Një sugjerim për Hervin Çulin

Postuar në 15 Nëntor, 2014 17:42
Eduard Zaloshnja

Dje pashë në Teatrin Kombëtar të Tiranës komedinë noir të Christopher Durang, e cila ka fituar vjet çmimin “Tony” në SHBA. Isha ulur në rradhët e para dhe prisja që spektatorët rreth meje të ishin të vetëdijshëm se po shihnin një pjesë teatrale që përmblidhte në mënyrë moderne katër nga dramat më të mira të Çehovit. Por shumica e tyre dukej se kishin ardhur me mendimin se do të shihin një shfaqje estrade të Cekes së Beratit. Dhe pas çdo fjale, mimike apo veprimi të aktorëve, qeshnin e bërtisnin me të madhe. Ndërkohë që disa spektatorë të tjerë, përfshirë mua, thjesht buzëqeshnim me pak dhimbje. Sepse në humorin që Durangu kishte vënë në gojët e personazheve çehovianë kishte jo pak dhimbje.

Nisur nga kjo experiencë në Teatrin Kombëtar, por edhe nga disa të tjera paraardhëse, kur janë shfaqur tragjedi të mirëfillta, kam një sugjerim për drejtorin e këtij teatri, Hervin Çulin: Për rradhët 1-6, të shesë bileta për ata spektatorë që duan të shohin teatër; për radhët 10-20, të shesë bileta për ata spektatorë që duan të shohin estradë; dhe rradhët 7-9 t’i lërë bosh, që të ndajë të parët nga të dytët… 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.