor në elektoratin kryeqytetas (emrat e Mimi Kodhelit, Pandeli Majkos dhe Saimr Tahirit kanë qarkulluar), ndërkohë që në faqet e Facebook-ut të miqve të Monika Kryemadhit, ata i referohen asaj si kryebashkiakja e ardhshme e Tiranës.
Beteja për kandidatin e Durrësit nuk e ka nxjerrë ende kokën mbi ujin e mediave, por kafenetë e qytetit bregdetar ziejnë nga zërat për një garë të heshur për kandidim mes socialistit Vangjush Dako dhe LSI-stit Lefter Koka. Ashtu siç kafenetë e Fierit ziejnë nga zërat për një garë të heshtur për kandidim mes socialistit Baftjar Zeqaj dhe LSI-stit Robert Bitri, etj. etj.
LSI-ja, duke qenë një parti në ekspansion (nga 74 mijë vota që mori në 2009-ën, arriti në 180 mijë vota në 2013-ën) dhe duke qenë faktor vendimtar për postin e kryeministrit dhe të kryebashkiakut të Tiranës qysh nga 2005, padyshim do të jetë shumë agresive në negociatat për përzgjedhjen e kandidatëve të përbashkët për zgjedhjet e muajit maj. Nga ana tjetër, trysnia e drejtuesve lokalë të PS-së do të jetë shumë e madhe ndaj Ramës që të mos lëshojë pe në negociatat me Metën.
Vendosmëria aktuale e Ramës për t’i shkuar deri në fund betejave të nisura, të cilat mund të bëjnë të pakënaqur shumë votues të majtë, tregon ose se ai është i bindur që do t’i mbyllë me sukses negociatat e vështira me Metën për përzgjedhjen e kandidatëve të përbashkët lokalë, ose se piketat kryesore të marrëveshjes tashmë janë hedhur në letër…
Sondazhet e cituara:
Comments
Leje se parashikohet kohe me

Leje se parashikohet kohe me shi tani, do rritet ekonomia e do shpertheje mirqenia aq sa nuk do kesh me nevoje te besh editoriale :P

Eduard Zaloshnjes, si duket,

Eduard Zaloshnjes, si duket, iu desh nje periudhe te akomodohej ne njohjen e realiteteve shqiptare.

Tashme, atij mund t'i referohesh seriozisht ne testimet qe kryen.

Bashkohem me kendpamjen e tij: PD-se do t'i duhet te jete sa me e natyrshme, te mos nxitohet, madje,

veshtruar pak prej se jashtmi, ajo do bente mire t'i jepte edhe ndonje te drejte aksionit te Edi Rames, kur perkon me

berjen e funksionimin e shtetit.

Ashtu sic do pershendetej edhe me qarte Edi Rama, si kryeminister, nese e shfaqte ca me shkoqur se,

ka marre persiper te ndryshoj konceptin e shtetit, se sa te mendoj per zgjedhjet e ardhshme, qofte edhe ato lokale.

Rama duhet te ndjej se, edhe pse duket i forte, Ilir Meta eshte barre, nje barre qe nuk besoj

se do deshirohej as nga PD, ne rast 1 prilli tjeter.

Zaloshnja duhet konsideruar.

Shtetin ligjor e duan

Shtetin ligjor e duan qytetaret e ndershem dhe nuk jane te pakt ne gjith vendin. Rama po vazhdoi ne kete ritem duke u treguar te gjithe Shqiptareve se ne do bejme shtet ligjor atehere ai do e lere pa breke Bashen dhe Berishen ne zgjedhjet lokale. Leo

Add new comment