Fitoi Ivani!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2674_1370f99052a4a8fdf3a8eea902e314c3-043-473x264-473x264.jpg?itok=1BiRVx-M)
Pritej që të ishte e ndyrë, por jo kaq e ndyrë. Pritej të ishte politike, por jo kaq hileqare dhe konjukturale. Pritej të ishte e padrejtë, por jo deri në këtë pikë. Ata që në 14 tetor u rrahën në stadiumin e Beogradit, që u kërcënuan me vdekje nga të gjitha anët, që u fyen, u shanë dhe u përbuzën si askund tjetër, atyre të cilëve ju fishkëllye himni në sytë e arbitrave, komisarëve të fushës, krerëve të shtetit të pritës, miliona të tjerëve që e panë ndeshjen në televizion – ata u dënuan, kurse të tjerët, shkaktarët, fituan 3 me 0 në tavolinë. Rezultati formal 3 me 0, është një banalitet i skajshëm, që nuk kompensohet dot nga heqja e tre pikëve për Serbinë. Fitorja në tavolinë është skandali i vërtetë i vendimit të UEFA-s.
Precedenti i vendimit të UEFA-s, i cili ka bërë tashmë xhiron e botës, hap një spirale tejet të rrezikshme në trajtimin juridik të shkeljeve në futboll. Sipas këtij vendimi, në teori, ne shqiptarët mundemi fare mirë, që të zbresim në fushë në 6 tetorin e vitit të ardhshëm, e t’i marrim përpara me çfarë të na vijë për dore, lojtarët e ekipit kundërshtar. Mund të rrahim madje edhe lojtarin që na duket më antipatik ose më zevzek, mund të zgjedhim llojin e “armës” që do të përdorim (karrige, stol, shkop bejsbolli, grushte, gurë), mund të japim bileta falas për të gjithë të dënuarit e stadiumeve tona, mund të këndojmë kore për vdekjen e serbëve, mund të gjuajmë me çakmakë, monedha dhe shishe me çfarëdo lëngu brenda, mund të sjellim ne stadium edhe fuçi të të gjitha dimensioneve, të mbushura me çfarë të na e dojë zemra, mund të djegim flamujt e cilitdo shteti apo organizate ndërkombëtare, të fishkëllejmë me sa kemi në grykë himnin serb, sepse sërish nuk do të ndodhë gjë.
Në fund fare, kur ndeshja të jetë prishur dhe dosjen e sherrit ta shqyrtojë UEFA, tre pikët në tavolinë nuk na i heq askush! Sepse i meritojmë plotësisht, në bazë të vendimit që u bë publik të premten në Nion të Zvicrës.
A e dëshëron UEFA instalimin e një precedenti të tillë të rrezikshëm në stadiumet e Europës? Apo mos ndoshta duhet të mendojmë atë më të keqen?! Domethënë, që jo për të gjithë gjykimi do të jetë i barabartë. Pra, që nëse bëjmë ne në Elbasan, atë që serbët bënë në Beograd, dënimi do të jetë drastik dhe i pamëshirshëm?! Mos ndoshta Mishel Platini, i cili ka folur shumë këto orë për lënien jashtë të politikës nga fushate blerta (kupto dronin “shqiptar”), është edhe ai vetë një kukull e politizuar, e federatave dhe lobeve të fuqishme financiare që kontrollojnë futbollin e sotëm komercial?
Këto pyetje në fakt nuk kanë vend sot. Ne i dimë përgjigjet, sepse bashkë me ne, i di edhe një pjesë e madhe e opinionit publik ndërkombëtar, që po ngre të njëjtat dyshime e dilema. Dënimi për Shqipërinë është tejet i padrejtë, siç është kryekëput i padrejtë edhe (mos)dënimi i palës tjetër. UEFA e ka dënuar ashpër Serbinë në Xhenova në 2010, duke ja marrë tre pikët në tavolinë, megjithëse asnjë tifoz serb nuk zbriti në fushën e atij stadiumi. Kurse sot, ja ka dhënë tre pikët në tavolinë Ivan Bogdanovit, i cili shëtiti i pashqetësuar në fushën e stadiumit të Partizanit të Beogradit. Kjo është fitorja e Ivanit, jo e drejtësisë dhe futbollit! Më saktë, është fitorja e dyshes Platini-Bogdanov!
Në këtë moment është e vështirë ta quash Mishel Platininë partner apo mik, siç vazhdon të bëjë kreu i federatës tonë të futbollit. Sa më pak deklarata të tilla, aq më pak pështjellim zorrësh, në një moment kur disa qindra mijë njerëz ndjehen të fyer, shumë më tepër sesa për humbjen e një ndeshjeje banale me top.
Skënder Minxhozi
Revista JAVA
Comments
Po ai qen bir qeni, Duka ka

Po ai qen bir qeni, Duka ka te drejte ta quaj edhe pas vendimit mik Platinovicin sepse e shikon si ortak biznesi dhe as i rref fare tek Kombetaria, Flamuri dhe Dinjiteti nepermkembur. Duhen shporrur ai mafioz nga FSHF! Asnje proteste te dokumentuar nuk ka bere para komisarit te ndeshjes perballe fakteve zinxhir te dhunes dhe racizmit. Ai kokemish e barkderr nuk eshte perkujdesur per zbatimin e qarte te procedurave per nderprerjen perfundimtare te ndeshjes.

Kur edhe nje analist i

Kur edhe nje analist i moderuar sic eshte z.Minxhozi eshte kaq i prekur dhe nuk del jashte box-it te vet(edhe pse supozohet qe e ka te madh) atehere duhet menduar se sa energjia negative e ka perpire nje komb(ose nje pjese te konsiderueshme te tij) qe nxjerrin vetem mllef dhe u erresohet logjika ne vleresimet e tyre! Dhe pse? Sepse nga euforia e asaj nate, asnje figure qe perfaqeson shtetin shqiptar nuk mori guximin te denonte aktin e dronit qe u hodh mbi Beograd dhe ta percaktonte ate si provokim! Pastaj cdo gje tjeter do te na justifikohej...edhe reagimi i futbollisteve .. edhe mbrojtja e krenarise kombetare me racionalitet ... etj! Madje shume figura vleresonin si gjeni e vlere kombetare ate(anonimin) qe leshoi dronin packa se ne UEFA pala jone akuzoi serbet per leshimin e dronit!

Klasa intelektuale (pervec Fatos Lubonjes) nuk pati fuqi te dale jashte box-it te vet e te kuptoje qe ndjenjat qe kemi ne per simbolet kombetare dhe krenaria yne nuk ben pjese tek arsyetimi i zyrtareve te UEFAs! Duhej me teper aluduar me perpara se si mund te mendojne ata per situaten gjate dhe pas ndeshjes! Nuk mjafton vetem nje eufori kombetare dhe gjithkush do te hape rruge!

Kete gabim (edhe ata kane patur te drejtat dhe arsyet e tyre) bene edhe Gjermanet si komb dikur, Serbet poashtu gjate viteve 90 dhe Ruset tani po bien ne grackat e euforise nacionale! Eshte edhe nje fare faze civilizimi, kjo etape! Mjafton te shohim Gjermanet sot qe i kane kaluar keto faza .. ku kane mberritur! DUHET MESUAR NGA GABIMET E TJEREVE DHE JO TA PROVOJME MBI KURRIZIN TONE EUFORINE NACIONALE duke shtuar frontin e armiqve tane duke filluar nga Serbia duke shtuar me pas Greqine , Maqedonine, Malin e Zi ... UEFAn .. BE(tani Rama po e kupton se e kemi ekzagjeruar pak) ...! Vetem do izolohemi dhe kur te zgjohemi nga letargjia e patriotizmit do jete vone!!!!

Nuk ia vlen te lendohemi kaq shume per kete vendim .. koha vete do i zbardhe gjerat dhe drejtesia ne menyre natyrale do vihet ne vend!

Ne Xhenova vetem pse bertiten

Ne Xhenova vetem pse bertiten dhe bene zurme humben 3:0 plus denime te tjera. Ne cdo precendent kur eshte sulmuar nje lojtar nga tifozeria eshte dhene ndeshja ne tavoline. Mbaj mend Fiorentinen e skualifikuan nga Kupa UEFA sepse nje nga tifozet goditi me monedhe nje lojter te ekipit kundershtar. Te kishin hyre tifozet serbe te godisnin Pirlon apo Buffonin ne fushe, apo C.Ronaldon, e merrni me mend cfare behej?

Nuk eshte se ia dhane ndeshjen Shqiperise 3:0 dhe pastaj e denuan. Jo! Ia dhane Serbise. Por duhet tia hiqnin 3 piket se ia bente muuu.

Ndaj mos na mbushni mendjen se fajin e paska "nacionalizmi" shqiptar. Fajin e ka mungesa e nacionalizmit shqiptar atje ku duhet, ne instancat me te larta te politikes. Kemi politikane frikacake dhe te korruptuar qe vec zbatojne direktivat e Brukselit po e vrare shume mendjen. Dhe bejne politike nga Facebook-u, merre me mend!

Me pelqeu nje koment qe erdhi nga Prishtina. "Qengji i urte nuk pi dy nena. Qengji i urte ngordh urie!"

Te na rroje Evropa!

Mendoj se ngjarjet e fundit

Mendoj se ngjarjet e fundit nuk jane reflektuar as tek gazetare qe duken normale ne gjykim. Por ky artikull i Minxhozit eshte model se si nuk duhet te jete gazetaria. Gjykimi i UEFA eshte i standartit europian dhe ka ardhur koha qe ta kuptojme kete.

Sa keq qe ti je i standartit

Sa keq qe ti je i standartit greko-taleban per te qene i paanshem! Te kujtoj procesin e turpshem qe po i beni lojtarit zviceran me kombesi shqiptare qe formoi shqiponjen perpara flamurit serb te huliganeve te Olimpiakosit ne ndeshjen e para ca diteve ne Athine.

Prandaj nga fqinj kaq te peshtire, nuk marrim mesime!

O Pirro or mik, e ke kot qe

O Pirro or mik, e ke kot qe merresh me grekun Stefan qe ka kohe qe e qelb me eren e vet prej kalbesire kete forum. Kaq i dedikuar eshte greku saqe ka mesuar shqipen me mire se shume shqiptare te tjere, e perse? Per te bere ate qe grekerit dine te bejne me mire, te shpifi e vjelli sa te mundi. Lere kakën greke te qelbet, nuk ke cfare i ben, perderisa moderatoret e ketij forumi ia lejojne pacavuret qe shkruan.

Hajde Stefanaq lesho ndonje nga ato sentencat qe fillojne me fali o Zot se nuk dijne cfare.....

Ah sa do doja te te jepja nje
Ah sa do doja te te jepja nje pergjigje (te sjellshme) sikur te ta dija emrin!
Add new comment